Author: Jeta almakos

Një mbështetje e fuqishme dhe tejet emocionale ka ardhur nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, i cili është rreshtuar hapur në krah të studentëve shqiptarë për protestën e paralajmëruar në Shkup, njofton agjencia e lajmeve INA. Përmes një mesazhi që po bën xhiron e rrjetit, Shaqiri ka ngritur peshë zemrat e mijëra shqiptarëve duke deklaruar se gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar dhe një vlerë e patjetërsueshme që qëndron mbi gjithçka. “Gjuha shqipe — identiteti themelor i kombit shqiptar; më e bukur se bukuria, më e dashur se dashuria, më e shenjtë se shenjtëria, më e shtrenjtë se vetë liria!”…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq ka bërë të ditur se sot në Shkup është takuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, njëherë edhe kryeministrin, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Ai ka njoftuar se me Mickoskin kanë biseduar për ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe afrimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. “Bisedë e mirë dhe konstruktive në Shkup me Hristijan Mickoskin, kryetar i VMRO-DPMNE dhe kryeministër i Maqedonia e Veriut. Biseduam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Serbia dhe Maqedonisë së Veriut, ruajtjen e stabilitetit në rajon, afrimin e popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Partia Progresive Serbe dhe VMRO-DPMNE-së. Marrëdhëniet e mira, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Pjesëtarë të policisë marshuan rrugëve të Kumanovës duke shënuar ditën e Evropës 9 majin, ndonëse një javë më vonë. Gjatë marshimit nëpër rrugët kryesore ata janë dëgjuar duke brohoritur se “do të luftojnë për Maqedoninë”. Zv.ministri i brendshëm i policisë Astrit Iseni në një linjë telefonike për Alsat tha se bëhet fjalë për maratonë dhe se nuk ka pasur asnjë ofendim ndaj shqiptarëve. “Siç më informoi kryeshefi i SPB Kumanovë, bëhet fjalë për maratonë të organizuar nga policë të ndryshëm për të shënuar 9 majin, ditën e Evropës. Maratona ka filluar nga Idrizova duke arritur në Kumanovë. Sipas asaj që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mbështetjen për protestën e 18 majit të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, gjegjësisht provimin e jurisprudencës. Ja porosia e Ramës: “Gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut. Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike. Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës sot tregoi organizimin dhe unitetin e partisë. Ai tha se me konstituimin e organeve të degës, BDI-ja dëshmoi gatishmëri për sfidat e ardhshme. Ahmeti vlerësoi gjithashtu angazhimin e brezave të vjetër dhe të rinj brenda partisë. “Sonte, Tetova foli fuqishëm! Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend. Me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova sonte dha…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shpalljen e një thirrjeje për bursa që, sipas tyre, favorizon vetëm studentët e katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase. Në njoftimin e dërguar në të gjitha universitetet publike dhe private, përfshirë edhe Universitetin e Tetovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se do të ndajë 15 bursa për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë në këtë katedër. Sipas reagimit të ASH-së, bursa të ngjashme nuk janë parashikuar për studimet e Gjuhës Shqipe, për të cilën nuk…

Lexo më Shumë

Ndalesa e telefonave celularë për nxënësit e shkollave të mesme është në shqyrtim. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëruan se përmes kësaj mase synojnë rritjen e përqendrimit të nxënësve në orët e mësimit. Por, shumica e nxënësve janë kundër këtij vendimi. Sipas tyre, telefonat celularë u mundësojnë qasje më të lehtë në informacione dhe përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë kohës së tyre në shkollë. Disa të tjerë vlerësojnë se në vend se të ndalohen celularët, duhet të vendosen pajisje që pengojnë përdorimin e rrjeteve sociale. “Në një aspekt ka edhe pjesën e mirë por…

Lexo më Shumë

Një autobus me targa të Prilepit është djegur në autostradën Veles–Shkup, në afërsi të pikës së pagesës në Otovicë. është përfshirë nga zjarri një autobus me targa të Prilepit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë udhëtarët kanë arritur të dalin me kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe policia e Njësisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Veles. Zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së autobusit, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Për shkak të ndërhyrjes dhe masave të sigurisë, në këtë segment të autostradës…

Lexo më Shumë

Logos-A ka kënaqësinë që lexuesve tua paraqes librin me titull: “Ebu Hanifja dhe metodologjia e tij e hadithit” nga autori İsmail H. Unal. Kjo vepër vë në spikamë faktin që Ebu Hanifja, kjo figurë markante e teologjisë dhe jurisprudencës islame, i kushtoi vëmendje edhe hadithit dhe tubimit të tij. Kompetenca e Ebu Hanifes në kritikën dhe vlerësimin e hadithit ofron prova të mjaftueshme për ekspertët që ta klasifikojnë nder njohësit e jashtëzakonshëm të kësaj disipline. Libri iu shërben studiuesve të shkencave islame, teologëve dhe masës së gjerë.

Lexo më Shumë

“Ëndrra jonë është që të mos ketë kontrolle në kufi, as radhë kilometrike”, kështu tha në Biznis21 kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski duke shtuar se me heqjen e kontrolleve kufitare me Shqipërinë, “Maqedonia do të fitojë det” dhe do të shfrytëzohet pozicioni ndaj Serbisë për të hapur 20 tregje ku do të shiten mallrat në vlerë të shtuar, shkruan TV21. “Vetëm në Ballkan mund të shihen kolona prej tre deri në pesë kilometrash kamionësh. Kjo është turp për botën. Njerëzit presin për orë të tëra në kushte jo njerëzore, ndërsa sot ekzistojnë teknologji dhe sisteme…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave për vitin 2025, kompania greke Protergia Energy udhëheq listën si tregtari më i fuqishëm në tregun e lirë të energjisë elektrike në Maqedoni, duke realizuar një fitim rekord prej 6.713.250 euro. Ky sukses i kompanisë së grupit Mytilineos vjen krahas rolit të tyre si furnizues kryesor me thëngjill për nevojat e termocentraleve të ESM-së në Manastir, shkruan portali Faktor. Në vendin e dytë renditet MVM Partner (pjesë e holdingut shtetëror hungarez) me 2.623.779 euro, ndërsa e treta radhitet EVN Elektrodistribuimi me një fitim prej 1.536.661 euro. Më poshtë vijon lista e plotë e 10 kompanive me fitimet…

Lexo më Shumë