Në Samitin e 18-të të BRICS-it që do të mbahet në Nju-Delhi të Indisë këtë fundjavë, emri “BRICS” do të marrë një Në Samitin e 18-të të BRICS-it që do të mbahet në Nju-Delhi të Indisë këtë fundjavë, emri “BRICS” do të marrë një kuptim të ri. Tema e samitit – “Forcimi i qëndrueshmërisë, inovacionit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm” (nistoret e së cilës në gjuhën angleze janë pikërisht BRICS) – vë në pah përparësitë e fazës së re të zhvillimit të organizatës.
Nga pesë në 11 vende anëtare dhe nga një grup i vogël ekonomish në zhvillim në një platformë që përfaqëson gjysmën e popullsisë së botës, BRICS-i ka bërë një rrugë të jashtëzakonshme.
Vendet e BRICS-it zënë 40 % të PBB-së globale dhe vëllimi i tregtisë brenda organizatës në vitin 2024 arriti në 1.17 trilion dollarë. BRICS-i po bëhet kësisoj një forcë e rëndësishme në ekonominë dhe qeverisjen globale, me një ndikim të ndjeshëm.
Në Samitin e Xiamenit të vitit 2017, Kina paraqiti për herë të parë modelin “BRICS plus”, për të zgjeruar bashkëpunimin e BRICS-it në ekonomi të tjera në zhvillim, duke forcuar zërin e Jugut Global. Si vendi kryetar i radhës, Kina ftoi udhëheqës nga Egjipti, Guineja, Meksika, Taxhikistani e Tajlanda të marrin pjesë në samit për të krijuar një rrjet partneritetesh të hapur e të larmishëm për nxitjen e bashkëpunimit në një shkallë më të gjerë.
Ky propozim u shndërrua shpejt në procesin e zgjerimit të anëtarësisë. Më pas, gjashtë vende – Egjipti, Etiopia, Indonezia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – u bënë anëtarët zyrtarë të kësaj organizate, duke krijuar strukturën e “BRICS-it të zgjeruar” dhe duke hapur fazën e re të zhvillimit të BRICS-it
Si vend themelues anëtar i Bankës së Re të Zhvillimit (NDB), Kina ndihmoi në krijimin e një banke zhvillimi shumëpalësh që ofron financim për projekte infrastrukturore dhe të zhvillimit të vazhdueshëm. Sipas një raporti të Konferencës për Tregtinë dhe Zhvillimin të OKB-së, Kina gjithashtu nxiti arritjen e një konsensusi mbi Marrëveshjen e Rezervave të Kontingjencës (CRA), e cila ofron mbështetje të ndërsjellë për mbrojtjen nga presionet afatshkurtra të pagesave.
Me hyrjen e vendeve të BRICS-it në një epokë të re me më shumë anëtarë e mundësi, Kina ka ndihmuar në shndërrimin e vizionit të organizatës në platforma dhe në mekanizma konkretë për të përballuar sfidat e zhvillimit të përbashkët




