Author: Jeta almakos

Gjykata Themelore në Shtip dënoi sot me burgim të përjetshëm 74-vjeçarin Denis Asanov, banor i Shtipit, i akuzuar për vrasjen e 79-vjeçares Borjanka Nikolova. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Julijana Nedkova, pasi Asanov u shpall fajtor për krimin që tronditi publikun vitin e kaluar. Sipas aktakuzës, Asanov kreu vrasjen e tmerrshme në mënyrë monstruoze dhe të pamëshirshme. Me objekt të mprehtë, ai i preu kokën dhe këmbët viktimës dhe e varrosi kufomën me duar në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa kokën dhe këmbët i hodhi në një vend të panjohur. Pavarësisht kërkimeve të gjera të kryera nga policia dhe…

Lexo më Shumë

Turqia nënshkroi një marrëveshje historike me Spanjën për të eksportuar avionin reaktiv stërvitor kombëtar “Hurjet” të prodhimit turk për forcat e armatosura spanjolle, transmeton Anadolu. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e kompanisë Airbus në Getafe të Spanjës, në lidhje me eksportin e “Hurjet”, avionit reaktiv stërvitor kombëtar të prodhuar nga Industritë Hapësinore Turke (TAI). Haluk Gorgun, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes, mori pjesë në këtë aktivitet së bashku me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Spanjës, Maria Amparo Valcarce Garcia, dhe Ambasadoren turke në Madrid, Nuket Kucukel Ezberci. Gorgun tha se marrëveshja shënoi një…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, në një status në facebook ka akuzuar BDI-në se gjatë viteve që kanë qenë në Qeveri, me gjuhën shqipe kanë bërë vetëm pazare dhe se kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet. “Arsyetimi se ‘20%’ është vetëm etiketë ndërsa në kllapa qëndron ‘gjuha shqipe’ tingëllon sikur arsyetimi se vendosja e Kosovës nëpër fusnota në forumet ndërkombëtare nënkupton që Kosova është shtet i njohur plotësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa realiteti është më ndryshe. Nuk është as e saktë as e vërtetë se ‘20%’ është…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë qytetarë protestuan sot para Kuvendit në qendër të Shkupit, duke shprehur pakënaqësi me veprimet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në lidhje me taksimin e të ardhurave të fituara jashtë vendit. “Kërkojmë përgjigje nga DAP”, duke kërkuar shpjegim dhe zgjidhje për, siç thonë ata, kërkesat kontroverse nga institucioni, është vetëm një nga pankartat e qytetarëve që protestuan. Protesta shkaktoi edhe mbingarkesë trafiku në zonën qendrore të qytetit, ku kishte regjim të veçantë nga zyrtarët policorë. Kjo nuk është protesta e parë që lidhet me taksimin e të ardhurave të fituara jashtë vendit, çështje që ka shkaktuar reagime tek…

Lexo më Shumë

Tifozët e tifo grupit “Komiti” brohoritën sërish thirrje albanofobe kundër shqiptarëve në ndeshjen e të dielës Vardar-Tikvesh, duke thirrur në kor “Shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë, o hej”. Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo’, por u hoqën pas rreth 30 minutave. Thirrjet antishqiptare dhe raciste të lëshuara të dielën në stadiumin e Shkupit nuk janë një risi, sepse përsëriten vazhdimisht në stadiumet e Maqedonisë së Veriut nga grupet e tifozëve maqedonas. Edhe mjë muaj më parë thirrjet antishqiptare u dëgjuan në stadium dhe Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është kryer vepër penale…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Top news të Tiranës ka deklaruar se takimi i sotëm në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha ka qenë në frymë vëllazërore dhe i ngrohtë me çrast ky i fundit është informuar për situatën në Maqëdoninë e Veriut. “Edhe kur ka zënka, ne jemi vëllezër, prapë ulemi në tavolinë, i mbyllim dhe ecim para. Është një lloj keqkuptimi, dezinformimi, si do që të jetë interesi i shqiptarëve andej dhe këndej është të bashkëpunojmë për së afërmi, ta thellojmë bashkëpunimin dhe të punojmë për projekte të përbashkëta”, tha…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka dhënë një deklaratë ekskluzive në emisionin “Debat në SHENJA”, ku ka shpalosur detaje të reja për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor në këtë komunë. Ai bëri të ditur se brenda dy deri në tre javëve pritet të hapet tenderimi për ndërtimin e një ure të re dhe një rrethrrotullimi në Saraj. “Dhe ja një lajm ekskluziv për emisionin e juaj, jo më larg se dje ishim në një takim të përbashkët me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe se brenda mos të them ditësh, brenda dy javëve apo tre bëhet hapja e…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje rreth orës 14:00, SPB Shkup mori një njoftim se në qarkoren e Shkupit, në kryqëzimin me rrugën për në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (23) nga Shkupi, dhe një automjeti pasagjerësh Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.K. (22) nga fshati Gërçec, Shkup. “Aksidenti rezultoi me lëndime të rënda trupore për pasagjerin në BMW, F.M., dhe pasagjerin në Mercedes, E.B. (23), ndërsa lëndime trupore morën 23-vjeçari E.A. dhe pasagjerët e tjerë F.H. (21) nga fshati Kondovë, rajoni i Shkupit,…

Lexo më Shumë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se bota po kalon një transformim të shpejtë të drejtuar nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale, duke e përshkruar atë si “një valë transformimi në punë, e ngjashme me Revolucionin Industrial”, ndërsa theksoi se ky ndryshim duhet kuptuar dhe menaxhuar siç duhet, transmeton Anadolu. Duke folur në Samitin e 6-të të Aftësive të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (OECD) në Stamboll, Erdogan tha se vendet e punës dhe prodhimi po ndryshojnë me shpejtësi, me role të reja që po shfaqen dhe të tjera që po zhduken, duke theksuar se kapitali njerëzor do…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka zbardhur një vepër penale “tentim vrasje” dhe është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente. Zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.Ç. nga Shkupi, pasi më 23.04.2026, para një objekti gastronomik në rrugën “50 Divizija”, me thikë i ka shkaktuar plagë therëse A. Gj. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për ngjarjen, policia ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe rasti është zbardhur plotësisht. Sulmuesi është ndaluar, ndërsa nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente kundër A.Ç. për veprën…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka thënë se VLEN e ka thyer monopolin 20 vjeçar të BDI-së dhe se konkurrenca është në favor të votuesit dhe të shqiptarëve. Sipas tij, tanimë ka dy blloqe shqiptare dhe ato janë VLEN dhe opozita shqiptare. Mexhiti mes tjerash në intervistë ka paralajmëruar Kongresin e parë të VLEN-it, i cili do të mbahet më 9 maj dhe i cili do të jetë Kongresi i bashkimit. “LD Besa, Alternativa, Aleanca dhe VV shkrihen në një subjekt që ka legjitimimin e shqiptarëve ku në zgjedhjet e kaluara…

Lexo më Shumë

“27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Nga kjo parti thonë se më 27 prill ra një regjim i regjur dhe antishqiptar, u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar, u soll Ligji për përdorimin e gjuhëve, vendi u bë anëtar i NATO-s. “Ishte dita kur politikanët treguan me vepër se kush i qëndron deri në fund fjalës së dhënë në popull, e kush e përdor fjalën për ta manipuluar popullin. Dikush iku, dikush u struk e nuk u shfaq aspak, e dikush sakrifikoi. Është dita nga e cila dikush…

Lexo më Shumë