Author: Jeta almakos

Projektligji për kredi prej 260 milionë eurosh plus interesat kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Opozita nuk ishte në sallë. Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, tha se bëhet fjalë për një huamarrje nga kreditorët ndërkombëtarë, të parashikuar në buxhet. Kredia do të tërhiqet në një transh me një periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe normat më të favorshme të interesit në treg. Kredia u zhbllokua pasi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, thirri seancë të komisionit, të cilën e kryesoi zv.kryetari Bojan Stojanoski. LSDM akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës, sepse kryetarja e Komisionit ishte e pranishme. Nga LSDM…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për largimin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, duke ngritur dyshime se vendimi mund të lidhet me mbështetjen që diplomati u ka dhënë protestave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe. Në një postim publik, Këlliçi thotë se mediat kryesore në Shqipëri tashmë e kanë paraqitur si fakt të kryer shkarkimin e ambasadorit, ndërsa kritikon reagimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke vlerësuar se sqarimi i tij nuk përbën as informim, as përgënjeshtrim të lajmeve të publikuara. Postimi i…

Lexo më Shumë

VLEN qëndron plotësisht pas Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili për të shmangur bllokimin e shtetit për shkak të politikave ditore është i detyruar të ndërmarrë hapa jo popullorë që i mundëson Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Pa u përfshirë në zhvillimet brenda bllokut politik maqedonas, shprehim keqardhje që LSDM, në përpjekje për të rikthyer besimin e humbur të qytetarëve, çdo ditë krijon kundërshtarë të rinj politikë. Kjo politikë anti-popullore e udhëheqjes së LSDM-së është dëshmi e hipokrizisë së tyre. Qeveria aktuale e udhëheq shtetin vetëm prej dy vitesh, një periudhë në të cilën është marrë kryesisht me çështjet…

Lexo më Shumë

Ashtu siç paralajmëroi disa ditë më herët, Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se EMV tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me rastin e mazutit në Hidrocentralet dhe Vasko Kovaçevskit. I pyetur nga gazetarët për hapat e ardhshëm, Mickoski tha se pret që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë të gjitha faktet. SINKRON:HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Po, EMV,  tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe presim që tani Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë siç duhet të gjitha…

Lexo më Shumë

Kryetari i njërit nga krahët e ASH-së, Ziadin Sela i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë në këtë periudhë kur duhet unitet për çështje të rëndësishme dhe të arriturat e rëndësishme të shqiptarëve. “Kështu don VMRO-ja. Por, mua më takon që ti them vëllezër, edhe BDI-së, edhe VLEN-it, PDSH, Arben Taravarit e të gjithve. nuk guxojmë ta lejojmë një gjë të tillë, sepse do të zhverësojmë çdo gjë që kemi arritur, qoftë edhe gjysmake, e cila do të shndërrohet në çerek dhe do të zhduket. Nuk guxojmë. Faktori politik shqiptar njëzëri duhet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit politike drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke dërguar një mesazh simbolik përmes një tregimi mbi besnikërinë dhe mbështetjen vëllazërore. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Limani ka kritikuar në mënyrë të tërthortë përfaqësues të VLEN-it për qëndrimet e tyre ndaj ambasadorit shqiptar, duke theksuar se lidhjet vëllazërore nuk ndërpriten për shkak të mosmarrëveshjeve apo sulmeve të momentit. Përmes tregimit me titull “Vëllau”, ai përshkruan historinë e një personi të gjendur përballë kritikave dhe dënimeve nga të gjithë, por që nuk braktiset…

Lexo më Shumë

Njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami, deklaroi se as VLEN dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit të Shqipëria në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani. Në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me raportimet për largimin e mundshëm të Meidanit, Kasami tha se vendimmarrja për ambasadorët është çështje e shtetit shqiptar. “VLEN por edhe Qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, deklaroi Kasami. Megjithatë, ai kritikoi punën e ambasadorit Meidani, duke thënë se do…

Lexo më Shumë

Thirrje për tubim dhe mbështetje madhështore të politikave të Aleksandar Vuçiqit janë dërguar përmes rrjeteve sociale dhe atë në Qendër të Kumanovës. Të shtunën më datë 23, para konsullatës së Serbisë në Kumanovë do të mblidhen simpatizantë të Vuçiqit. Nga Komuna e Kumanovës për Alsat thanë se organizatorët nuk kanë dërguar kërkesë për shfrytëzim të hapësirave publike në Kumanovë për një ngjarje të tillë. Thonë se është ftuar edhe kryetari i komunës Maksim Dimitrievski por i njëjti nuk do të marrë pjesë. “Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është njoftuar dhe është ftuar nga ana e organizatorëve, por për…

Lexo më Shumë

Analisti Kim Mehmeti ka folur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku thekson se para ambasadorit Denion Meidanit, Shqipëria dërgonte në Shkup veç ambasadorë që nuk bënin asgjë tjetër, vetëm se merreshin me dasma dhe synetllëqe. Mehmeti ka shtuar se përsa kohë që shqiptarët kanë mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ata në Maqedoni mbeten në rrugë dhe të papërfillshëm. ”Vetë Shqipëria e mësoi Maqedoninë të sjellë këta ambasadorë që janë vetëm për dasma dhe synetllëqe. Ndodh Sopoti, ndodh ajo Mostra, ndodh çfarë ndodh, dalin dhe japin një deklaratë të vakët si përfaqësues të Kinës dhe mbaron puna. Këtu si vëllai…

Lexo më Shumë

Njëri nga iniciatorët që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov sa i përket qëndrimit të tij për këtë çështje. “Unë nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si “mbrojtës i gjuhës maqedonase”. Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare. Gjithashtu, kryeministri ende insiston që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe ta zvarrisë edhe më tej këtë padrejtësi ndaj nesh. Pse na mundoni çdo…

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste më 26 maj në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në shenjë solidariteti me zhvillimet e fundit që lidhen me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nisma vjen vetëm dy ditë pas protestës së mbajtur në Shkup, ku një grup studentësh të nisur nga Tirana nuk u lejuan të kalonin kufirin dhe u devijuan drejt Kumanovës, duke rritur tensionin dhe reagimet në radhët e të rinjve. Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në qendër të kryeqytetit dhe më pas do të vijojë me një marshim drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në…

Lexo më Shumë

Pretendimet e publikuara nga disa media maqedonase se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i ka shqiptuar demarsh verbal ambasadorit të Shqipërisë në Shkup nuk përputhen me informacionet e siguruara nga burime diplomatike pranë Ambasadës së Shqipërisë, shkruan gazeta KOHA. Sipas këtyre burimeve, ambasadori shqiptar nuk ka qenë fare në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë ditës së sotme dhe as nuk ka pasur ndonjë takim të planifikuar me përfaqësues të këtij institucioni. “Ambasadori nuk ka qenë sot në Shkup, pasi ka pasur angazhime zyrtare jashtë kryeqytetit. Për rrjedhojë, ai nuk ka qenë në Ministrinë…

Lexo më Shumë