Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, theksohet në komunikatën e ASh-së për media.
Nga kjo parti theksjnë se bashkimi i votes shqiptare dhe bashkëpunimi me AKI-në janë thelbësore që komuna e Bërvenicës të ketë, përfaqësim që pasqyron vullnetin e qytetarëve të saj
‘’Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore që komuna të ketë përfaqësim që pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj’’, thonë nga ASh.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përmbylljen e zgjedhjeve të brendshme në degët e mbetura, si dhe për përgatitjet drejt Kongresit të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët.




