Myslimanët në vendet e Ballkanit e pritën me gëzim dhe atmosferë festive Kurban Bajramin, raporton Anadolu. Që në orët e hershme të mëngjesit, mijëra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Bajramit. Besimtarët u mblodhën në sheshe dhe xhami në kryeqytetet e rajonit, si dhe në qytete të tjera, për të marrë pjesë në lutjet dhe namazin e një prej festave më të rëndësishme islame. – Maqedoni e Veriut Në Shkup dhe në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, mijëra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit nëpër xhami. Ceremonia qendrore u organizua nga Bashkësia…
Author: Jeta almakos
Në Shkup dhe në shumë qytete të tjera të Maqedonia e Veriut, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Kurban Bajrami nëpër xhami, duke shënuar një nga festat më të rëndësishme islame. Ceremonia qendrore u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në Xhamia Mustafa Pasha në Shkup. Gjatë programit solemn u lexuan ajete nga Kurani, ndërsa u interpretuan edhe ilahi në disa gjuhë, në një atmosferë festive dhe shpirtërore. Besimtarët, pas faljes së namazit, shkëmbyen urime për paqe, shëndet dhe mirësi, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe afërsisë familjare që simbolizon kjo festë.
Studentë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vazhduar protestën në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Pjesëmarrësit në protestë janë parë të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta, plisa dhe tupanë. Në mesin e tyre spikat edhe një banderolë e madhe me mesazhin “Ne jemi bashkë”, ndërsa turma ka shoqëruar nisjen e protestës me thirrjen “O sa mirë me qen shqiptar!” dhe interpretimin e himnit kombëtar. Studentët kanë theksuar se protesta ka karakter qytetar dhe jo politik, duke kërkuar…
1800 nxënës të Çairit nga sot do të mund të vizitojnë pishinën e re dhe të parën në këtë komunë, e cila ka kushtuar 1 milion euro. Kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti, tha se ky investim për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, duke shtuar se klasat e 5-ta dhe të 6-ta do ta kenë notin si program shkollor. IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT “Për shkak se është pishina e parë, përderisa të bëhet pishina e dytë tek ‘7 Marsi’, fillimisht do të jetë në funksion të fëmijëve të shkollave në përgjithsi në Çair,…
Në shenjë mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme do të mbahet një protestë në Tiranë. Organizatorët, Kol Marku dhe Kristian Nela, kanë bërë të ditur se tubimi do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, protesta nuk ka prapavijë politike dhe ka për qëllim të shprehë solidaritet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe të mbrojë të drejtat dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Protesta organizohet për të treguar unitet dhe për të dërguar mesazhin se interesi kombëtar…
Lëvizje të reja priten në kabinetin qeveritar të Edi Rama, vetëm pak muaj pas “tronditjes” së fundit në qeveri, ku u zëvendësua më shumë se gjysma e ministrave. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije për Shqip.com se ndryshimet e radhës pritet të prekin Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas burimeve, ministri Ermal Nufi pritet të largohet nga detyra, vetëm pak kohë pasi mori drejtimin e dikasterit, ndërsa në vend të tij po përflitet emri i ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Meidani është kthyer muajt e fundit në një nga figurat më aktive të diplomacisë shqiptare në Shkup, sidomos pas…
Një incident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në lagjen Draçevë të Shkupit, ku është lënduar një fëmijë 12-vjeçar, pasi dy persona me motor dyshohet se e kanë tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas informacioneve të MPB-së, rasti është raportuar nga gjyshi 71-vjeçar i të miturit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 12-vjeçari po lëvizte në një rrugë në Draçevë. “Një motor i drejtuar nga një person iu afrua të miturit. Sipas kallëzimit, bashkëudhëtar në motor ishte A.H. (18) nga Shkupi, të cilin fëmija e njihte. Në një moment, A.H. e ka kapur për dore fëmijën, ndërsa motori ka vazhduar…
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca me rastin e hapjes së shtabit të kësaj partie në Shkup, tha se më 7 qershor në zgjedhjet parlamentare në Kosovë vazhdojnë rrugën e fitores, atë të nisur në vitin 2020. “Jemi optimist se populli do të dalë dhe shpreh vullnetin e tij më 7 qershor, do ta shpreh vullnetin e tij për ta vazhduar këtë rrugë të cilën e populli e zgjodhi në vitin 2020. Tani po bëhen 6 vite ku ne me opsionin politik të Vetëvendosjes qeverisim në Republikën e Kosovës dhe më 7 qershor urojmë që kjo të jetë vazhdimi i…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, tha se ky është organizimi i parë i një partie nga Kosova në vend dhe se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai ka përshëndetur ardhjen e Glauk Konjufcës që siç tha ai, është nip i Çairit dhe kandidatëve për deputetë Shqipen dhe Valonin. Mexhiti theksoi se Shkupi historikisht ka pasur lidhje të forta me Kosovën, duke veçuar Çairin si zonë ku familjet shqiptare janë të lidhura ngushtë me Gjakovën dhe Prizrenin. “Çarshia e Vjetër është zemra e Çairit, ndërsa Çairi është…
Mitingu për mbështetjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kumanovë ka marrë jehonë rajonale, pasi mediat serbe raportuan se shoqata që e organizoi ngjarjen më parë ka marrë para nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Bëhet fjalë për shoqatën “Paqe, harmoni, stabilitet”, e cila sipas informatave nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut është paraqitur si organizatore e tubimit në Kumanovë. Ngjarja u mbajt më 23 maj, në të njëjtën ditë kur në Beograd u mbajt protesta e madhe studentore dhe qytetare në Sheshin “Sllavija”, shkruan Racin.mk, transmeton Portalb.mk. Në mitingun në Kumanovë morën pjesë disa qindra qytetarë, me flamuj serbë dhe…
Gazetari maqedonas, Kole Çashule përmes një emisioni të tij në TV Alfa ka lëshuar akuza dhe komente të forta lidhur me statusin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një gjuhë të dorës së dytë dhe duke ngritur alarmin për rreziqet që sipas tij sjell përdorimi i saj në sistemin e drejtësisë. Më poshtë komenti i tij i plotë: “Po, edhe gjuha shqipe është zyrtare, por si e dyta – që do të thotë si alternativë, ndërsa gjuha maqedonase duhet të dihet. Si ka mundësi që maqedonasit në Shqipëri dinë shqip, maqedonasit në Kosovë…
Gazetari dhe analisti nga Tirana, Mentor Kikia, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për më 26 maj (e martë) në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimet universitare t’i japin në gjuhën shqipe. Në njoftimin e publikuar, Kikia u është drejtuar studentëve dhe qytetarëve shqiptarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Korça dhe Gjirokastra, duke theksuar se solidariteti me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një detyrim kombëtar dhe qytetar. “Gjuha shqipe nuk negociohet”, thuhet në mesazhin e tij, ku nënvizohet se kërkesa e studentëve shqiptarë për…

