Fatmir Bytyqi
“Shteti lind për hir të jetës, por ekziston për hir të jetës sëmirë.”
Aristoteli, “Politika“
Urtësia e përmbajtur në këtë mendim na kujton se shteti nukështë qëllim në vetvete. Kuptimi i tij më i thellë nuk shteret nësimbolet shtetërore dhe në fasadën institucionale, por te njeriu, në dinjitetin, sigurinë, lirinë dhe mundësinë e tij për të jetuar njëjetë që nuk është e reduktuar në mbijetesë, pritje dhe zhgënjim.
Tridhjetë e pesë vjet pas 8 shtatorit 1991, Maqedonia ka arsyepër kujtesë dinjitoze, por nuk ka të drejtë për vetëkënaqësi. Ajo ditë ishte akt historik, kalim paqësor drejt sovranitetit në njëkohë kur rajoni po zhytej në shpërbërje, luftëra dhe tragjedikombëtare. U zgjodh pavarësia pa shkatërrim, u krijua kapitalqytetërues dhe shpresa se një shtet i vogël mund të lindë përmesvullnetit demokratik, e jo përmes dhunës.
Por çdo datë e madhe ka edhe anën e saj të papërfunduar. Tetështatori hapi derën drejt mëvetësisë ndërkombëtare-juridike, porqë atëherë ekzistonte një pyetje e hapur: si do të bëhejMaqedonia e pavarur njësoj e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj. Kjo nuk është dobësi e pavarësisë, por detyra e saj morale. Sovraniteti u shpall brenda një dite, ndërsa përkatësia e përbashkët duhej të ndërtohej me vite, përmes besimit, drejtësisëdhe institucioneve gjithëpërfshirëse që nuk bëjnë dallim mes“tanëve” dhe “tuajve”. Në këtë qëndrim përmbahen edhekonturet e kuptimit tim për politikën si detyrë për të zgjeruarhapësirën e dinjitetit, përkatësisht si përmbushje e një detyrimivleror ndaj njeriut. Në këtë horizont qëndrojnë edhe bindjet e mia politike se shteti duhet të jetë i drejtë për të qenë i fortë, gjithëpërfshirës për të qenë i qëndrueshëm dhe solidar për tëqenë njerëzor.
Historia jonë shtetërore është histori e pjekurisë institucionale tëpapërfunduar. U bëmë anëtare e NATO-s, ndërtuam pozitëndërkombëtare dhe kaluam nëpër kriza, bllokada, marrëveshje, zhgënjime dhe shpresa. Por besimi midis qytetarit dheinstitucionit mbeti i brishtë dhe i thyeshëm. Dallimet nuk u shndërruan në bashkësi politike plotësisht të përbashkët. Ekonomia nuk prodhoi mjaftueshëm vlerë të shtuar të lartë, produktivitet dhe jetë dinjitoze. Arsimi dhe shëndetësia nuk u bënë themele të qëndrueshme të dinjitetit njerëzor dhezhvillimit. Ndërsa zhvillimi nuk është vetëm rritje numrash apo shprehje statistikore; ai është zgjerim i aftësive dhe lirivenjerëzore.
Në mungesë të një vertikale morale dhe vlerore të sistemit, bredhëm nëpër vite dhe shumë shpesh e ngatërruam formën me thelbin. Kishim, dhe ende kemi, ligje pa synim për drejtësi dhebarazi të njëjtë, institucione të cenueshme nga ndikimi partiak, marrëveshje politike pa ndjenjë mjaftueshëm të thellë përkohezion shoqëror. Evropën e shqiptuam shpesh, por qeverisjenevropiane nuk e jetuam gjithmonë në shtëpi. Konsideroj se Maqedonia nuk ngec për shkak të mungesës së potencialit, porpër shkak të paaftësisë kronike që ky potencial të çlirohet ngaafatshkurtësia, partizimi, etnocentrizmi dhe inerciainstitucionale.
Multietniciteti mbetet provimi i parë i madh i shtetësisë sonë. Ky vend nuk mund dhe nuk guxon të reduktohet në një ton identitar, të vendosur në mënyrë përjashtuese. Realiteti i tijpërbëhet nga më shumë gjuhë, kultura, ndjeshmëri historike dhepërvoja identitare. Kjo ndërlikueshmëri mund të ishte përparësiae tij më e madhe, kapital i veçantë demokratik dhe dhuratë e rrallë qytetëruese. Në vend që dallimet të vendoseshin si burim ipjekurisë politike, ato shumë shpesh u instrumentalizuan si mjetpër mobilizimin e frikës, si lëndë zgjedhore dhe si vegël përpazare rreth funksioneve, pozitave dhe ndikimit.
Kohezioni i vërtetë shoqëror nuk krijohet me numërim; ai kërkon besim dhe respekt të ndërsjellë. Nuk ka shtet tëpërbashkët atje ku disa ndihen si pronarë natyrorë, ndërsa tëtjerët si mysafirë të përkohshëm, shpesh edhe të padëshiruar. Nacionalizmi nacional-romantik nuk mund të jetë strategjizhvillimore, sepse duke përvetësuar historinë, ai nuk ka kapacitet zhvillimor për të organizuar të ardhmen. Ai krijonndjenjën e fitores simbolike, por nuk krijon ekonomikonkurruese, shëndetësi funksionale, arsim modern apo gjyqësortë pavarur. Patriotizmi në shekullin XXI nuk matet me atë se kush flet më zëshëm për popullin, por me atë se kush krijonshtet në të cilin qytetarët jetojnë më mirë, më drejt dhe mëlirshëm.
Historia ekonomike është provimi i dytë i madh i papërfunduar iatdheut tonë. Më shumë se tri dekada nuk na mjaftuan për tëkrijuar një ekonomi vitale, mjaftueshëm të fortë për të prodhuarvlerë konkurruese nga sektori privat. Për shumë kohë mbetëm tëngujuar në një model etatist të shekullit XX, ku shteti ështëaktori kryesor ekonomik, investitori, porositësi dhe shpeshburimi kryesor i sigurisë së biznesit. Në këtë arkitekturë tëcentralizuar ekonomike, biznesi nuk mund të konkurrojë përmesdijes, inovacionit, eksportit, produktivitetit dhe cilësisë, porpërmes afërsisë me buxhetin, prokurimet publike dhe qendratpolitike të vendimmarrjes.
Numrat tregojnë atë që qytetarët prej kohësh e ndiejnë në jetën e tyre. Maqedonia mbetet në rreth 42% të mesatares së BE-sësipas BPV-së për kokë banori në fuqi blerëse. Produktiviteti përtë punësuar është pothuajse i bllokuar: nëse në vitin 2011 ai ishterreth 45% e mesatares së BE-së, në vitin 2022 ishte rreth 44%. Te pagat, hendeku është edhe më i dhimbshëm. Paga mesatarepër punë me orar të plotë në BE është rreth 3.300 euro në muaj, ndërsa paga mesatare neto në Maqedoni lëvizte përafërsisht nga700 deri në 760 euro në muaj. Ky nuk është vetëm disparitetstatistikor; bëhet fjalë për dallim në horizonte jetësore, nëmundësinë për të planifikuar dhe në aftësinë e çdo të riu për tëmbetur në shtëpi pa u ndier i ndëshkuar nga gjeografia e venditku jeton.
Kur një ekonomi për shumë kohë mbetet larg produktivitetit dhepagave evropiane, borxhi publik bëhet pasqyrë e pjekurisëzhvillimore dhe zbulon anatominë morale të shtetit. Nga obligimet e trashëguara në fillim të pavarësisë, Maqedonia arritinë një borxh publik prej rreth 10,7 miliardë eurosh në fund tëtremujorit të dytë të vitit 2026. Kjo është histori e tri dekadave e gjysmë, gjatë të cilave shumë shpesh u huazuam më shpejt sesakrijuam vlerë. Borxhi në vetvete nuk është mëkat, por mëkatështë kur ai nuk krijon të ardhme.
Arrijmë edhe te dy vendet ku shteti e prek njeriun mëdrejtpërdrejt: shëndetësia dhe arsimi, të cilat matin çmimin e suksesit apo mossuksesit shtetëror.
Sot shëndetësia funksionon si sistem në të cilin pacienti nukkërkon vetëm ilaç për hallin e vet, por kërkon shteg për t’udepërtuar përmes një labirinti institucional terminesh, udhëzimesh, pritjesh, shpenzimesh të paplanifikuara, mjekësh tërraskapitur dhe institucionesh që nuk krijojnë mjaftueshëmsiguri. Një pamje e dhimbshme në të cilën njeriu, në momentinmë të vështirë, ndihet i lënë vetëm.
Arsimi na lë si trashëgimi edhe një plagë më të thellë, në të cilënhumbet e tashmja dhe shpenzohet e ardhmja. Rezultatet e testevePISA na dhanë një diagnozë shqetësuese për analfabetizminfunksional të shoqërisë, ku vetëm 26% e nxënësve kanë arriturtë paktën nivelin bazë të leximit. Kjo do të thotë se kemi njësistem që nuk ka arritur të përgatisë një pjesë të madhe të tërinjve as për tregun bashkëkohor të punës, as për qytetari kritike, as për rezistencë demokratike në kohë dezinformatash, populizmi dhe manipulimesh të lira politike.
Kriza, për fat të keq, nuk përfundon në bankat shkollore; ajo godet po aq ashpër dhe shkatërrues edhe universitetet, kuMaqedonia prej shumë kohësh jeton me të vërtetën e dhimbshme se arsimi i lartë nuk prodhon mjaftueshëmdukshmëri shkencore ndërkombëtare, peshë kërkimore dhekonkurrueshmëri akademike. E vërteta është e thjeshtë: nëListën e Shangait nuk kemi asnjë universitet ndër 1000 të parët. Një pamje dëshpëruese për arsimin e lartë që prej shumë kohëshvetëmashtrohet me rëndësinë provinciale të mesatares së vet tëulët.
Prandaj Strategjia Kombëtare e Zhvillimit (SKZH) 2024–2044 për mua nuk ishte edhe një dokument i radhës administrativ, porpërpjekje që shteti më në fund të shikohet në pasqyrë pa grim dhe pa kalkulim zgjedhor. Ajo ishte zotim personal dhe politikqë Maqedonia të fillojë të mendojë si shtet serioz: për njëperiudhë më të gjatë se një mandat, më gjerë se një qeveri dhemë thellë se nevojat e propagandës së përditshme politike. Ky proces ishte i rëndësishëm sepse u bë një lloj precedenti ngaaspekti i gjithëpërfshirjes së arritur, përkatësisht në krijimin e saju përfshinë mijëra qytetarë, të rinj, ekspertë, komunitetiakademik, sektori civil, biznesi dhe partitë politike. PrandajSKZH nuk ishte dokument i një qeverie; ishte përpjekja e parëpër të krijuar një marrëveshje të përbashkët shtetërore për tëardhmen: që ekonomia, arsimi, shëndetësia, digjitalizimi, demografia, ekuilibri rajonal, tranzicioni i gjelbër, drejtësiasociale dhe kapaciteti institucional të mos trajtohen si resorë tëndarë, por si pjesë të së njëjtës fat zhvillimor.
Për shkak të deficitit shtetformues të pushtetit aktual tëudhëhequr nga VMRO-DPMNE, SKZH prej dy vitesh po margjinalizohet, po hidhet poshtë ideja se vendit tonë i nevojitetnjë busull afatgjatë zhvillimore. Kur një dokument i tillë shtyhetanash, qeveria fillon të humbasë aftësinë për të menduar mëgjatë se një mandat. Ndërsa realiteti tashmë po na e dorëzonçmimin e kësaj shkurtpamësie, duke na paralajmëruar shumëdhimbshëm dhe qartë. Para nesh qëndron rreziku që Maqedoniatë zbrazet, pa zhurmë dramatike, por me pasoja të thella. Nëfillim të vitit shkollor 2025/2026 kishim 17.921 nxënës të klasëssë parë, ndërsa këtë vit shkollor 2026/2027 kemi 14.952 nxënëstë regjistruar në klasë të parë, 433 paralele më pak dhe 26 shkolla periferike të mbyllura për shkak të rënies së numrit tëfëmijëve. Të gjitha këto klasa të zbrazura janë dëshmia më e trishtë se shteti ynë po e humb energjinë jetësore dhe se zhvillimi nuk mund të shtyhet pafundësisht.
Përgjigjja ime është kritike, por jo e pashpresë. Maqedonia, nëthelb, nuk është e varfër në mundësi; është e varfër nëqëndrueshmëri. Atdheut tonë nuk i mungojnë njerëzit, dija, thellësia kulturore dhe përvoja e bashkëjetesës; ajo që i mungonështë pjekuria politike për ta vendosur këtë potencial mbikalkulimet partiake, interesat personale dhe përfitiminafatshkurtër. Na duhet një kthesë vlerore që do ta kthejë shtetinatje ku duhet të përkasë: te qytetarët, te interesi publik, tedrejtësia, te dija dhe dinjiteti. Ndërkaq, dallimi nuk guxon të jetëhapësirë për frikë, mobilizim nacionalist dhe pazar; ai duhet tëbëhet kulturë e respektit të ndërsjellë, barazisë institucionale dhepërkatësisë së përbashkët.
Në fund, gjithçka përmblidhet te ndërgjegjja si masa më e thellëe brendshme e shtetësisë, si shprehje e aftësisë së saj për ta parëveten pa vetëmashtim dhe për t’u vetëkufizuar kur pushtetimund të kthehet në arbitraritet. Nëse 8 shtatori 1991 ishte dita kur Maqedonia fitoi mëvetësinë e saj, atëherë tridhjetë e pesëvjet më vonë detyra jonë është t’i japim asaj kuptim më të thellë: si një shtëpi e përbashkët ku Evropa jetohet në shtëpi, dallimishndërrohet në forcë, gjithëpërfshirja në detyrim vleror, ndërsadinjiteti i njeriut mbetet arsyeja e parë dhe e fundit e ekzistencëssë shtetit.




