Tregu shqiptar i automjeteve po përjeton një ndryshim të ndjeshëm në zgjedhjet e konsumatorëve, me automjetet tërësisht elektrike që po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të regjistrimeve të reja gjatë vitit 2026.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë të ditur se, gjatë periudhës janar–korrik 2026, për herë të parë janë regjistruar 6.396 automjete tërësisht elektrike, shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 126% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Drejtorisë, automjetet elektrike përbëjnë 40,5% të totalit të automjeteve të reja, me zero kilometra, të regjistruara gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti. Kjo përfaqëson një rritje prej 68%krahasuar me periudhën janar–korrik 2025.
Të dhënat tregojnë se vitet e fundit në Shqipëri është rritur orientimi drejt automjeteve me teknologji më të pastër, duke sjellë një transformim gradual të parkut automobilistik në vend.



