Author: Jeta almakos

Në një përpjekje për ta përvetësuar një figurë historike tejet të kontestuar në rajon, Ali Ahmeti ka zgjedhur të përkujtojë Goce Dellçevin, ndonëse ky i fundit vazhdon të jetë objekt debatesh të forta identitare mes maqedonasve dhe bullgarëve, të cilët e konsiderojnë si pjesë të trashëgimisë së tyre kombëtare. Në një mesazh përkujtimor, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thekson se jeta dhe vepra e Dellçevit duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për klasën e sotme politike, në një kohë kur sfidat kërkojnë vizion, maturi dhe përgjegjësi historike, ndërsa ka publikuar një foto të hershme të Goce Dellçevit me…

Lexo më Shumë

Karburantet janë shtrenjtuar. Benzinat për 2,5 denarë për litër, ndërsa nafta për 2 denarë. Tani një litër 95 kushton 85 denarë, 98-shi 87, ndërsa nafta 93,5 denarë. Këto janë çmime pa zbritjen e OKTA-s, ndërsa nëse përfshihet edhe ajo, benzina do të shitet për dy denarë më lirë, ndërsa nafta për tre denarë më lirë. Ndërkohë, sot edhe Qeveria edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) përsëritën se dyshojnë që zbritja prej dy denarësh për litër benzinë dhe tre denarësh për litër naftë që ofron OKTA, po keqpërdoret. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ekzistojnë indikacione se të paktën një kompani me licencë…

Lexo më Shumë

Ekziston një gatishmëri midis shteteve anëtare të BE-së që rrethojnë Ballkanin Perëndimor për të treguar fleksibilitet ndaj vendeve në rajon në lidhje me zbatimin e Sistemit Evropian të Hyrjeve-Daljeve (EES), tha Timço Mucunski. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në RMV, Timço Mucunski për “Lokalno”, tha se po zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë në periudhën e verës për të ndaluar zbatimin e EES. “Por ajo që mund të ndaj është se po zhvillojmë bisedime në nivelin më të lartë, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë administrativ, dhe se ekziston një gatishmëri nga shtetet anëtare të…

Lexo më Shumë

Për më shumë se dy orë, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës lidhur me fazën në të cilën ndodhen negociatat për anëtarësimin në BE, raportin IBAR, si dhe debatin që shkaktoi një editorial i përbashkët i kryeministrit Rama dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç, në median gjermane. Gjatë debatit, deputeti demokrat Belind Këlliçi e pyeti ministrin nëse ndodhet në konflikt interesi në lidhje me raportin për institucionet e drejtësisë, duke qenë se SPAK ka marrë nën hetim një të afërm të tij për çështjen e AKSHI-t. Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë njofton se po vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare në lidhje me rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar dokumentacionin dhe përpunimin e tij të duhur. Ministria deklaron se mbledhja e informacionit nga gjykatat kompetente synon të ofrojë një bazë ligjore të plotë dhe të saktë për veprime të mëtejshme. “Ministria nuk ka autoritetin për të shqyrtuar vendimet përfundimtare të gjykatës, por është e detyruar të veprojë mbi to”, thuhet në njoftim. Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se të gjitha procedurat zhvillohen përmes…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili ka fituar azil në Hungari, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook ndaj ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, lidhur me deklaratat për mundësinë e ekstradimit të tij. Në reagimin e tij, Gruevski ngre pyetjen kryesore: “Kush është në pushtet në Maqedoni?”, duke theksuar se veprimet aktuale i ngjajnë, sipas tij, politikave të qeverisë së mëparshme. Ai pretendon se praktikat e kohës së Zoran Zaev dhe SDSM ende vazhdojnë. Duke mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, ish-kryeministri i bëri thirrje ministrit që të hetojë, siç tha ai, abuzimet dhe ndjekjet…

Lexo më Shumë

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë. Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda, shkruan vizionplus.tv, “Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari. Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

I bien më shkurt, por e rrezikojnë jetën! “Përderisa mbikalimi mbetet i pashfrytëzuar këtu në Bit Pazar, qytetarët shfrytëzojnë këtë pjesë ilegale ku nuk ka vizë-bardha dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ndërkaq, autoritet zotohen se do ta bëjnë eliminimin e kësaj ure, por edhe mbylljen e kësaj zhardinjere”, Adnan Qaili, gazetar. Kalimtarët në Bulevardin “Kërste Misirkov” tek ura e Bit Pazarit nuk e përdorin mbikalimin. Ai madje ka mbetur i pa mirëmbajtur, i mbushur me mbeturina dhe është shndërruar në tualet publik. Askush nuk i ngjet shkallët, ndërsa lifti ka vite që nuk funksionon. Qytetarët thonë se ai duhet të…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku nga VLEN ka reaguar lidhur me situatën mediatike dhe politike në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se opozita sot gëzon më shumë hapësirë se kurrë më parë. Qoku kritikoi ashpër shpenzimet për media, duke thënë se “derdhen dhjetëra mijëra euro për reportazhe të porositura për të blerë narrativë” duke shtuar se “madje importohen edhe figura mediatike nga jashtë për interesa të caktuara”. Ai tha se realiteti ka ndryshuar, pasi siç tha “sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë, flasin dhe protestojnë pa frikë” dhe se “ndjehet një çlirim nga frika dhe presioni që ka ekzistuar për vite…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka shkuar në Bruksel për t’u takuar me zyrtar të Bashkimit Europian dhe për t’i informuar për ato që integristët i cilësojnë shqetësuese për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut – ndërprerja e rrugës drejt BE-së, përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe cenimin e parimeve themelore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. “Për të ngritur dy çështjet kryesore nga Maqedonia e Veriut, që janë zhgënjyese për të ardhmen e vendit. Prishja e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe ndërprerja e rrugës europiane, dy tema këto që janë themeli i mirëqenies dhe të ardhmes së sigurt që qytetarëve dhe…

Lexo më Shumë

Diletanti ekonomik, Hristijan Mickoski dhe VMRO-OKG e tij po e ngarkojnë shtetin me borxhe me një ritëm të paparë dhe po e shtyjnë drejt një humnere financiare.  Kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, e cila ka theksuar se për dy vite që nga ardhja e Mickoskit në pushtet, borxhi publik sipas saj është rritur për 2.3 miliardë euro dhe sic thotë ajo tani arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, në nivelin më të lartë historik. Sipas Kuzeskës, janë krijuar 2.3 miliardë euro borxhe të reja, ndërsa nuk sigurohen mjete për rritjen e pagave të punëtorëve. BOGDANKA KUZESKA,…

Lexo më Shumë

Përdorimi i nargileve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë tek të rinjtë, me idenë e gabuar se është më pak i dëmshëm se duhani. Toksikologu, Isa Muça, thekson se në fakt ai është edhe më i rrezikshëm, pasi përmban substanca toksike dhe dëmton kryesisht mushkëritë dhe sistemin nervor, duke sjellë pasoja që shpesh nuk vihen re menjëherë. “Gjatë përvojës time 10 vjeçare në këtë klinikë, në qoftë se bëjmë një krahasim viteve të fundit kemi raste shumë të shfaqura nga helmimi me nargile. Kjo ndodhë më shumë në orët e mbrëmjes, kemi raste që na vijnë në kujdestari…1:09 Ajo…

Lexo më Shumë