Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri i Drejtësisë, Albrim Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Pavarësia na bashkon, ndërsa e ardhmja na obligon.
Kjo ditë na kujton rrugën që kemi përshkuar si shtet, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ardhmen. Sundimi i ligjit, institucionet e pavarura dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve janë themelet e një shteti të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Çdo gjeneratë ka përgjegjësinë ta bëjë shtetin më të fuqishëm, më të drejtë dhe më të mirë për ata që vijnë pas nesh.
T’i ruajmë themelet e pavarësisë sonë dhe çdo ditë të ndërtojmë institucione në të cilat qytetarët kanë besim.
Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.



