Author: Jeta almakos

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës u promovua libri “Vite të përgjimeve” nga autori Dr. Muhamed Halili. Në këtë ngjarje morën pjesë profesorë, politikanë, bashkëveprimtarë të autorit dhe studentë. Libri “Vite të përgjimeve” trajton periudha të ndjeshme të realitetit shqiptar, duke sjellë rrëfime dhe analiza mbi jetën nën survejim, kufizimet e lirisë dhe pasojat që ato kanë lënë te shoqëria jonë. Ai ngre pyetje mbi lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar pa frikë, duke e vendosur lexuesin përballë një historie që nuk duhet harruar. Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti për veprën që u promovua…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se deri në fund të këtij viti sistemi “Qytet i Sigurt” do të jetë plotësisht i implementuar në të gjithë territorin e vendit. Sipas tij, çdo qytetar meriton të jetojë në një mjedis më të sigurt, ndërsa rezultatet fillestare tashmë tregojnë përparim në sigurinë në trafik. Ministri sqaroi se projekti po realizohet në faza dhe se çdo qytet përfshihet sapo të plotësohen kushtet teknike. “Sa herë që krijohen kushtet teknike në nivel lokal, sistemi vendoset menjëherë në funksion. Nuk do të pritet implementim i njëkohshëm në të gjitha qytetet”, theksoi Toshkovski.

Lexo më Shumë

Sektori për kontroll dhe hetime ndaloi tre persona, mes të cilëve edhe pronaren e një salloni bukurie, të dyshuar për kontrabandë të preparateve mjekësore të dëmshme. Aksioni ka filluar në pikën kufitare Tabanocë, ku në një furgon janë gjetur 535 shishe me mjete për dobësim dhe 7.400 etiketa. Produktet ishin të fshehura në çarçafë për shtrat. Automjeti është vendosur nën vëzhgim dhe është ndjekur deri në vendin e dorëzimit. Pronarja është arrestuar gjatë pagesës së dërgesës. Është kryer kontroll në sallonin e saj të bukurisë, ku janë gjetur fillerë dermalë dhe preparate të tjera për trajtime estetike. Për produktet nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski qartëson deklaratën e tij për zgjedhje. Thotë se këtë vit zgjedhje nuk do të ketë, por nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Mirëpo, thekson se dëshira e tij është që zgjedhjet të jenë të rregullta, gjegjësisht në vitin 2028. Hristijan Mickoski, kryeministër “Disa parti janë frikësuar nga ajo deklaratë, i ndjekë. Qëndrimin tim ju e dini. Qëndrimi im është që zgjedhje këtë vit nuk ka. Ky është vit i reformave dhe i konsolidimit. Do të doja të kishim zgjedhje të rregullta, të cilat do të ndodhin së shpejti, pranverën e vitit 2028.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup, Michalis Rokas, u ka bërë thirrje partive politike të Maqedonisë së Veriut, që t’iu japin fund mosmarrëveshjeve midis tyre lidhur me ngërçin e krijuar tashmë e katër vite lidhur me bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian. Rokas ftoi partitë politike të vendit për “pragmatizëm” dhe “unitet” për hapat e kërkuar. “Maqedonia i përket familjes evropiane, në fakt jemi shumë më afër sesa mendojmë. Unë besoj se ajo që mungon në këtë moment është pak pragmatizëm dhe një dëshirë për unitet në të gjithë spektrin politik për të bërë hapat e fundit përpara drejt BE-së”. “Bashkimi…

Lexo më Shumë

Komuna e Gjorçe Petrovit nuk e ndjen veten kompetente për ndërtimin e urës që lidh fshatin Llokë me pjesën tjetër të qytetit. Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksadar Stojkoski, në një prononcim për TV Shenja tha se kompetent për ndërtimin e objekteve mbi shtratin e lumit Vardar, që në këtë rast është ura e fshatit Llokë janë kompetencë e Qytetit të Shkupit. Stojkoski tha se objekte të tipit të tillë nuk mund të ndërtojnë as komuna e Sarajit as ajo e Gjorçe Petrovit. ALEKSANDAR STOJKOSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË GJORÇE PETROVIT “Nuk e di se si qëndron me çështjen…

Lexo më Shumë

BDI sërish e ka lëshuar filmin e vjetër të shpifjeve, sepse e vërteta i dhemb shumë. Populli thotë: ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha. BDI-së i pengon Izet Mexhiti, sepse ai, së bashku me popullin, i dërgoi në histori dhe e theu monopolin e tyre 20-vjeçar të shantazheve. Le ta mbajnë mend mirë: Izet Mexhiti nuk është produkt i intrigave nëpër zyre dhe përkëdheljeve nga Ali Ahmeti. Ai e merr legjitimitetin e tij drejtpërdrejt nga zëri i shqiptarëve, nga terreni dhe nga çdo mëhallë në Çair, si dhe në mbarë vendin. Ndërsa Izet Mexhiti është mes popullit të vet,…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Pranvera ka ardhur edhe në komunën e Sarajit. Por banorët e Gërçecit dhe të fshatrave buzë lumit Treska nuk mund të dalin jashtë shtëpive për t’iu gëzuar gjelbërimit, sepse i ngulfat era helmuese e gomave dhe vajrave të djegura të automjeteve. Disa thonë se dikush merret me përpunimin e vajrave të veturave dhe mbeturinat i hedh në lumin Treska?! Të tjerë thonë se brigjeve të lumit Treska digjen goma automobilash dhe mbeturina të tjera plastike. Dhe çfarë nuk thuhet aty ku helmohen njerëzit, përderisa komuna është shndërruar në një shkretëtirë për të cilën askush nuk kujdeset, ku shtohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e përsëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm menjëherë të shkojë në zgjedhje. I pyetur pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje, Ahmeti tha se çdo herë i ka kërkuar ato. “Unë kam kërkuar që nga dita e parë të ketë zgjedhje të parakohshme — kjo nuk është befasi. Nëse nesër ka zgjedhje, jam i gatshëm”, tha Ali Ahmeti. Megjithatë, kryeministri Mickoski deri tani disa herë ka deklaruar se nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në periudhën e ardhshme pritet të ndodhë…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka njoftuar se ndodhet në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, një proces që sipas tyre do të forcojë edhe më tej pozitën në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Nga VLEN thonë se me këtë zhvillim konfirmohen zyrtarisht si forca e dytë politike në vend, ndërsa theksojnë se qeveria aktuale ka një shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me prirje për zgjerim të mëtejshëm. Sipas kumtesës, rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale përbëjnë një dëshmi të qartë të mbështetjes qytetare, ku VLEN ka fituar 10 komuna, që përfaqësojnë rreth 80 për qind të komunave…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, Ibrahim Yumakli, nikoqir i Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat që po mbahet në Stamboll. Biseda u përqendrua në mundësitë konkrete për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në drejtim të modernizimit të sistemeve për menaxhimin e ujërave, forcimin e kapaciteteve dhe përdorimin e qasjeve bashkëkohore në përballjen me rreziqet klimatike. U theksua gjithashtu roli i nismave rajonale si platformë për shkëmbim më të shpejtë të njohurive dhe zgjidhjeve praktike, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.…

Lexo më Shumë

Pas mëngjeseve të ftohta dhe shfaqjes së ngricave, do të pasojë ngrohja e ndjeshme me një valë ajri jugore dhe temperatura që do t’i ngjajnë verës. Pas disa mëngjeseve të ftohta dhe shfaqjes së akullit dhe ngricës në disa pjesë të vendit gjatë periudhës së kaluar, Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë dukshëm më të ngrohtë. Në ditët në vijim, temperaturat do të rriten gradualisht, dhe gjatë fundjavës, disa pjesë të vendit do të ndihen pothuajse si verë. Temperaturat më të ngrohta pritet të jenë në rajonet qendrore dhe juglindore, ku temperaturat e ditës mund të rriten deri…

Lexo më Shumë