Author: Jeta almakos

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta. Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela. Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë. “Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk. Ndryshe, në një…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotë se të gjithë të punësuarit me kontrata në Klinikën e Fëmijëve, si dhe në institucionet e tjera shëndetësore, do të marrin vendime pune, në përputhje me nevojat e klinikave. Ai arsyetohet se situata aktuale, ku shumë punonjës janë pa vendime, është si pasojë e politikave të mëparshme, të cilat kanë çuar në largimin e një numri të madh të personelit mjekësor. Pra edhe në këtë klinikë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit gjithashtu ka boshllëqe të kapaciteteve njerëzore. Në përputhje me kërkesat dhe mundësit e kapaciteteve njerëzore ju siguroj se do të punësohen…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë ditës së sotme i është përgjigjur liderit të opozitës maqedonase, Venko Filipçe, i cili të martën deklaroi se vendi ka stagnuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se këto vlerësime nuk qëndrojnë dhe se Qeveria po vazhdon me realizimin e reformave dhe përmbushjen e obligimeve evropiane, duke sjellë progres konkret në procesin e integrimit. Në këtë kontekst, ai iu referua edhe raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, i cili tha se ka vlerësuar se vendi ka shënuar përparim dhe se po realizohen reforma konkrete. Sipas Mickoskit, kjo është dëshmi se rruga evropiane e…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur sot vendimin për një rast të rëndësishëm të trafikimit të drogës, duke dënuar Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, me tetë vjet burg për organizim të një grupi kriminal. Sipas vendimit të këshillit gjyqësor, Trajkovski ka udhëhequr një rrjet të përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës. Përveç tij, dënime u shqiptuan edhe për disa të akuzuar të tjerë në këtë rast: Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, ndërsa Filip Tanevski mori gjithashtu pesë vjet burg. Ndërkohë, Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë…

Lexo më Shumë

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit ka dështuar të përmbyllet brenda afateve kushtetuese, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend. Pas disa tentimeve në Kuvend dhe mungesës së konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës, partitë nuk arritën të sigurojnë kuorumin dhe marrëveshjen e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Dështimi për zgjedhjen e presidentit e ka çuar vendin në një situatë të re politike, ku zgjedhjet e jashtëzakonshme konsiderohen si epilogu i vetëm institucional për dalje nga ngërçi. Gjatë ditës, përfaqësues të partive politike shkëmbyen akuza reciproke për përgjegjësinë e dështimit, me…

Lexo më Shumë

Nepermjet nje postimi deputeti i ASh-së Halil Snopçe ka reaguar lidhur me Pllakën përkujtimore në kazermën e Shkupit, në të cilën shkruan: “…kundër terroristëve shqiptarë”. Ja reagimi i tij i plotë: Sot, Ministri i Mbrojtjes publikoi një postim për homazhet në kazermën “Ilinden”, ku u vendosën lule të freskëta para përmendores së batalionit të forcave speciale. Por pas tyre, një e vërtetë e hidhur që nuk mund të injorohet. Në pllakën përkujtimore qëndron ende një fjali që therr: “Të rënë në luftë kundër terroristëve shqiptarë”. Në vitin 2026… ende kjo gjuhë? Ende ky përçmim? Ende kjo padrejtësi? Kjo nuk është…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN po finalizon përgatitjet për kongresin e parë partiak, i cili do të mbahet më 9 maj, me pjesëmarrjen e rreth 850 delegatëve – përcjell TV21. Nga ky koalicion njoftojnë se pas kongresit, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti do të udhëheqin partinë si dy kryetarë, me nënshkrim të përbashkët dhe kompetenca të barabarta. Vendimmarrja, siç sqarojnë nga VLEN, do të bëhet në mënyrë konsensuale brenda kryesisë së ngushtë, pa të drejtë vetoje, çka nënkupton se një individ nuk mund të bllokojë proceset nëse shumica është në një linjë. Kryesia e ngushtë do të përbëhet nga dy kryetarët, dy nënkryetarët…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj deklaratës së VLEN-it se nuk do të mbështesin iniciativën për inicimin e ndryshimeve kushtetuese. 1. Nuk e nënshkruajnë rezolutën për drejtësi në Hagë ndaj çlirimtarëve. 2. Nuk e nënshkruajnë rezolutën e studentëve për respektimin e Ligjit për Gjuhët, që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. 3. Nuk e nënshkruajnë as sot iniciativën për ndryshimet kushtetuese, ndërsa dje thoshin se s’ka qeveri pa ndryshime kushtetuese. Kujt po i shërbejnë këta? Çfarë halli kanë?

Lexo më Shumë

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime për atë që ata i quajnë dy incidente të rënda diplomatike. Deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë se ka pasur një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku sipas tyre ministri Hoxha ka udhëzuar që znj. Donika Gërvalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa, sipas deputetëve demokratë, rasti i dytë është ai i një mesazhi të publikuar që pretendohet…

Lexo më Shumë

Lidhur me dhunën mes bashkëmoshatarëve ndaj një nxënëseje të klasës së gjashtë në Gjorçe Petrov, e cila u keqtrajtua nga tre shoqe klase, të cilat fillimisht e kanë rrahur, e kanë  djegur  me cigare ndërsa më pas edhe e kanë inçizuar, ka bërë që institucionet të reagojnë menjëherë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi   se në bisedë informative janë thirrur 14 persona, mes tyre edhe prindërit e nxënësve të përfshirë. Ai siguroi se policia vazhdimisht i kushton vëmendje edhe këtij lloji të dhunës, edhe pse në periudhën e fundit opinioni publik ka qenë më i fokusuar te dhuna…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Shtip dënoi sot me burgim të përjetshëm 74-vjeçarin Denis Asanov, banor i Shtipit, i akuzuar për vrasjen e 79-vjeçares Borjanka Nikolova. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Julijana Nedkova, pasi Asanov u shpall fajtor për krimin që tronditi publikun vitin e kaluar. Sipas aktakuzës, Asanov kreu vrasjen e tmerrshme në mënyrë monstruoze dhe të pamëshirshme. Me objekt të mprehtë, ai i preu kokën dhe këmbët viktimës dhe e varrosi kufomën me duar në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa kokën dhe këmbët i hodhi në një vend të panjohur. Pavarësisht kërkimeve të gjera të kryera nga policia dhe…

Lexo më Shumë

Turqia nënshkroi një marrëveshje historike me Spanjën për të eksportuar avionin reaktiv stërvitor kombëtar “Hurjet” të prodhimit turk për forcat e armatosura spanjolle, transmeton Anadolu. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e kompanisë Airbus në Getafe të Spanjës, në lidhje me eksportin e “Hurjet”, avionit reaktiv stërvitor kombëtar të prodhuar nga Industritë Hapësinore Turke (TAI). Haluk Gorgun, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes, mori pjesë në këtë aktivitet së bashku me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Spanjës, Maria Amparo Valcarce Garcia, dhe Ambasadoren turke në Madrid, Nuket Kucukel Ezberci. Gorgun tha se marrëveshja shënoi një…

Lexo më Shumë