Xh.I, punonjës i Drejtorisë Doganore si ndihmës drejtor në Sektorin e Administratës, u arrestua pasi kërkoi ryshfet prej mbi 15 mijë euro në lidhje me një tender në Drejtorinë Doganore.
Sipas informacioneve, MPB nëpërmjet Byrosë së Sigurisë Publike siguroi fonde të shënuara të cilat iu dorëzuan të dyshuarit. Pas marrjes së parave, i arrestuari nuk iu bind urdhrave të policisë dhe u arratis.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, oficerët e policisë e kapën dhe e privuan nga liria.
MPB ka konfirmuar arrestimin e ndihmës drejtorit të administratës në Drejtorinë Doganore. Ata thonë se ai është kapur me ryshfet prej 17,500 euro.
“Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në MPB po vepron në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike për Parandalimin e Korrupsionit. Si pjesë e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, një person i punësuar si ndihmës drejtor në Dejtorinë Doganore është privuar nga liria. Personi është kapur duke marrë fonde të shënuara më parë në shumën prej 17,500 euro. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Publike për Parandalimin e Korrupsionit”, thonë nga MPB.




