Kur flitet për zhvillimin urban të Shkupit gjatë dekadës së fundit, BALFIN Group është pjesë e pashmangshme e kësaj historie – një trendsetter në fushën e pasurive të paluajtshme dhe menaxhimit të projekteve të mëdha kapitale. Pikërisht BALFIN Group qëndron pas qendrës më të madhe tregtare në vend, East Gate Mall, e cila ndryshoi pamjen e Shkupit dhe ka ndikim të fuqishëm pozitiv në ekonominë vendase, ndërsa planet ambicioze të grupacionit nuk ndalen këtu.
Me çdo projekt të ri, BALFIN Group ndryshon pamjen dhe rrit atraktivitetin e mjedisit ku është i pranishëm. Shembull i mirë për këtë është projekti kapital East Gate Mall, i cili që nga hapja e tij gjallëroi një pjesë dikur të harruar të Shkupit dhe çdo ditë tërheq mijëra vizitorë nga rrethina, nga qytete të tjera, madje edhe nga vendet fqinje. Projektet e BALFIN janë të larmishme dhe nuk gjenden vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë, si hoteli luksoz M-Gallery në Bregun e Gjelbër, marina imponuese Vlora Marina, si dhe disa parqe retail në lokacione kyçe, të cilat transformojnë mënyrën se si njerëzit blejnë dhe jetojnë.
Projektet e BALFIN Group janë “të qëndrueshme ndaj së ardhmes”
Duke identifikuar projektet e duhura dhe duke u përballur me sukses me sfidat në tregjet ku është i pranishëm, BALFIN Group është pozicionuar si një nga grupacionet private më aktive dhe më të rëndësishme në tregun maqedonas, por edhe më gjerë. Me projektet në fushën e tregtisë, shitjes me pakicë dhe pasurive të paluajtshme, grupacioni jo vetëm që solli brende të reja dhe përmbajtje bashkëkohore për konsumatorin lokal, por kontribuoi edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e një kulture të re të përvojës së shkëlqyer konsumatore.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një qendër të madhe dhe atraktive tregtare, një kompleks banesor multifunksional, një objekt argëtimi apo një projekt social, BALFIN Group, si një nga grupacionet më të rëndësishme investuese në rajon, gjithmonë i realizon projektet sipas standardeve më të larta dhe vendos fokus të fortë te inovacioni dhe risitë që mund t’ua ofrojë vizitorëve të ardhshëm.
Kjo vërehet edhe në përzgjedhjen e projekteve të BALFIN Group, i cili zhvillon dhe investon në projekte “të qëndrueshme ndaj së ardhmes”, pra në projekte jetëgjatësia dhe përdorshmëria e të cilave nuk do të cenohen nga inovacionet e ardhshme, por do të funksionojnë në harmoni me mënyrën bashkëkohore të jetesës dhe ritmin e shpejtë të ndryshimeve të njeriut modern. Kështu, si përgjigje ndaj kërkesës gjithnjë e më të madhe për një përvojë të nivelit të lartë në shopping, grupacioni filloi të investojë në ndërtimin e qendrave retail – një koncept shoppingu i përshtatur me nevojat e konsumatorit bashkëkohor. Ato janë vende ku mund të shijohet prania, të bëhen blerje, por edhe të pushohet e relaksohet, pa u shqetësuar nëse do të gjendet vend për parkimin e automobilit, sepse qendrat retail kanë hapësira të dedikuara parkimi.
Parqet retail si përgjigje ndaj nevojave të konsumatorit bashkëkohor
Në vitin 2022, grupacioni hapi parkun e tij të parë retail, West Park në Korçë, suksesi i të cilit ngjalli interes të madh dhe sot ky park përfaqëson një nga lokacionet më të rëndësishme të shoppingut në vend. Tani, parqet retail po vijnë edhe në Maqedoni. BALFIN Group tashmë ka paralajmëruar ndërtimin e pesë parqeve të reja retail në qytete të ndryshme të Maqedonisë, ndërsa lokacionet konkrete do të zyrtarizohen në periudhën në vijim.
Një numër i konsiderueshëm projektesh të mëdha dhe të suksesshme qëndrojnë pas emrit të BALFIN Group, veçanërisht gjatë dekadës së fundit – periudhë në të cilën ky grupacion ka pasur rol të fuqishëm në transformimin e tregut rajonal përmes investimeve të tij në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Portofoli i BALFIN Group vazhdimisht zgjerohet me projekte të rëndësishme në disa shtete, si Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Holanda, SHBA dhe Kanadaja, ndërsa aktualisht grupacioni punëson mbi 5.000 njerëz në tregjet ku është aktiv. Me këtë, BALFIN Group e konfirmon edhe një herë reputacionin e tij si investitor i besueshëm, i suksesshëm dhe ambicioz, me vizion për të formësuar botën e së ardhmes përmes krijimit të hapësirave ku njerëzit mund t’i realizojnë idetë e tyre dhe të marrin pikërisht atë që dëshirojnë.








