Shefi i anti-korrupsionit në Kinë, Li Xi, u kërkoi zyrtarëve të inspektimit dhe mbikëqyrjes së disiplinës, të bëjnë përpjekje të forta në nxitjen e vetëqeverisjes së plotë dhe të luftës së vendit kundër korrupsionit.
Në Guizhou, Li u takua me një grup zyrtarësh e banorësh lokalë, ku dëgjoi mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi punën për forcimin e disiplinës dhe luftën kundër korrupsionit.
Ai nënvizoi rëndësinë e trajtimit të praktikave të gabuara dhe korrupsionit, duke kërkuar përpjekje të vazhdueshme për të goditur korrupsionin e zyrtarëve të rangut të ulët dhe për të trajtuar ankesat publike në fushat që lidhen me jetesën.
Ai theksoi se autoritetet e inspektimit dhe mbikëqyrjes së disiplinës, duhet të forcojnë përpjekjet e tyre për të siguruar që zyrtarët të mos kenë guximin, mundësinë apo dëshirën për t’u përfshirë në praktika korruptive. Duhet të mbajmë gjithmonë një qëndrim të ashpër dhe të vendosur kundër korrupsionit, shtoi ai.
Kina ka mbajtur një qasje me tolerancë zero ndaj korrupsionit. Në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet e inspektimit dhe mbikëqyrjes disiplinore në të gjithë vendin ngritën 538,000 raste dhe ndëshkuan 412,000 individë, përfshirë 74 zyrtarë në nivel provincial ose ministror e më lart.



