Aksident me pasoja tragjike: Babai dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në një përplasje të drejtpërdrejtë
Dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë në një aksident trafiku që ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate, në rrugën lokale Ilinden–Miladinoc, pranë bazës policore „Brest“, në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas informacioneve, një automjet i tipit „Opel Corsa“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, u përplas drejtpërdrejt me një automjet „Hyundai i30“, të drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino.
Nga përplasja, drejtuesi 51-vjeçar i automjetit „Hyundai“ dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në vendin e ngjarjes. Vajza e tij 18-vjeçare pësoi lëndime të rënda trupore.
Lëndime të rënda morën edhe drejtuesi 19-vjeçar i automjetit „Opel Corsa“ dhe bashkudhëtari i tij, gjithashtu 19-vjeçar. Ata u dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe me rrezik për jetën.
Në vendin e aksidentit ekspertizë kryen prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, një ekspert dhe ekipet e MPB-së. Prokurori urdhëroi autopsinë e dy viktimave, ndërsa po ndërmerren veprime për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. / Aktuale.mk




