Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon të respektohet intonimi i himnit nëpër shkolla dhe gjithashtu u bën thirrje edhe komunave të tjera të ndjekin rrugën e komunës së Gazi Babës, e cila së fundmi mori vendim që çdo të hënë para fillimit të mësimit, nxënësit të intonojnë himnin shtetëror. I pyetur nëse do të paraqiste problem që në komunat shqiptare të merret vendim të intonohet himni shqiptar, Mickoski thotë se nuk është kundër kësaj por si kusht, kjo të bëhet bashkë me intonimin e himnit të shtetit.
“Ka ligj si e rregullon këtë dhe sipas ligjit, mund të intonohet himni i një shteti tjetër nëse intonohet dhe himni i shtetit. Himni i shtetit sipas ligjit intonohet me këndim ose dëgjim. Pra kjo është e rregulluar me ligj dhe Kushtetutë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Unë iu bëj thirrje të gjitha komunave pa dallim dimensioneve etnike të respektojnë dhe intonojnë himnin e shtetit nëpër shkolla. Pra nëse respektohet ligji nuk duhet të ketë asnjë problem”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Data 15.10.2026
Aktuale
- 51 policë të lënduar në Shqipëri, vizita e Drejtorit të Policisë në spital
- Studentët kundër Ramës, protestat përhapen në Shqipëri, Fox News: Kryeministri refuzon dorëheqjen
- Kryediplomati turk u kërkon anëtarëve në Samitin e Bakusë të mbështesin të drejtat e palestinezëve
- Sami Lushtaku: Askush nuk mund të më gjunjëzojë, as Serbia
- Revolucioni i riciklimit: Danu Robotics prezanton robotin inteligjent H.E.R.O.
- Krah i reperit të njohur, zbulohet partneri misterioz i Baby G me të cilin artistja po pret fëmijë
- Familja e policit në protestë: Një moment prekës që emocionon të gjithë
- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita: Liria e protestës garantohet, por nuk tolerojmë dhunën. Personat e maskuar nuk janë studentë



