Ethet e Nilit Perëndimor kanë marrë viktimën e tetë. Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit, i cili po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive, konfirmuan nga ministria e Shëndetësisë.Pacienti ishte në gjendje kritike dhe kishte disa sëmundje shoqëruese.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se më shumë informacione do të bëhen të ditura gjatë ditës së hënë.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 56 raste nga ethet e nilit perëndimorë. shumica e të prekurve nga ky virus janë nga Shkupi dhe rrethina.



