Të dënohet një i ri shqiptar me 3 muaj burg për festimin e 28 Nëntorit dhe mbajtjen e simboleve kombëtare është një padrejtësi e rëndë dhe një alarm që nuk mund të kalojë në heshtje!
Është e papranueshme që në vitin 2026, një shqiptar të përfundojë në burg për simbolet e identitetit të tij kombëtar. Flamuri kuqezi nuk është provokim, nuk është krim dhe nuk mund të trajtohet si kërcënim!
Shqiptarët nuk do të kthehen në kohën kur flamuri i tyre ishte arsye për përndjekje dhe ndëshkim. Askush nuk ka të drejtë ta kriminalizojë identitetin tonë, ta nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të zbatojë standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët janë popull autokton dhe shtetformues. Meritojnë barazi të plotë, drejtësi dhe respekt, jo burg për simbolet kombëtare!
Kërkojmë transparencë të menjëhershme institucionale, sqarim të plotë të bazës ligjore të këtij dënimi dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse.
Flamuri ynë është identitet, krenari dhe histori. Nuk ka gjykatë që mund ta bëjë atë krim!



