Pas ndërprerjes së seancës së fundit të Këshillit Komunal, për shkak të mosmarrëveshjeve mes partnerëve të koalicionit, tani dëgjojmë deklarata se gjithçka është në rregull dhe se nuk ka asnjë problem.
Por atëherë lind pyetja: nëse marrëdhëniet janë kaq të mira, pse vazhdimi i seancës së Këshillit ende mbetet peng?
Flitet se përplasja lidhet me emërimin e drejtorit të Gjimnazit „Goce Dellçev“. Sipas marrëveshjes, posti duhej t’i takonte VMRO-së, ndërsa ZNAM ka emëruar një kandidat nga radhët e veta.
Pra, marrëveshja ishte njëra, vendimi doli tjetër… dhe tani na thuhet se gjithçka është në rregull!
E ndërsa dy partnerët po „rregullojnë“ marrëdhëniet mes tyre, VLEN-i duket se është aty vetëm për ta plotësuar numrin në koalicion. Për çfarëdo vendimi të rëndësishëm, askush nuk e pyet.
Kështu që, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: A janë rregulluar vërtet marrëdhëniet VMRO–ZNAM, apo thjesht po përpiqen të na bindin se nuk janë prishur?
Sepse kur një seancë e Këshillit mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike, vështirë të besohet se gjithçka është „OK“.
Data 08.09.2026
Aktuale
- 11 shoferë të ndaluar në 24 orë, 10 prej tyre pa patentë shoferi
- Rikthehet ideja për këndimin e himnit shtetëror në shkolla, VLEN ka premtuar barazi me himn shqiptar
- Marrëdhëniet VMRO–ZNAM në Kumanovë janë në rregull… vetëm se seanca e Këshillit nuk po vazhdon!!
- Nuk ka më paqe, Lulja dhe Lirimi ndajnë rrugët përgjithmonë
- Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre
- LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar
- “Nuk na përfaqësoni”/ Tensione tek Ushtari i Panjohur, protestuesit gjuajnë me vezë
- Të shtëna me armë në Haraçinë, raportohet se është plagosur këngëtari Aziz Murati – ja detajet!



