Author: Jeta almakos

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në RMV, u shoqërua me plot takime institucionale, protokollare e simbolike. Por ndër to, një takim ishte më me domethënie. Ishte takimi me studentët shqiptarë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori Denion Meidani, të cilët po zhvillojnë betejën e tyre për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, i cili pa dyshim ishte më i rëndësishmi, si për nga simbolika ashtu edhe për nga përmbajtja. Në fakt, ai nuk ishte thjesht një bashkëbisedim formal me Bajram Begaj, ishte moment dëgjimi institucional presidencial ndaj një padrejtësie që po zgjat. Megjithatë, ajo që habit është se…

Lexo më Shumë

Partia opozitare ka kritikuar sërish dorëzimin e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi tek autoritetet e drejtësisë. LSDM insiston në një skenar, duke e quajtur këtë dorëzim si marrëveshje paraprake. “Gjithçka është dakord. Gjithçka është pjesë e një skenari të parapërgatitur që po zhvillohet para syve të qytetarëve. Të gjithë e dinë dhe e shohin këtë tashmë. Teatër në kufi – syze, buzëqeshje, kamera… mungonte vetëm një qilim i kuq. Pati një vlerësim sigurie, por nuk pati. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e dhanë, por nuk e dhanë. Pati shërbime të huaja, por nuk pati asnjë. Cirku. A është OBRM-PDUKM…

Lexo më Shumë

Krerët e VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali, Arben Fetai dhe koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku, zhvilluan një takim të frytshëm me kryetarin e Lidhjes së Diasporës së Bashkuar Kërçovare, Milaim Ziberi, ku u diskutua roli i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në forcimin e lidhjeve me vendlindjen dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit institucional. Takimi u fokusua në krijimin e mekanizmave më efikas për përfshirjen e diasporës në proceset zhvillimore, në investime strategjike dhe në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Si VLEN, vlerësojmë lart angazhimin dhe organizimin e diasporës sonë, e cila ndër…

Lexo më Shumë

Një deklaratë që bëri jehonë të madhe në opinionin publik erdhi vite më parë nga Branko Manoillovski, si deputet i BDI-së, Branko Manoillovski, i cili në një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut foli hapur për identitetin dhe prejardhjen e tij. Atëkohë, në një moment që u konsiderua i fortë dhe simbolik, ish-deputeti që sot jeton me vendlindjes së tij Kiçinicë e Mavrovës dhe Çikagos, deklaroi me krenari se është shqiptar, duke sqaruar konfuzionin që sipas tij ekzistonte rreth emrit dhe origjinës së tij. “Lexova në internet komente: kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar…

Lexo më Shumë

Irani nisi një valë të tretë sulmesh hakmarrëse sonte. Përveç aeroportit, u godit edhe ndërtesa më e famshme në Dubai, Burj Al Arab. Hoteli, i cili qëndron 321 metra i lartë dhe ka 60 kate, ndodhet në një ishull artificial në Emiratet e Bashkuara Arabe. Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit të Dubait. E hapur në vitin 1999, ajo është ndërtuar në një ishull artificial rreth 280 metra larg bregut dhe e lidhur me kontinentin me një urë private. Është 321 metra i lartë dhe ka 60 kate, dhe…

Lexo më Shumë

Qarkullimi përmes Ngushticës së Hormuzit u mbyll në mënyrë efektive më 28 shkurt, pasi anijet morën transmetime përmes radios VHF nga Garda Revolucionare e Iranit, ku thuhej se asnjë anije nuk lejohet të kalojë, sipas një zyrtari të misionit detar të Bashkimit Evropian Aspides. Të gjitha anijet e dukshme në hartë janë cisterna karburanti që transportojnë LNG dhe naftë bruto. Ngushtica, e cila lidh prodhuesit kryesorë të naftës në Gjirin Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Iranin, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, është rruga më jetike në botë për eksportin e naftës. Pas paralajmërimeve…

Lexo më Shumë

Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit. 1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit suprem iranian në Truth Social. “Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur”, tha ai në postim. Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij. Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë. Ai nuk mundi të shmangte inteligjencën tonë dhe sistemet tona të…

Lexo më Shumë

Bekim Rexhepi Në politikë ka momente kur një figurë nuk përfaqëson vetëm një parti, por një epokë të tërë të përpjekjeve kolektive. Për shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, emri i Ali Ahmeti lidhet drejtpërdrejt me fazën më të rëndësishme të artikulimit politik dhe institucional pas konfliktit të vitit 2001. Ai u bë simbol i kalimit nga margjinalizimi në përfaqësim, nga kërkesa për barazi në ndërtim mekanizmash që e garantojnë atë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përmes angazhimit të tij dhe subjektit që ai drejton, shqiptarët arritën të institucionalizojnë gjuhën, përfaqësimin proporcional dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Këto nuk ishin…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e kësaj të shtune, shpërthime të shumta janë dëgjuar në qiellin mbi Doha, ndërsa përgjimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore janë parë dhe dëgjuar qartë mbi kryeqytetin e Katarit. Ndërkohë, sirenat e alarmit kanë rënë në Tel Aviv, teksa mediat izraelite raportojnë për sulme me raketa nga Irani. Channel 12 njofton për një shpërthim të fuqishëm në Izraelin qendror, ndërsa gazeta Israel Hayom raporton se një raketë ka rënë në Tel Aviv. Sipas raportimeve nga terreni, gjatë gjithë ditës janë regjistruar shpërthime, por vala e fundit konsiderohet si më e zhurmshmja deri më tani. Korrespondentët raportojnë se midis…

Lexo më Shumë

Tregjet e naftës përgatiten për një tronditje, ndërsa sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke shkaktuar potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve. Përtej të qenit një prodhues i madh i naftës, Teherani ka kërcënuar vazhdimisht me bllokadë të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportin e naftës. Në vitin 1974, Irani ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite, por përpara Rusisë. Megjithatë, prodhimi i tij i naftës pësoi një goditje pasi SHBA-të vendosën sanksione në vitin 1979. Irani kaloi nga prodhimi i rreth…

Lexo më Shumë