Duke folur në seancën e pyetjeve të deputetëve ministri Jeton Shasivari u shpreh se mesazhi i tij për gjykimin e krerëve të UÇK-së ka qenë institucional, evropian, për maturi shtetërore, për qetësi, por siç tha ai u shtrmbërua për qëllim të manipulimit politik. Ndërsa i sugjeroi deputetes Ajdari që ta pyes kryetarin e partisë së saj se përse ka kërkuar dhe lobuar për krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë ka dëshmuar Ahmeti në Hagë.
“Cila është kundërthënia e juaj e nderuar. Kjo është një pyetje që duhet ti bëhet opinionit publik. Pse ajo që BDI sot e quan të papranueshme, nuk ishte e tillë kur kryetari i këtij subjekti politik e mbështeste fuqimisht dhe lobonte fuqimisht në Kuvendin e Kosovës që të formohet kjo gjykatë Speciale. Këtë pyetje duhet të ja bëni kryetarit tuaj sepse ai edhe ka dhënë dëshmi te Dhomat e Specializuara. Çfarë ka dëshmuar atje, cila ka qenë dëshmia e tij?”, ka deklaruar Shasivari, raporton SHENJA.
Ai shtoi se qëndrimi i tij mbetet i njejtë si para si pas vendimit, se nuk e zëvendëson gjykatën me politikën, dhe derisa vendimi nuk është i plotëfuqishëm ai nuk duhet të paragjykohet. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje sakrifica e popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi. E Ajdari ju kundërpërgjigj se pas kësaj deklarate siç tha dyshon që në trupin e venat e këtij ministri rrejdh gjak shqiptari. Ndërsa shprehet se nuk ka dyshim se në qeveri kanë ardhur për të ju bërë më shumë dëm shqiptarëve se sa për t’i mbrojtur interesat e tyre.
Më 16 shtator Gjykata e Hagës i denoi me 81 vite burg ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ministri i Drejtësisë disa ditë para se të shpallej ky vendim përmes një mesazhi në facebook, bëri thirrje që vendimi i Hagës te respektohet, sido që të jetë ai, gjë që solli një vrull reagimesh në vend e në Kosovë. /SHENJA/
Data 24.09.2026
Aktuale
- Presidenti Erdogan bën thirrje për integrimin e muslimanëve, ndërsa refuzon asimilimin
- Beogradi përdor aktgjykimin e Hagës për të minuar imazhin e Kosovës
- Shasivari i përgjigjet Ajdarit: Pyete kryetarin tënd çfarë ka dëshmuar te Dhomat e Specializuara dhe pse lobonte që të formohet Gjykata Speciale
- 45-vjeçarja nga Vrapçishti sillet pa shenja jete në spital, urdhërohet obduksion
- BE ndan 41 mijë bileta falas për të rinjtë – mund të aplikojnë edhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut
- Ethet e Nilit Perëndimor mbërrijnë edhe në Tetovë, pesë raste të reja brenda një jave
- Alarm në Inspektoratin e Tregut: Vetëm 148 inspektorë për mbi 28 mijë kontrolle
- Ka dhuruar gjak 168 herë! 80-vjeçari mban rekord në Maqedoninë e Veriut



