Gjatë debatit në emisionin “N’Dritë” në Alsat, deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ngriti pyetje për rolin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe ish-krerët e UÇK-së.
Qoku akuzoi Ahmetin se ka qenë propagandues i themelimit të Gjykatës Speciale dhe se ka lobuar për krijimin e saj.
“Përse Ali Ahmeti nuk vizitoi as edhe një ditë gjatë paraburgimit ish-krerët e UÇK-së? Çka dëshmoi Ali Ahmeti në 72 orë në Hagë?”, u shpreh Qoku gjatë debatit.
Ndaj kësaj deklarate reagoi Arbër Ademi, i cili kundërshtoi Qokun, duke thënë se Ahmeti në Hagë kishte dëshmuar në cilësinë e themeluesit të UÇK-së.
“Ali Ahmeti ka dëshmuar në Hagë si themelues i UÇK-së”, deklaroi Ademi



