Author: Jeta almakos

Kompania MEPSO ka ankimuar vendimin e trupit paraprak të arbitrazhit, i cili vendosi në favor të kompanisë Energoinvest nga Sarajeva për projektin e interkonektorit energjetik me Shqipërinë. Nga MEPSO thonë se kanë argumente të forta juridike dhe janë të bindur se procesi arbitrar do të përfundojë në favor të tyre. Gjatë brifingut me gazetarët, drejtori i MEPS-os, Burim Latifi, tha se kontrata me Energoinvestin është ndërprerë në fund të vitit 2024 pas analizave të detajuara dhe ekspertizës forenzike, të cilat kanë konstatuar shkelje serioze në realizimin e projektit. Ai tha se kompania kishte realizuar vetëm katër për qind të punimeve…

Lexo më Shumë

Ditën kur Radev mori detyrën si kryeministër në Bullgari, kryeministri i Maqedonisë e ftoi në takim. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha sot se e uroi Radevin për fitoren e tij një ditë pas zgjedhjeve në Bullgari më 19 prill, shpreson që me qeverinë e re bullgare, marrëdhëniet ndërfqinjësore mund të përmirësohen dhe temat që duhen diskutuar mund të diskutohen. Kur u pyet nëse do ta ftonte zyrtarisht Radevin në një takim, si kryeministër me kryeministrin, Mickoski u përgjigj: “Epo, nuk shoh asnjë arsye për të mos e ftuar. Nëse kjo është ftesa, atëherë po e ftoj”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të Kongresit të VLEN-it, që do të mbahet më 9 maj dhe ku pritet shndërrimi i koalicionit në një parti të përbashkët politike, Forumi i Grave i VLEN-it organizoi prezantimin e Rezolutës së Grave. Rezoluta riafirmon përkushtimin për përfaqësim më dinjitoz të grave në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për familjen, amësinë dhe natalitetin, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve. Në dokument theksohet rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje, duke vlerësuar se përfshirja e tyre është thelbësore për qeverisje të mirë dhe politika të përgjegjshme. Në aktivitet u vlerësua se…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se as ai dhe askush tjetër nuk mund ta mohoj faktin se nevojitet një reformë në Arsimin e lartë. Por sipas tij kur bëhet reforma duhet të tregohet edhe qëllimet të cilat janë. Ai tha se mostransparenca në përpilimin e Ligjit për arsim të lartë hapë shumë dilema. “Nëse ne ndalemi të dy dhe diskutojmë që qëllimi është rritja e cilësisë duhet të gjejmë mënyra dhe modele me të cilat rrisim cilësinë. Nëse qëllimi është modifikimi dhe ndryshimi i programeve studimore, duhet të dijmë se cilët programe studimore…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se fillimi i objektit të gjimnazit “Sami Frashëri” ka filluar në kohën kur ai ka qenë ministër. “Është firmos kontrata është faktike dhe tani vazhdojnë. Nuk duhet ta shohim kështu…Se e shoh debatet kush e bëri kush e filloj. Kumanova do të ketë gjimnaz”, tha Shaqiri. Nga ana tjetër zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, deklaroi se ajo që duhet të ketë është se përse prej vitit 2004 e deri në momentin kur kanë filluar punimet askush nuk ka ndërmarr asgjë. “Është dashur të vije një shumicë e re…

Lexo më Shumë

Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në rrugën “Vasil Glavinov”. ​Sipas informacioneve, rasti është denoncuar pasi kolegët e saj kishin tentuar pa sukses për disa ditë me radhë të vendosnin kontakt me të, pas së cilës kanë njoftuar shërbimet kompetente. ​Në vendngjarje sot kanë qenë të pranishëm ekipet e SPB Shtip, Ndihma e Shpejtë Mjekësore dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip, të cilët kanë kryer këqyrjen e banesës. ​Informatën e kanë konfirmuar edhe nga MPB: ​„Sot (07.05.2026) në ora 14:48 në SPB Shtip është denoncuar se…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Göksü, gjatë këtyre ditëve po qëndron për një vizitë zyrtare disaditore në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të kësaj vizite, kryetari i komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Göksü, ka realizuar takime edhe me përfaqësuesit e OJQ-ve në vendin tonë, ku u mirëprit nga kryetari i shoqatës humanitare “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki dhe kryetari i shoqatës kulturore “Köprü”, Hüsrev Emin. Pjesë e këtyre takimeve vëllazërore të OJQ-ve, ishin edhe kryetari i Shoqatës së Rumelive të Esenlerit, Bunjamin Shenturk, drejtori i sh.b. Logos-A, Adnan Ismaili, kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Goksu. Sipas njoftimit, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. “Sot, në Komunën e Çairit, pata kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Komunës së Esenlerit nga Stambolli, z. Mehmet Tevfik Göksu, në një takim miqësor dhe shumë domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe lidhjeve të ndërsjella mes vendeve tona. Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin lokal, projektet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi, ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në media, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. Në një deklaratë publike, ai mohon në tërësi pretendimet, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin, por janë, sipas tij, konstruksione të qëllimshme për të krijuar perceptim të gabuar te opinioni. Elmazi shpreh shqetësim edhe për faktin se, sipas tij, mediat nuk kanë kërkuar qëndrimin e tij para publikimit, duke e cilësuar rastin si “spin mediatik me qëllime të ulëta”. Ai shton se këto shkrime janë pjesë e një tendence për dëmtimin e imazhit të tij, sidomos…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti tha se raportet me VMRO-DPMNE-në  janë korrekte. “Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson Mexhiti. Ai e ftoi Ahmetin dhe BDI në debat të hapur për të bërë siç tha, krashasimin me “VMRO-në tonë…

Lexo më Shumë

Ramdan Ramadani VLEN, koalicioni i forcave politike në Maqedoni të Verut po bëhet një dhe kjo është një lajm i mirë! Një lajm i mirë në aspektin kombëtar shqiptar, në atë të qeverisjes në këtë vend, por edhe një lajm i mirë nacional shtetëror. Pas gjithë pritjeve, fjalëve, ndodhive dhe pregaditjeve ndoshta titulli i këtij teksti duhej të ishte “VLEN po bëhet një, më në fund mo”, por ky tekst është se për atë se pse, më në fund, e përkundër krejt viteve, llafeve dhe pritjeve bashkimi i VLEN në një subjekt, adresë dhe përfaqësim politik përbën një lajm i…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në vend, Sami Ademi. Ademi konsiderohej si një ndër pionierët e kësaj fushe, një zë i dashur dhe i njohur për publikun, me të cilin janë rritur breza të tërë pranë ekraneve televizive. Kontributi i tij në zhvillimin e gazetarisë sportive ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke e bërë atë një figurë të respektuar ndër kolegë dhe sportdashës. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumëkënd, duke lënë pas një boshllëk të madh në median sportive. Kujtimi për të dhe puna e tij do të mbeten…

Lexo më Shumë