Një në dhjetë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç që përdorin internetin në Maqedoninë e Veriut – rreth 12,000 fëmijë – u ekspozuan ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual duke përdorur teknologjinë në një vit të vetëm, sipas një raporti të ri “ Parandalimi i dëmit“ në Maqedoninë e Veriut “, i cili thekson nevojën urgjente për sisteme më të forta për parandalim, mbrojtje dhe mbështetje për fëmijët. Raporti thekson se, fëmijët e ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual përmes teknologjisë kanë pasur 11 herë më shumë gjasa për të kryer vetëlëndimdhe 12 herë më shumë gjasa për të…
Author: Jeta almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akuzon partinë VLEN se po e vazhdon projektin për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, të nisur dhe tenderuar nga qeveria e kaluar, por me një kosto rreth 30 milionë euro më të lartë. Në një reagim publik, BDI thotë se projekti për segmentin prej rreth 10 kilometrash ishte përfunduar më 2 maj 2023 dhe ishte tenderuar po atë vit, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh. Sipas BDI-së, ndonëse VLEN dhe partnerët e saj politikë e kishin kritikuar më herët projektin si të shtrenjtë dhe të papërshtatshëm, sot po vazhdohet i njëjti projekt, pa ndryshime…
Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike dhe e konfirmoi aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për rastin “Talir 2”. Vendimi është marrë pas mbajtjes së një seance të mbyllur më 26 gusht 2026, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës penale dhe propozimit të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit. Sipas njoftimit, Gjykata vlerësoi se veprimet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në cilësinë e personit përgjegjës, kanë qenë brenda kompetencave të tij dhe se prokuroria nuk ka paraqitur prova se ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për financimin e…
Kina ka formuluar rreth 200 standarde kyçe të inteligjencës artificiale (AI) dhe planifikon të ndërtojë 500 fabrika pa lëshim karboni e të optimizojë politikat për automjetet me energji të re gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), për të nxitur ngritjen e nivelit industrial, tha të mërkurën zëvendësministiri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit (MIIT) Xin Guobin. Duke folur në një konferencë për shtypin të mbajtur nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, Xin theksoi që AI-ja tani është integruar në masë të madhe në të gjithë zinxhirin industrial në Kinë, duke përfshirë kërkimin e zhvillimin, projektimin,…
Përpara se të marrë formën zyrtare çështja e provimit të jurisprudencës, ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari do të organizojë takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për t’ua prezantuar zgjidhjen ligjore. Shasivari për Alsat thotë se zgjidhja është e njëjta e cila është prezantuar paraprakisht, ndërsa shton se në Ministri kanë arritur kërkesa që kërkohet provimi krahas shqipes të jepet edhe në gjuhën angleze dhe turke. “Presim edhe kërkesën e universitetit të parë me mësim në gjuhën shqipe, pra Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në periudhën që vjen do të organizojmë këtë takim konsultativ, informues me përfaqësues të asociacioneve…
Operatori i Telefonisë A1 ka shënuar sot 7 vjetorin A1 Maqedoni, ndërsa në eventin e organizuar për këtë rast u tha se, kopmania po hap një kapitull të ri në zhvillimin e saj dhe ka prezantuar platformën e re të komunikimit. Po ashtu, me rastin e 7 vjetorit, u prezantua një ofertë speciale për përdoruesit e tarifës A1 Combo L, me të cilën ata marrin një dhuratë – shtatë muaj qasje në shërbimet më të njohura të transmetimit Netflix, HBO Max, SkyShowtime dhe FILMBOX+ Stream, duke u ofruar atyre më shumë zgjedhje dhe qasje në më shumë përmbajtje. Drejtor i…
BDI-së iu deshëm pesë ditë që të reagojë kundër fjalorit të drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov i cili gjatë një vizite të tij në Nikushtak të Kumanovës, publikoi një video incizim me mbishkrimin “Në vitin 2001 e sulmuam me tanke sot e mbrojmë me avionë”. “Kjo është gjuhë që nxit urrejtje dhe ndarje, por mbi të gjitha flet shumë për mendësinë e Stojançe Angellovit dhe të gjithë “Stojançeve” të tjerë që, edhe një çerek shekulli më vonë, vazhdojnë ta shohin Marrëveshjen Paqësore të Ohrit jo si themelin e paqes dhe të bashkëjetesës, por si kërcënim… Ajo që duhet…
Sot e nisëm një projekt historik për vendin, ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 10,5 kilometrash, që do të lidhë më mirë Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe rajonin. Pas më shumë se dy dekadash pritjeje dhe premtimesh, ky projekt më në fund po bëhet realitet. Me një investim prej mbi 198 milionë eurosh, autostrada do të ketë 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime dhe 4 galeri, duke krijuar një lidhje moderne, më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Kosovës dhe më tej drejt porteve të Adriatikut. Për VLEN-in, kjo është më shumë se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, ka vlerësuar rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kurti tha se autostrada, e cila përfshin pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri, do ta forcojë ndjeshëm lidhjen mes dy vendeve dhe do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Ai theksoi se projekti është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe se përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane. Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe projektet…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të autostradës Shkup–Bllacë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më efikase ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në vendosjen e gurthemelit morën pjesë Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, zëvendësministrja Kaltrina Zekolli, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë. “Sot nuk flasim për atë që do të bëhet. Sot e…
Ish-zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi, ka reaguar për fillimin e ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar qeverinë VMRO-DPMNE–VLEN se po e prezanton si sukses një projekt që, sipas tij, është përgatitur në periudhën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë, transmeton Zyrtare.net Rexhepi thotë se projekti nuk nis nga zero në vitin 2026, pasi përgatitjet, projektimi, sigurimi i financimit dhe procedurat, sipas tij, janë zhvilluar më herët. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për koston e projektit. Sipas Rexhepit, për 10.5 kilometrat e autostradës kontrata e raportuar është rreth 222 milionë euro. Ish-zëvendësministri rikujton se në tetor të…
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, e ka cilësuar autostradën Shkup–Bllacë si një nga projektet më të rëndësishme për shqiptarët, teksa sot u hodh gurthemeli për ndërtimin e saj. Qoku, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se ndihet krenar që ceremonia po zhvillohet në praninë e kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti. Ai e cilësoi projektin si “projektin e kësaj dekade”, duke theksuar se autostrada do të lidhë më lehtë qytetarët në të dyja anët e kufirit. Qoku kritikoi ashpër BDI-në, duke akuzuar këtë parti se për afro 20 vjet e ka përdorur projektin për qëllime elektorale dhe propagandistike. “BDI-ja…

