Author: Jeta almakos

Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët universitarë, janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta kundër korrupsionit, duke kërkuar një hetim transparent dhe duke detyruar kryeministrin e atëhershëm, Milos Vuçeviq, të japë dorëheqjen. Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiq që të shpallë zgjedhje të parakohshme. Vuçiq deklaroi këtë javë se votimet mund të mbahen mes shtatorit dhe nëntorit të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Studentore Shqiptare ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve dhe protestave në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se kërkesa për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë pa kompromis, shkruan gazeta KOHA. Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi, bëri të ditur se pas mobilizimit në Shkup, aktivitetet do të shtrihen edhe në Tiranë e Prishtinë, për t’u rikthyer më pas sërish në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. “Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin…

Lexo më Shumë

BDI është partia e fundit që mund të flasë për ndikim serb. Këta janë njerëzit që e sollën Ballkanin e Hapur në Maqedoninë e Veriut, projektin që i shërbeu Vuçiqit, e anashkaloi Kosovën dhe u përpoq ta shesë dominimin serb në rajon si “bashkëpunim ekonomik”. Prandaj, në vend që të bëjnë cirk politik me akuza ndaj VLEN-it, BDI le të ndalë ulërimat dhe të përgjigjet publikisht për lidhjet e veta politike dhe miqësitë me njerëz si Vlladimir Stajiq, emër që lidhet me organizimin e tubimeve në mbështetje të Vuçiqit. Le t’u tregojnë shqiptarëve kush është ky njeri, pse është mik…

Lexo më Shumë

Pas dy protestave të organizuar nga studentët e tre universiteteve me mësim në gjuhën shqipe në vend, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën amtare, studentët paralajmërojnë së shpejti një qëndrim të ri lidhur me hapat e ardhshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas njërit prej organizatorëve të protestës, Çlirim Iseni, këshilli organizativ i përbërë nga përfaqësues të tre universiteteve është duke analizuar të gjithë procesin, nga kërkesa e parë e para dy viteve e deri më sot. Sipas tij, nëse Qeveria dëshiron të përpilojë ligj të mirë atë mund të bëjë, por në ndërkohë…

Lexo më Shumë

Një valë e re e motit të paqëndrueshëm ka shkaktuar pasditen e sotme stuhi me reshje të dendura shiu dhe erë të përforcuar në disa pjesë të vendit. Meteorologët paralajmërojnë se në rajonin e Vallandovës dhe Shkupit ekzistojnë kushte edhe për paraqitje të breshrit të imët, të shoqëruar me shkarkime elektrike. Reshjet dhe era e fuqishme veriore tashmë janë aktive në pjesët veriore të luginës së Shkupit, ku janë regjistruar edhe bubullima të rralla. Njëkohësisht, moti i keq me shi të rrëmbyeshëm është aktiv edhe në rrethinën e Probishtipit si dhe në territorin e komunës së Shën Nikollës. Qytetarët dhe…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i BDI-së sot ka nisur një fushatë për të mos heshtur rreth, siç thonë ata, “shitjes së Tetovës” nga kryetari i komunës, Bilall Kasami. Ata kanë shpërndarë fletushka për qytetarët me titullin “Dosja Kasami”, ku paraqiten pretendimet e tyre lidhur me pronat që, sipas tyre, po i shet Bilall Kasami. Sipas BDI-së, bëhet fjalë për 21 parcela publike, ndër të cilat përfshihen: Qendra Sportive, parkingu pranë VERO-s, ish-deponia në Tetovë, Stadiumi i Vjetër dhe një parcelë në fshatin Saraqinë.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar koalicionin VLEN për heshtje përballë asaj që e cilëson si rritje të ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut, ndërsa, sipas tyre, energjitë i përqendron në sulmet ndaj studentëve shqiptarë dhe kërkesave të tyre. Në reagimin e saj, BDI rikujton se opinioni publik është përballur me pretendime serioze të ngritura nga opozita për lidhje të mundshme të një zëvendëskryeministri të Qeverisë me shërbimet serbe, ndërsa paralelisht në Kumanovë është organizuar një tubim në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku janë dëgjuar edhe thirrje…

Lexo më Shumë

Ylli i futbollit Karim Benzema është parë në Mekë duke kryer ritualin e tavafit gjatë Haxhit, në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale. Në pamjet e publikuara, ish-sulmuesi i Real Madridit shihet mes miliona besimtarëve të tjerë duke kryer një nga ritualet më të rëndësishme të Haxhit. Fillimisht, videoja u postua nga vetë Benzema në rrjetet e tij sociale, përpara se të shpërndahej gjerësisht nga përdorues të tjerë dhe media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të madhe. Karim Benzema aktualisht luan për klubin saudit Al-Ittihad Club dhe është ndër figurat më të njohura të futbollit botëror që kanë…

Lexo më Shumë

Ka vende ku librat qendrojnë në rafte, e ka vende ku librat dalin në shesh dhe i bashkojnë njerëzit. Kësaj radhe, në Çair po përgatitet një ngjarje që sjell fjalën e shkruar mes qytetit, mes lexuesve, autorëve dhe dashamirësve të librit. Sheshi do të mbushet me faqe, ide, takime dhe histori që krijojnë një atmosferë të veçantë kulturore. Në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje të rëndësishme, sot zhvillova takim pune me Fatmir dhe Irena Tocin, si dhe Muhamet Murtezin, ku në bashkëpunim mes Komunës së Çairit dhe Institutit të Librit dhe Promocionit nga Tirana, ku diskutuam për fazën përfundimtare…

Lexo më Shumë

Të hënën, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit do të bëhet hapja zyrtare e shtabit të Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Ky organizim shënon herën e parë që VV hap një shtab në Shkup, ndërsa në ngjarje pritet të marrin pjesë aktivistë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë. Sipas organizatorëve, hapja e shtabit synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe zgjerimin e aktivitetit politik në vend. Aktiviteti do të mbahet në atmosferë festive në zemër të Çarshisë së Shkupit.

Lexo më Shumë

Mbi 1 milion denarë mbështetje financiare ka siguruar Komuna e Çairit nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm. Nga Komuna thonë se Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje dhe njoftojnë se mjetet e siguruara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale. Nga Komuna kanë njoftuar edhe për vendosjen e 40 shportave të reja për mbeturina dhe…

Lexo më Shumë

Është në zhvillim procedura për miratimin e Strategjisë së re për shëndetin seksual dhe riprodhues për periudhën 2026–2030, e shoqëruar me Plan Veprimi për zbatimin e saj për periudhën 2026–2028, kumtuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë. Strategjia është përgatitur me mbështetjen e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Zyrës së UNFPA-së në Shkup dhe MAGO-s, me pjesëmarrjen e organizatave qytetare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të institucioneve shëndetësore dhe ministrive relevante. Sipas Nermina Fakoviq, koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Shëndetësisë në takimin e 10-të të grupit sektorial për shëndetësi, strategjia e re bazohet në këto parime…

Lexo më Shumë