Blendi Hondai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, në një konferencë të mbajtur për shtyp, ka deklaruar se Arbëresha Bexheti Ferati, e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë ka arritur që të avancohet në tituj akademik në kundërshtim të më shumë se 15 dispozitave ligjore dhe statutare, bazuar në raportin e Inspektoratit Shtetëror për Arsim. SINKRON:BLENDI HONDAI-FORUMI PËR NDRYSHIME NË ARSIM “Viti 2022, Senati i Universitetit të Tetovës zhveshet nga kompetencat ligjore dhe i njeh Arbëresha Bexheti Feratit titullin ‘profesor inordinar’ të fituar në Beograd, Serbi, pa verifikuar nëse kandidatja i plotësonte kushtet e detyrueshme ligjore. Pa qenë e sigurt se…
Author: Jeta almakos
Deputeti Mile Cekov njoftoi se po largohet nga ZNAM dhe se, prej tani e tutje, në Kuvend do të veprojë si deputet i pavarur. Ai nuk është më pjesë e shumicës qeverisëse. Në adresimin e tij drejtuar opinionit publik, ai tha se në politikë kishte hyrë me qëllimin për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve, por se ndryshimet e pritura nuk janë realizuar. “Para dy vitesh u bëra deputet për t’u përpjekur t’i ndryshoj gjërat, për të kërkuar përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin, për të luftuar për ndryshimin e sistemit, si dhe për të dëshmuar se në politikë ka vend për…
Në Aeroportin e Shkupit, dogana ka zbuluar 68 mijë dollarë australianë të padeklaruar te dy shtetas të Maqedonisë, përcjell TV21. Ata kishin kaluar në kanalin e gjelbër pa deklaruar paratë. Pas kontrollit, secilit i janë kthyer nga 10 mijë euro në kundërvlerë, ndërsa 35 mijë dollarë janë sekuestruar. Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të dy shtetasve të Maqedonisë– bashkëshortë, kanë gjetur 68 mijë dollarë australianë. Edhe pse me vete kishin një shumë të madhe valutash, në vend që të kalonin në kanalin e kuq, ata janë drejtuar në kanalin e gjelbër, i destinuar për pasagjerë që…
Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës, lakmisë dhe unit të tyre për pushtet. Ai model e theu qafën. Dhe nuk e theu rastësisht. E theu sepse shqiptarët nuk pranojnë më të mbeten peng i strukturave të konsumuara, patriotizmit të rremë dhe mashtrimeve politike që për vite me radhë kanë shërbyer vetëm për shpëtimin personal të një grushti njerëzish. VLEN po bashkohet në një trup të vetëm politik. Sepse vetëm një trup i…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend theksoi se për vetëm dy vjet në pushtet, Qeveria ka rritur pagat në arsim, shëndetësi dhe siguri, 3 shtyllat kryesore të sektorit publik. Ai tha se me planin e parashikuar për rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit paga minimale do të arrijë në 500 euro. “Po ju them me plot bindje që deri në fund të mandatit do të jetë paga minimale 500 euro, ashtu siç e keni premtuar ju në fushatë por nuk e keni realizuar. Por do të rritet gradualisht, do…
Delegacioni turk në Flotiljen Globale “Sumud” me destinacion Gazën i tha sot Anadolu-s se forcat izraelite kanë arrestuar 18 shtetas turq pasi kanë ndaluar flotën në ujërat ndërkombëtare më shumë se 600 milje detare nga Gaza, disa milje larg ujërave territoriale greke. Forcat izraelite rrethuan anijet pranë brigjeve të ishullit grek të Kretës të mërkurën vonë dhe kryen bastisje, duke arrestuar më shumë se 170 aktivistë në bord, tha delegacioni turk për Anadolu-n. Shtetasit turq të arrestuar dhe anijet e tyre janë si më poshtë: Mustafa Enes Topal, Muhammed Ozdem, Ali Deniz, Yunus Kava, Sahin Yaslik, Mustafa Arslan, Abdulselam Demir,…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në Prilep, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Këtë mëngjes në orën 06:23 në Njësinë e Punëve të Brendshme të Prilepit, është raportuar se në rrugën “Lece Kotevski” në Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi me targa të Prilepit, të drejtuar nga G.K. (62) nga Prilepi dhe një motoçiklete “Honda” pa targa, të drejtuar nga V.B. (19) nga fshati Konjarë e Madhe, Prilep. Pas aksidentit, V.B. është transferuar në Spitalin e Qytetit – Prilep, ku një mjek e ka shpallur të vdekur. Hetimet janë kryer nga ekipi hetimor…
Mevlan Ademi, organizatori i protestës që u mbajt në Shkup, ku studentët shqiptarë kërkonin zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, është shprehur se ata nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç një të drejtë të përcaktuar me ligj. Në fjalën e tij të mbajtur mbrëmjen e sotme në Top Story, studenti u shpreh se në Maqedoni çdo të drejtë që ata kanë fituar si shqiptarë është falë sakrificës së tyre, madje ai shprehet se disa prej prindërve të tyre kanë rënë dëshmorë për të mësuar gjuhën shqipe. Organizatori i protestës u shpreh se institucionet dhe shteti kanë frikë prej tyre…
Në vitet e para të hapjes së Shqipërisë dhe të pavarësisë së Maqedonisë, të dyja vendet nuk mund të lavdëroheshin sedinin shumë për njëri-tjetrin. Unë vetë, ndonëse në ato vite isha student në vende krejt të tjera, llogaritesha se dija më shumë për Shqipërinë thjesht meqë isha nga Shkupi. Aq sa mund të dihej, dhe në fakt mjaft nga ajo pak që kishte për të ditur. Ato kohë mes nesh kishte kufi, viza, paragjykime dhe ambasadorë që nuk u mbahej mirë mend emri. Nga ajo kohë e fillimeve të njohjes, apo rinjohjes, dy gjëra kanë mundur të mbijetojnë për të…
Kanë vazhduar edhe sot reagimet pasi një ditë më parë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski vendosi lule pranë një memoriali, në tabelën e të cilit shkruhej “Ranë në luftë kundër terroristëve shqiptarë më 28.04.2001 në rajonin e fshatit Vejcë”. Për këtë ka reaguar sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. “Kur një ministër i një shteti multietnik jo një individ privat, vendos lule dhe bën homazhe në një pllakatë përkujtimore ku shihet qartë termi ‘terroristë shqiptarë’, ai me këtë fyen bashkëqytetarët e tij me identifikimin e përkatësisë etnike si një karakteristikë kriminale. Kjo sipas çdo standardi ndërkombëtar është gjuhë…
Aleksandër Çipa Nëse thirrjet albanofobe të një grupi me emër “ Komiti” l, të tifozëve në ndeshjen Vardar-Tikvesh, do të ishte një rastësi e vetme, nuk do të merrej fare në vlerësim. Madje as tingëllimi kanibalesk i shprehjes: “Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë, o hej!”! Por kur vëren se kemi të bëjmë me pamje koresh antishqiptare, të organizuar dhe të strukturuar, në kundërshti dhe shkelje flagrante të ligjit themelor të një republike të mbajtur si “ këpucë e konsumuar” falë “ këpucarëve”, atëhere problemi është endogjen. Në Shkup, jo vetëm nëpër stadiume, por edhe në sjellje dhe gjeste politike,…
Pasi kaloi filtrat e komisioneve parlamentare, propozimi i Ministrisë së Administratës, për shfuqizim të Qeverisë Teknike, sot u gjet para deputetëve në seancë plenare. Lista e deputetëve, që dëshironin të flisnin për këtë ligj, ishte e gjatë. Koordinatorja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari thotë se shfuqizimi i Qeverisë teknike, duhet të bëhet me konsesus politik, siç e njëjta edhe është miratuar. Ajdari tha se para se të hapet debati i përgjithshëm për shfuqizimin e Qeverisë teknike, propozimi duhet të dorëzohet për shqyrtim në Komitetin për Marëdhënije ndërmjet bashkësive. RINA AJDARI – KOORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR “Sigurisht që nuk…

