Author: Jeta almakos

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka njoftuar për një takim të veçantë me Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Ahmetit, gjatë takimit është zhvilluar një bisedë e thellë mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët, zhvillimet në rajon dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si faktor kyç për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare. “Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski deklaroi në Samitin e Maqedonia 2025 se sfida më e madhe e qeverisë gjatë dy viteve të mandatit ka qenë menaxhimi i problemeve të trashëguara nga e kaluara. Sipas tij, suksesi i një qeverie matet me aftësinë për të mos krijuar probleme të reja dhe për të zgjidhur barrët ekzistuese që u lihen gjeneratave të ardhshme. Ai theksoi se, pavarësisht krizave globale dhe konfliktit në Gjirin Persik, ekonomia e Maqedonia e Veriut ka ruajtur stabilitetin, duke regjistruar gjashtë kuartale radhazi me rritje reale mbi 3.5 për qind. Mickoski tha se vendi ka çmimet më të ulëta të karburanteve…

Lexo më Shumë

VLEN dënon ashpër deklaratën skandaloze të deputetit të BDI-së, i cili në një intervistë për media nacionale deklaroi se “Ajo që u ofrohet ndërkombëtarëve, ata e gëlltisin”. Një gjuhë e tillë nuk është vetëm e papërgjegjshme politikisht, por përbën edhe ofendim të rëndë ndaj aleatëve tanë strategjikë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Shprehim shqetësim serioz për këtë qasje arrogante të BDI-së ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët për dekada kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të paqes, stabilitetit dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në rajon. VLEN nuk mendon si BDI. Për ne, SHBA-ja, BE-ja dhe përfaqësitë…

Lexo më Shumë

Në komunën e BDI-së në Pllasnicë, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare. Kjo është një “screenshot” nga web faqja e komunës së BDI-së, ku shihet se web-faqja është vetëm në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën turke. Arsyeja për këtë është se në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe është zyrtare vetëm në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 përqind, e që në rastin e Pllasnicës, shqiptarët janë nën këtë përqindje. Nëse opozita shqiptare sadopak do të ishte kujdesur për gjuhën shqipe, atëherë, si shprehje e vullnetit të mirë, web-faqen në komunën e tyre do e bënin edhe…

Lexo më Shumë

Policia ka ndaluar një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, i cili ka plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij, përcjell TV21. Incidenti ka ndodhur në një shkollë fillore në komunën e Gazi Babës, kur i mituri ka hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar një nxënës 15-vjeçar brenda objektit shkollor. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Nga policia është bërë e ditur se mjeti i mprehtë është sekuestruar dhe se do të ndiqet procedura përkatëse. “Në datë 11.05.2026, në ora 14:50 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi, pas një…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2025, dhjetë kompanitë më fitimprurëse në sektorin e ndërtimit në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar një fitim të përbashkët prej 38,08 milionë euro, raporton Faktor. Renditja sipas fitimit: Adora Engineering: 6,63 milionë euro (Lider tradicional në treg). M.G. Fashion: 4,83 milionë euro (Investitor i kompleksit “Grand Shkup” te Holiday Inn). A Plus Engineering: 4,25 milionë euro (Realizues i “MEGA Shopping Park” në Gjevgjeli). Zhikol DOOEL: 4,07 milionë euro (Kompani e qëndrueshme nga Strumica). Stenton Gradba: 3,76 milionë euro (Sukses i kompanive rajonale jashtë Shkupit). SMS Shops (SMS Construction): 3,19 milionë euro (Ndërtues i “East Gate Living”). Obnoviteli DOOEL:…

Lexo më Shumë

Shteti ynë ka një “nevojë të dëshpëruar për bashkëpunim me diasporën”, jo vetëm përmes investimeve, por edhe përmes njohurive dhe përvojës, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sonte në një pritje në prag të Samitit tradicional “Maqedonia 2025”, duke theksuar se “një person mund të largohet fizikisht nga vendi i tij, por ai nuk e largon atë”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidentja theksoi se distanca gjeografike nuk do të thotë distancë shpirtërore nga atdheu, duke theksuar se anëtarët e diasporës janë ende të lidhur fort me Maqedoninë. “Kjo pamje para meje është një konfirmim i qartë dhe i fortë se distanca…

Lexo më Shumë

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi si zhvillim të rëndësishëm pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit në një kongres të partive shqiptare. Sipas tij, kjo është hera e parë që një kryeministër merr pjesë në një aktivitet të tillë politik të partive shqiptare. “Është hera e parë që një kryeministër i vendit merr pjesë te partitë shqiptare. Edhe kur kanë qenë partnerë, nuk ka ndodhur. Madje, edhe z. Gruevski nuk ka marrë pjesë as në Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap përpara, që z. Mickoski erdhi dhe e nderoi VLEN-in, i nderoi shqiptarët,…

Lexo më Shumë

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se modeli i udhëheqjes me dy kryetarë në kuadër të VLEN-it ka sjellë një frymë të re demokratike në vend. “Edhe njëra edhe tjetra. Përveç thyerjes së monopolit, sjelljes së konkurrencës. Uroj që kjo konkurrencë të jetë përplasje idesh, programesh dhe platformash, e jo përplasje figurash apo çështjesh personale. Tjetra është se me këtë po sjellim një model të ri dhe një frymë të re demokratike. Nuk e kemi shpikur ne këtë model, ai ekziston te Lëvizja Guxo që funksionon prej disa vitesh”, deklaroi Mexhiti.

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Koalicionit Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainasë, i cili u mbajt në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu. Në fjalën e tij, njofton Ministria e Punëve të Jashtme, Mucunski riafirmoi mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, duke theksuar se më shumë se tre vjet Ukraina po përballet me një agresion të paprovokuar dhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka mbajtur sot takimin e radhës të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku është arritur marrëveshje për ndryshimin e dhjetë neneve në përputhje me rekomandimet e OSCE/ODIHR. Në takim morën pjesë përfaqësues të Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike, përveç LSDM. Miloshoski deklaroi se takimi ishte produktiv dhe se partitë arritën konsensus për nenet që lidhen me përdorimin e mjeteve buxhetore gjatë fushatës zgjedhore, përdorimin e profileve zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale, reklamat politike, procedurat e punësimit gjatë zgjedhjeve dhe përjashtimin e profesioneve të caktuara, si personeli mjekësor, nga angazhimi në procesin zgjedhor.…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka folur për Kongresin e bashkimit të mbajtur më 9 maj, Ditën e Evropës ku morën pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. “Pra ishte Kongresi i parë themelues, por edhe Kongresi i bashkimit i unifikimit”, tha Mexhiti. Ai e ka vlerësuar praninë në Kongres të dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti. Mexhiti e cilësoi praninë e Mickoskit si një shenjë respekti ndaj partneritetit qeverisës me VLEN, ndërsa tha se partia synon të jetë një urë lidhëse mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës. Ai konfirmoi gjithashtu…

Lexo më Shumë