Janë bërë 104 ditë që në Shqipëri po protestohet ku po kërkohet largimi i klasës së vjetër politike.
Shkrimtari u njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, vlerëson se protesta do të ketë efekt pozitiv.
“Unë ka shkuar shumë shpesh në atë protestë. 100 ditë të jesh në dasmë ku të japin mish e bakllavë, lodhesh. 100 ditë në protestë njeriu lodhet. Aty futen para që të përçahet ajo protestë. Aty ka të ri që kanë ambicie personale. Ka grupe që brenda protestat e luftojnë njëri-tjetrin. Ky është rreziku më i madh i protestës”, ka thënë Kim Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
“Të gjithë këto rryma krijojnë vorbullën që do të mbytet piktori (Edi Rama). Kjo protestë do të jetë kufiri ku ndahet koha, para dhe pas protestës. Pas kësaj proteste, bie komunizmi në Shqipëri”, vlerësoi Kim Mehmeti.




