Delegacioni i Partisë Demokratike dhe i Partisë Republikane, kryesuar nga kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të Forumit të Internacionales Demokratike të Qendrës (IDU), që po mbahet në Zagreb. Biseda, e cilësuar nga të dyja palët si e hapur dhe konstruktive, u përqendrua në çështje me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për rajonin në tërësi. Palët shprehën bindjen e përbashkët se procesi i integrimit europian mbetet jetik për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. U theksua nevoja që të dy…
Author: Jeta almakos
BDI sot nuk mbron qytetarët, por mbron interesa private dhe kontrata të dyshimta, përmes të cilave për vite me radhë janë mbushur me para nga xhepat e qytetarëve. Në vend që të japë përgjigje pse projekti për interkoneksionin me Shqipërinë u bllokua për më shumë se gjysmë dekade, BDI zgjedh të sulmojë dhe të manipulojë, duke u përpjekur të fshehë dështimin e vet dhe interesat që qëndrojnë pas kësaj. Prishja e një kontrate që nuk është realizuar, por që ka tërhequr mjete të konsiderueshme nga qytetarët, është arsyeja e panikut në BDI. Ata kanë qenë përfitues të këtyre fondeve…
Në një qytet ku shpesh nxitimi i përditshmërisë na bën të kalojmë pranë dhimbjes pa e vënë re, një histori sot riktheu vëmendjen tek humaniteti dhe përgjegjësia institucionale. Në zemër të Shkupit, një burrë i pastrehë, i lënë në mëshirë të fatit dhe i përballur me një infeksion të rëndë që rrezikonte t’i kushtonte me amputim të këmbës, u bë simbol i një sistemi që shpesh dështon ndaj më të dobëtëve, por edhe i një reagimi që shpëtoi një jetë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ndërhyri drejtpërdrejt për të ndihmuar një person të pastrehë që ndodhej në rrugën “Maqedonia”, përballë…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kanë ndikuar në “delegjitimimin” e kërkesave të shqiptarëve dhe i kanë dhënë argumente politike kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Sipas tij, edhe deklarimet se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare kanë krijuar një situatë shqetësuese, duke u përdorur nga qarqe antishqiptare. Ahmeti u shpreh se kjo ka ndikuar negativisht në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, duke theksuar se “gjuha po kontestohet dhe nuk…
OKB-ja ka shprehur shqetësim për ndalimin nga Izraeli të flotiljes humanitare globale Sumud në ujëra ndërkombëtare, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të lejojnë qasje më të gjerë humanitare, transmeton Anadolu. “Mënyra se si u krye ky operacion është jashtëzakonisht shqetësuese. Të gjithë duhet të ndjekin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare”, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. “Nuk duam që askush të dëmtohet, por le të jemi të sinqertë, zgjidhja për të gjithë këtë është më shumë qasje humanitare”, shtoi ai. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se forcat…
Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë, zbritja e karburanteve vazhdon deri më 18 maj 2026. Kjo është një masë që siguron ulje të çmimeve me pakicë, me zbritjen që arrin në 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98. Nga Qeveria thonë se mbesin të përkushtuar për të marrë masa në kohë dhe efektive për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve, veçanërisht përballë një krize çmimesh të importuara dhe sfidave globale të energjisë. “Në…
Presidenti serb: “Ballkani i Hapur ishte ideja ime, por ajo u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar” Polemikës së zhvilluar për një kohë të gjatë në Shqipëri, nëse nisma e Open Balkan ishte një ide e Beogradit, që i vinte në ndihmë përpara së gjithash Serbisë, madje duke izoluar edhe Kosovën, i ka dhënë përgjigje më së fundi vetë presidenti Vuçiç. Ai e ka thënë publikisht se kjo qe një ide e tij, që më pas e përqafuan edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev. “Ballkani i Hapur ishte ideja…
Forumi për Ndryshime në Arsim ka denoncuar sot se Arbëresha Bexheti-Ferati është avancuar si profesoreshë e rregullt në Universitetin e Tetovës në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se procedura ende nuk ka përfunduar. “Procedura ende nuk ka mbaruar. Para se të mbahej mbledhja për emërimin, zgjedhjen dhe rizgjedhjen e kandidatit – që ishte paraparë të fillonte në ora 11 – inspektorati ka ardhur në ora 10 duke na sugjeruar që të ndërpritet procedura”, deklaroi Elezi. Sipas tij, emailet anonime nuk kanë bazë ligjore…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë të çuditshme. Nuk e thonë të vërtetën, por krijojnë më shumë sensacion duke përhapur kësisoj të pavërteta dhe duke shpresuar se në këtë mënyrë udhëheqësia aktuale do të mbetet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku do të pësojnë humbje të rëndë. Ai tha kështu pasi u pyet nga deputeti Bojan Stojanoski se si i komenton akuzat dhe të pavërtetat që vijnë nga partia opozitare çdo ditë, duke treguar si shembull mohimin e pretendimeve të opozitës nga raportuesi për Maqedoninë…
Blendi Hondai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, në një konferencë të mbajtur për shtyp, ka deklaruar se Arbëresha Bexheti Ferati, e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë ka arritur që të avancohet në tituj akademik në kundërshtim të më shumë se 15 dispozitave ligjore dhe statutare, bazuar në raportin e Inspektoratit Shtetëror për Arsim. SINKRON:BLENDI HONDAI-FORUMI PËR NDRYSHIME NË ARSIM “Viti 2022, Senati i Universitetit të Tetovës zhveshet nga kompetencat ligjore dhe i njeh Arbëresha Bexheti Feratit titullin ‘profesor inordinar’ të fituar në Beograd, Serbi, pa verifikuar nëse kandidatja i plotësonte kushtet e detyrueshme ligjore. Pa qenë e sigurt se…
Deputeti Mile Cekov njoftoi se po largohet nga ZNAM dhe se, prej tani e tutje, në Kuvend do të veprojë si deputet i pavarur. Ai nuk është më pjesë e shumicës qeverisëse. Në adresimin e tij drejtuar opinionit publik, ai tha se në politikë kishte hyrë me qëllimin për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve, por se ndryshimet e pritura nuk janë realizuar. “Para dy vitesh u bëra deputet për t’u përpjekur t’i ndryshoj gjërat, për të kërkuar përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin, për të luftuar për ndryshimin e sistemit, si dhe për të dëshmuar se në politikë ka vend për…
Në Aeroportin e Shkupit, dogana ka zbuluar 68 mijë dollarë australianë të padeklaruar te dy shtetas të Maqedonisë, përcjell TV21. Ata kishin kaluar në kanalin e gjelbër pa deklaruar paratë. Pas kontrollit, secilit i janë kthyer nga 10 mijë euro në kundërvlerë, ndërsa 35 mijë dollarë janë sekuestruar. Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të dy shtetasve të Maqedonisë– bashkëshortë, kanë gjetur 68 mijë dollarë australianë. Edhe pse me vete kishin një shumë të madhe valutash, në vend që të kalonin në kanalin e kuq, ata janë drejtuar në kanalin e gjelbër, i destinuar për pasagjerë që…

