Author: Jeta almakos

12 vite nuk mjaftuan që institucionet të përfundojmë punimet për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës dhe si rrjedhojë, edhe këtë vit, artistët e Tetovës nuk do të kenë mundësi që shfaqjet teatrale t’i planifikojnë dhe t’i realizojnë në objektin e ri, të cilin po e presin tash e disa vite. Prolongimin e punimeve e paralajmëroi Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov duke ju përgjigjur TV Shenjës. ZORAN LJUTKOV – MINISTËR I KULTURËS DHE TURZMIT “Po punojmë me intenzitet të shtuar, ka kontraktues të ri dhe aktualisht është duke u punuar për projektimin e teknologjisë skenike, disa kompani…

Lexo më Shumë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz ka thënë se nuk sheh vullnet politik te qeveria e Maqedonisë së Veriut  për t’u angazhuar në reformat e agjendës evropiane, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Waitz në një intervistë për Euronews Bulgaria tha se, gjatë vitit të kaluar, vendi nuk ka bërë asnjë përparim në zbatimin e reformave. Sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me vazhdimin e negociatave, por edhe me agjendën e reformave dhe planin e rritjes. Sinkron: Thomas Waitz, raportuesi i PE-së, për Maqedoninë e Veriut “Nëse vendi nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Izet Mexhitin, njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Çairit. Gjatë konferencës, Hoxha u pyet në lidhje me publikimin e një mesazhi që i atribuohet atij, ku pretendohet se u referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me fjalën “idiotë”. Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se bëhet fjalë për një çështje të kaluar tashmë. Hoxha u shpreh se situata i përket javës së kaluar dhe se ai ka dhënë sqarimet e nevojshme për gjithçka që është pretenduar. “Keni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për largimin e objekteve ilegale dhe mbylljen e vendkalimit në Bit Pazar. “Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra. Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë…

Lexo më Shumë

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi ynë, do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është numër identik me vitin e kaluar, deklaroi për AIM-n, Irsal Jakupi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame. “Numri është plotësuar sipas kuotës të cilën e caktoi Ministria e Haxhit në Arabinë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, edhe pse ishin paraqitur më shumë. Numri është identik si edhe vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë prej 14 deri më 21 maj,…

Lexo më Shumë

Pas incidentit të armatosur që ndodhi mbrëmë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, reagimet nuk kanë pushuar. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, shprehu shqetësim të thellë për incidentin e armatosur që ndodhi gjatë këtij eventi. Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike, pavarësisht nëse ajo drejtohet ndaj liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve. Mucunski shtoi se Maqedonia qëndron përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. “Incidenti…

Lexo më Shumë

Çmimet e frutave dhe perimeve thyejnë rekorde. Sipas analizës së televizionit Alsat, çmimet në tregje në krahasim me marketet dallojnë dukshëm. Disa markete kanë çmime më të lira në krahasim me tregjet e gjelbra, ndërsa një pjesë e madhe e zinxhirëve të marketeve po thyejnë rekorde me çmimet e frutave dhe perimeve. Produkt Treg (den.) Market (den.) Diferenca Domate 120–150 72–260 ↓30 deri ↑140 Tranguj 50 55–75 ↑5 deri ↑25 Limon 150 129–160 ↓21 deri ↑10 Lakër 40 20–40 ↓20 deri 0 Marule 40 35–45 ↓5 deri ↑5 Patate 60 26–38 ↓22 deri ↓34 Spec 160 140–160 ↓20 deri 0…

Lexo më Shumë

Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”. Ky është mesazhi i cili nga nxitur reagime të forta politike në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, pasi pretendohet se i njëjti është shkruar nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë – Ferit Hoxha. Ky mesazh vjen në kontekst të një diskutimi ku përmendet një shkrim i gazetës ‘Nova Makedonija’ lidhur me një deklaratë të kryeministrit Edi Rama. Ministria e Jashtme shqiptare dhe Hoxha e kanë mohuar mesazhin duke thënë se komenti nuk është i vërtetë, shkruan Portalb.mk. Si filloi? Më 24 prill, deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë publikuan disa fotografi ‘screenshot’ nga…

Lexo më Shumë

Nëse blini një veturë dhe pastaj kuptoni që i ka kilometrat e kthyera, denonconi direkt në polici tregtarët porosisin nga Ministria e Brendshme. Autoritet thonë se qindra vepra mashtrimi regjistrohen çdo vit, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti janë bërë dhjetëra denoncime nga qytetarët për mashtrim. Ka raste të tregtarëve individual dhe të kompanive që sjellin makina të përdorura nga jashtë shteti dhe ua ulin kilometrat me qëllim shitjeje me një çmim më të lartë. “Në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 326 vepra penale “mashtrim”, për të cilat janë denoncuar 243 autorë. Ndërsa në periudhën janar-mars 2026 janë…

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme janë djegur dy automjete transportuese në fshatin Çajlë të Gostivarit. Policia njofton se është djegur një automjet “MAN”, ndërsa nga flakët e të njëjtit, është djegur pjesërisht edhe një automjet “Mercedes Atego”. “Më 25.04.2026, në ora 06:40, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar një zjarr në një mjet motorik transportues “MAN” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.Sh. (49) nga fshati Çajllë. Automjeti ishte i parkuar në një pllac në vendin e quajtur “Çajlla e Vjetër”. Nga zjarri është përfshirë pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar “Mercedes Atego”.…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se Hekurudha e Maqedonisë-Transport ka nënshkruar marrëveshje me BERZH për të paktën pesë lokomotiva të reja të mallrave, ndërsa po punojmë edhe me Bankën Botërore për furnizimin me trena të rinj. “Këtyre u shtohet edhe projekti për Trenin Urban, ku linja e parë do të fillojë të funksionojë më 1 shtator, si dhe prokurimi i autobusëve të rinj elektrikë”, deklaroi ai. Nikolloski theksoi se ky është “një nga projektet më të rëndësishme që po e realizojmë, edhe pse nuk është i madh në përmasa”. “Së pari, do të ndihmojë shumë në uljen…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit ka hapur hetim kundër një 28-vjeçari nga Shkupi, punonjës i një shkolle fillore, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale kundër një vajze 14-vjeçare, përcjell TV21. I dyshuari akuzohet për përdhunimin e një fëmije nën moshën 15 vjeç dhe keqpërdorimin e regjistrimit të dikujt tjetër me përmbajtje eksplicite. “I dyshuari 28-vjeçar, një punonjës i shkollës fillore, e bindi vajzën 14-vjeçare t’i dërgonte foto dhe video me përmbajtje seksuale eksplicite të saj, dhe më pas e shantazhoi që do t’ia publikonte nëse nuk dilte me të. Viktima fëmijë pranoi të takohej, pas së cilës i…

Lexo më Shumë