Dr. Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Stojanoski është mjek dhe profesor i asociuar në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Veprimtaria e tij akademike dhe profesionale lidhet ngushtë edhe me fushën e mjekësisë nukleare, ku angazhohet si ligjërues në lëndë të tilla si “Terapia me radioizotope” dhe “Teknikat e avancuara në mjekësinë nukleare”.



