Një çikliste 51-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi më 11 shtator në Prilep.
Sipas policisë, në kryqëzimin e rrugëve “Mirçe Acev” dhe “Trajko Tarçan”, një automjet “Peugeot”, i drejtuar nga V.T. (72), ka goditur çiklisten K.D. (51). Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Rastin e heton SPB Prilep. Raporton Tetovasot.



