Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon momentin kur dyshohet se është shkaktuar qëllimisht zjarri i madh në një qendër tregtare në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit. Nga zjarri u dogjën rreth 20 dyqane.
Në videon e publikuar nga “Roma News” shihen dy persona të rinj dhe të maskuar, të cilët mbërrijnë me trotinetë elektrikë, hedhin lëndë të ndezshme mbi vitrinat e dyqaneve dhe më pas u vënë flakën.



