Operatori i Telefonisë A1 ka shënuar sot 7 vjetorin A1 Maqedoni, ndërsa në eventin e organizuar për këtë rast u tha se, kopmania po hap një kapitull të ri në zhvillimin e saj dhe ka prezantuar platformën e re të komunikimit. Po ashtu, me rastin e 7 vjetorit, u prezantua një ofertë speciale për përdoruesit e tarifës A1 Combo L, me të cilën ata marrin një dhuratë – shtatë muaj qasje në shërbimet më të njohura të transmetimit Netflix, HBO Max, SkyShowtime dhe FILMBOX+ Stream, duke u ofruar atyre më shumë zgjedhje dhe qasje në më shumë përmbajtje. Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i A1 Maqedonisë, Metodija Mirçev theksoi se teknologjia ka kuptim të vërtetë vetëm kur është në shërbim të njerëzve, dhe siç shtoi ai, kur i ndihmon ata të jenë më pranë njëri-tjetrit, të përparojnë dhe të lëvizin më të sigurt në botën digjitale.
METODIJA MIRCEV-DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV I A1
“Gjatë shtatë viteve të fundit kemi investuar, jemi zhvilluar dhe kemi ndërtuar një rrjet modern dhe superior, por ajo që për ne ka vlerën më të madhe është besimi që ndërtojmë me përdoruesit tanë. Me mesazhin ‘A1 i yti, duam të themi qartë se pas çdo investimi, inovacioni dhe shërbimi tonë qëndrojnë njerëzit, ndërsa ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për t’i ndihmuar në përparimin e tyre“.
Ndërkaq Elena Panova, drejtore e marketingut dhe transformimit digjital në A1 Maqedoni, u shpreh se qëllimi i tyre është që gjithmonë të jenë një hap më pranë nevojave dhe pritshmërive përdoruesëve të tyre.
ELENA PANOVA-DREJTORE E MARKETINGUT DHE TRASFORMIMIT DIGJITAL
“Zakonet e përdoruesve ndryshojnë vazhdimisht dhe qëllimi ynë është që gjithmonë të jemi një hap më pranë nevojave dhe pritshmërive të tyre. Prandaj, në A1 i ndjekim me kujdes këto ndryshime dhe vazhdimisht punojmë për të ofruar shërbime relevante dhe një përvojë të nivelit më të lartë për përdoruesit”.
Në kuadër të shtatëvjetorit të A1 për përdoruesit e tarifës A1 Combo u shoqërohet me një ofertë speciale të cilët përfitojnë një dhuratë. Duke u mundësuar një zgjedhje më të madhe.
Zebushe Ramadani /SHENJA/



