Author: Jeta almakos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojnë këtë të hënë protestën që do të mbahet pasditen e sotme në Shkup, me të cilën kërkojnë zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Jurisprudencës. Ndërkohë, mediat shqiptare në RMV raportojnë se policia kufitare e Bllatës në Dibër ka ndaluar një autobus me studentë nga Shqipëria që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së studentëve në Shkup. Në një video të postuar në rrjetin social Facebook duket autobusi, i cili është ndaluar, dhe disa studentë të cilët kanë zbritur nga autobusi. Sipas njoftimit të…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Ju njohim gjithëve në dyja krahët ku jeni. Mos na shitni më patriotizëm me statuse e flamuj në Facebook. Patriotizmi nuk matet me postime, por me përgjegjësi — e ju shumica keni dështuar! Dilni në protestë, por shumë prej jush me kokën ulur! Sot fjala u takon STUDENTËVE✌🏻 Ata po bëjnë atë që shumë prej jush nuk patën guximin ta bëjnë kurrë: po kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe përgjegjësi! Mbështetje të plotë për studentët. Dhe kush del përballë tyre, le ta dijë një gjë: atë betejë e ka të humbur që në fillim!

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve. Sipas njoftimit, për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit. “Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Lexo më Shumë

Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi, ka reaguar pas raportimeve për ndalimin e studentëve shqiptarë në pikën kufitare, duke kërkuar nga autoritetet që të lejojnë menjëherë hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut. Në reagimin e tij publik, Ademi tha se studentët nga Shqipëria po vijnë në mënyrë paqësore dhe në shenjë solidariteti me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup. “Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Ata po vijnë në paqe, në solidaritet dhe në mbështetje të kauzës sonë studentore. Çdo pengesë ndaj tyre është pengesë ndaj të drejtës dhe dinjitetit tonë”, deklaroi Ademi.…

Lexo më Shumë

VLEN po dëshmon se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe e as me improvizime politike, por me punë konkrete institucionale dhe me zgjidhje të plota e të qëndrueshme. Vetëm një ditë pasi bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, paralajmëruan lajme të mira lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot ata menjëherë u angazhuan në takim pune me kryeministrin Hristijan Mickoski për të avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar. Në takim u diskutua për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, me fokus të qartë që zgjidhja të jetë e…

Lexo më Shumë

Ndoshta duket se studentët shqiptarë protestojnë vetëm për veten, por në fakt protestojnë për të gjithë ne. Për një shtet që respekton Kushtetutën dhe qytetarët e tij. Në antikitet kjo ishte demokracia në Athinë; sot është integrimi evropian. Kemi qenë pjesë e historisë – tani është koha të jemi pjesë e së tashmes si një shtet funksional dhe evropian Nga Nikica KORUBIN Retorika, pra aftësia e “të folurit të mirë”, është themel i arsimit që nga antikiteti dhe Athina e lashtë. Kjo e vendos “gjuhën” dhe “shkrimin”, pra shkrim-leximin, në piedestalin e vetë aftësive që duhet t’i zotërojë një “qytetar”…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë dhe funksionar i lartë i VLEN-it, Azir Aliu, përmes një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, u ndal te protestat e sotme studentore lidhur me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se zëri i të rinjve nuk duhet të trajtohet si dekor, as si mjet për agjenda të huaja, por si ndërgjegje publike që korrigjon politikën. “Protestat e rinisë nuk janë dekor për tribuna, as pronë e askujt. Ato janë busulla morale e shoqërisë! Ata që për vite me radhë ia ngushtuan frymën rinisë, sot…

Lexo më Shumë

Ivon Veliçkovski Nëse LSDM-ja nuk e mbështet iniciativën për amendamentet kushtetuese, ka ende opsione të tjera: Njëra është që t’i dorëzojë Siljanovska-Davkova. Nëse edhe ajo nuk guxon t’i kundërvihet Mickoskit, siç nuk guxon as Filipçe, atëherë le t’i propozojmë 150.000 qytetarë me nënshkrime. Që të dyja janë në dispozicion sipas nenit 130 të Kushtetutës. Presidentja mund t’i propozojë amendamentet që Maqedonia e Veriut të kthehet në “tren” bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ky është opsioni më i shpejtë dhe më i lehtë. Kështu, me iniciativë institucionale, ajo do t’i dalë në ndihmë thirrjes së kryeministrit për “unitet kombëtar”…

Lexo më Shumë

Hoxhë Zekerija Bajrami u ka bërë thirrje studentëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e të drejtës për gjuhën shqipe, duke kërkuar nga ata që të jenë dinjitozë dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime. Në mesazhin e tij, ai u ka bërë apel studentëve që të mos mungojnë në protestë dhe të kërkojnë të drejtën që u takon, duke theksuar se ata nuk po kërkojnë lëmoshë, por hisen e tyre të garantuar. Thirrja e plotë e hoxhë Zekerija Bajranit: Student i dashur, sot mos mungo, sot duhet të jesh në vendin e duhur,…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi takim pune ku morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në të cilin u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës. U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të matur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë progres, besim të ndërsjellë dhe rrugëtim të përbashkët drejt ardhmërisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përfaqësojnë themelin e çdo shteti bashkëkohor dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje…

Lexo më Shumë

Lëvizja e studentëve protestues në Serbi, e cila prej më shumë se një viti po organizon protesta kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një memorandum për Kosovën, ku kundërshton pavarësinë e saj dhe kërkon një zgjidhje të qëndrueshme në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Dokumenti u prezantua në Kragujevac dhe u publikua në rrjetet sociale zyrtare të studentëve protestues. Në memorandum thuhet se Kosova konsiderohet “pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e Serbisë”, ndërsa theksohet se ruajtja e rendit kushtetues serb në këtë territor shihet si “garanci për mbijetesën e shtetit serb dhe paqen në rajon”. Studentët e përshkruajnë Kosovën…

Lexo më Shumë

Një ditë para protestës studentore për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar edhe Agim Islami, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, i cili prej vitesh pretendon pafajësinë e tij. Postimi i plotë: E drejta juaj për të dhënë provimin në gjuhën amtare është e ligjshme dhe duhet respektuar nga tě gjithě,Gjuha është identitet,dhe mjeti i mirë për të kuptuar ligjet dhe drejtësinë siç duhet! Por para se të flisni për jurisprudencën në letër,duhet të flisni për drejtësinë në praktikë. Nuk ka kuptim të jepni provime pěr drejtěsi ně asnjě gjuhě,nëse…

Lexo më Shumë