Tregu i punës në Kinë ka mbetur përgjithësisht i qëndrueshëm, me shkallën e papunësisë urbane të anketuar mesatarisht 5.2 për qind në periudhën janar – korrik të 2026, brenda objektivit vjetor, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton Xinhua.
Norma ishte e pandryshuar si nga gjashtë muajt e parë të vitit ashtu edhe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS).
Vetëm në korrik, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte 5.2 për qind, me 0.2 pikë përqindjeje më shumë se qershori. NBS ia atribuoi rritjen faktorëve sezonalë.
Kina ka vendosur një objektiv për të mbajtur shkallën e papunësisë urbane të anketuar në rreth 5.5 për qind në vitin 2026 dhe synon të krijojë më shumë se 12 milionë vende të reja pune urbane gjatë vitit.
Për të rritur më tej punësimin, u publikua një plan pesë-vjeçar për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe sigurimeve shoqërore në korrik. Ndër objektivat e tjerë, plani synon të ndihmojë 25 milionë punëtorë të papunë urbanë të gjejnë punë të reja dhe të ofrojë ndihmë punësimi për 6.5 milionë njerëz që përballen me vështirësi në gjetjen e punës.



