Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga një grup bashkëmoshatarësh në oborrin e një shkolle fillore në Gjorçe Petrov të Shkupit.
Sipas informacioneve të policisë, paraprakisht kishte pasur një konflikt mes të miturit dhe disa bashkëmoshatarëve, pas së cilës ai është sulmuar nga grupi. Në mesin e tyre ka qenë edhe një person i njohur për të.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet kanë paralajmëruar masa shtesë për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Në shkollat fillore janë vendosur gjithashtu rregulla më të rrepta për përdorimin e telefonave celularë, duke ndaluar incizimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve që lidhen me dhunën.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për prani dhe kontrolle të shtuara policore në oborret e shkollave dhe hapësirat përreth tyre, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme.



