Protestuesit kanë marshuar dhe janë ndaluar përpara ambasadës së Malit të Zi në Tiranë.
Ata bënë thirrje të fuqishme si “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, “Diaspora është me ne”, “UÇK” etj.
Kjo lëvizje e protestuesve vjen pasi në shtetin malazez, pranë Nikshiçit është ndaluar nga autoritetet e Malit të Zi një autokolonë me përfaqësues të diasporës, që janë nisur për të ardhur në protestën e Tiranës gjatë ditës së nesërme.
Më tej, protestuesit kanë kënduar këngë patriotike shqiptare, duke bërë thirrje që të lejohet diaspora të jetë e pranishme në protestën e madhe të së shtunës.
The post “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



