Author: Jeta almakos

Duke folur për zëvendëskryeministrin dhe përfaqësuesin e VLEN-it, Arben Fetai Mickoski tha se ka zhvilluar një bisedë personale me të, ku ai e ka njoftuar se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit. “Patjetër se do të ketë ndryshime, ky është fakt – do të ketë ndryshime. Pasi e përmendët zëvendëskryeministrin Fetai, po, ne biseduam personalisht unë dhe ai, dhe ai më përcolli se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë që unë e udhëheq”, deklaroi Mickoski. Sipas tij, Fetai ka shprehur synimin për t’u kthyer në Bruksel, ku, siç tha ai,…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të mëdha të mendimit dhe letërsisë shqiptare. Përmes një mesazhi publik ngushëllimi, Mexhiti e përshkroi Qosjen si “kalorës të letërsisë shqipe”, akademik me mendje horizontçelëse dhe rilindasin e fundit mes shqiptarëve. Sipas tij, Qosja ishte figurë e rëndësishme e shkrimit dhe mendimit kritik, i cili gjatë gjithë jetës mbeti zë i palodhur në kërkim të së vërtetës dhe mbrojtjes së çështjes kombëtare. “Si pjesë e ‘popullit të ndaluar’ në ish-Jugosllavi, ai u bë udhëheqës…

Lexo më Shumë

Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, i lidhur me hetime për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara. Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore. Në mesin e të përfshirëve dyshohet se janë dermatologë që punojnë në spitalin “8 Shtatori”, si dhe staf nga Klinika e Dermatologjisë dhe një qendër private estetike. Burimet bëjnë të ditur se janë duke u kryer kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të dyshuar. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet që një prokuror publik të vendosë nëse do të…

Lexo më Shumë

Dy incidente ndaj inspektorëve policorë të Kumanovës janë shënuar ditëve të fundit. TV21 mëson se pas mesnatës të së martës është djegur vetura, që në përdorim e kishte V.M. kryeinspektor i krimeve kompjuterike në SPB-Kumanovë. Si pasojë është djegur edhe vetura tjetër që ishte e parkuar pranë. Nga Ministria e Brendshme dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimin ndaj autorëve. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME: -Më 21.04.2026 në orën 01:11 në rrugën ‘Nikola Vapcarov’ të Kumanovës iu është vënë zjarri automjeteve të parkuara të pasagjerëve ‘Volkswagen Tiguan’ me targa të Kumanovës, në pronësi të A.S., dhe të…

Lexo më Shumë

Me këngë të kënduara nga ana e fëmijëve është hapur zyrtarisht, panairi i librit në Shkup. Pas këngëve, fëmjët patën disa dhurata për presidenten Siljanovska dhe ministrin e Kulturës, Lutkov. Atmosferë Presidentja, Gordana Siljanovska Dafkova, thotë se libri nuk na mëson vetëm të lexojmë, por të kuptojmë veten dhe tjetrin. Për presidenten, libri të mëson fuqinë e qetësisë dhe forcon karakterin. Presidentja, deklaron se libri është syrtarë në të cilën ruhet vizioni, dituria dhe shpresa e jo ari e argjendi. GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA Libri për mua është syrtarë në të cilin nuk ruhen ari dhe argjendi por ruhen, ide, vizione,…

Lexo më Shumë

Arsimi i lartë në vendin tonë prej kohësh ka nevojë për reformë. Këtë e dinë studentët, profesorët, prindërit dhe çdo familje që me sakrificë i dërgon fëmijët në universitet. Për vite me radhë, arsimi i lartë është lënë të ecë me probleme që të gjithë i kanë parë, por pak kush ka pasur guximin t’i prekë. Është krijuar ndjenjë pasigurie te të rinjtë, bindje se studimet jo gjithmonë të japin atë vlerë që duhet dhe se rruga drejt suksesit shumë shpesh kërkohet jashtë vendit, e jo këtu. Kjo është e dhimbshme për çdo familje. Pikërisht për këtë, Ligji për arsim…

Lexo më Shumë

Shkupi është shpallur Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028, një titull prestigjioz që jepet nga Bashkimi Evropian për qytetet me potencial të lartë kulturor. Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ky projekt pritet të sjellë deri në 8 milionë vizitorë të huaj, por kërkon përgatitje të madhe dhe strategji zhvillimi, veçanërisht në aspektin kulturor dhe ekologjik. Ndërkohë, kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, theksoi se prioritet mbetet përmirësimi i projekteve kyçe si Kalaja e Shkupit, Akuadukti i Shkupit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Salla Universale, me synimin për ta prezantuar qytetin në mënyrën më të mirë. Gjatë…

Lexo më Shumë

Këshillin Ekonomik Social e ngritim në një nivel më të lartë, strategjik, duke ndjekur shembullin e praktikave evropiane, ku dialogu social është kyç në krijimin e politikave, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Në seancën e fundit u hapën çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt punëtorët, punëdhënësit dhe qytetarët, me fokus në masa konkrete dhe zgjidhje ligjore. Ministri theksoi se është shqyrtuar Raporti vjetor për punën e Këshillit për vitin 2025, me theks në rezultatet e arritura dhe nevojën për promovimin e mëtejshëm të dialogut social. Sa i përket politikave rinore, Durmishi theksoi se Propozimi i ligjit për…

Lexo më Shumë

Vlen informoi se  Ansambli Muzikor i Tetovës nuk rrezikon të mbyllet, por siç thonë ata, po forcohet. VLEN sqaron se po punohet në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë. VLEN “Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare”. Debati për mbylljen ose fuzionimin e ansamblit të Tetovës në Pallatin e Kulturës nisi pas publikimit të Draft-strategjisë për kulturën 2026–2030, së bashku me Planin e Veprimit. Në dokumentin strategjik…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë politik kundër shqiptarëve në vend. Në një deklaratë publike, Osmani thekson se, duke u mbështetur në përvojën e tij politike dhe pa asnjë kalkulim partiak, miratimi i këtij Ligji përbën “tradhti të nivelit të lartë” ndaj përpjekjeve shumëvjeçare të brezave për të siguruar një pozitë të dinjitetshme për shqiptarët në shtet. “Nga e gjithë përvoja ime politike, dhe duke hequr çdo kalkulim partiak, e them me plot përgjegjësi: miratimi i të ashtuquajturit ligj për…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji që parasheh që deputetët të kenë vetëm shtetësinë e Maqedonisë ka kaluar filtrin e parë parlamentar dhe është votuar që të bëhet pikë e rendit të ditës në seancën aktuale të Kuvendit. Përveç BDI-së, e cila publikisht ishte kundër, të gjithë të tjerët e mbështetën propozimin e një grupi deputetësh nga koalicioni qeverisës, në të cilin thuhet se deputeti duhet “të jetë shtetas vetëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Antonio Milloshoski e arsyetoi propozimin dhe u dërgoi mesazh atyre që akuzojnë se ka deputetë me shtetësi të dyfishtë: “Vlerësojmë se ky mënyrë e ngritjes së kritereve do ta…

Lexo më Shumë

Njësia për krime të rënda dhe vepra penale kundër trashëgimisë kulturore pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar (DSHKO) dhe të Rëndë më 21.04.2026 ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër E.L. (27) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Siç thonë nga MPB, më 20.04.2026 nga DSHKO në bashkëpunim me SPB Shkup, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorce Petrov” në Shkup, u ndalua një automjet pasagjerësh Mercedes i drejtuar nga një person nga Shkupi, në…

Lexo më Shumë