Author: Jeta almakos

Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën e tij përfundimtare, njoftoi Ministri i Jashtëm Timço Mucunski, duke theksuar se institucionet po punojnë intensivisht për të plotësuar pozicionet vakante ambasadoriale dhe konsullore në të gjithë botën. Sipas tij, disa nga kandidatët e propozuar tashmë kanë marrë miratim në një seancë qeveritare, ndërsa procedura e rregullt diplomatike është ende në vazhdim për pjesën tjetër. “Kërkesat për marrëveshje janë dërguar për të gjithë kandidatët. Përgjigjet janë marrë tashmë për disa prej tyre, ndërsa përgjigjet ende priten për të tjerët, gjë që është praktikë e zakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Mucunski.…

Lexo më Shumë

Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Manastir, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, u shpreh se Samiti i Diasporës i mbajtur në Tiranë përbën një prezantim pozitiv për shqiptarët kudo që jetojnë. Ai vlerësoi organizimin si tejet të suksesshëm, duke theksuar se samiti mblodhi përfaqësues të diasporës nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Sipas tij, pjesëmarrje e veçantë u vu re nga mërgimtarët që prej dekadash jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendet e Europës dhe në Australi. “Lirisht mund të them se ka qenë një…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se do të zhvillojë edhe një takim të fundit me grupet e interesit lidhur me Ligjin për Arsimin e Lartë. Ajo theksoi se, megjithëse drafti i ligjit është përmbyllur, është e rëndësishme të dëgjohen të gjitha palët që kanë kërkuar takim përpara se të vazhdohet me procedurat e mëtejshme. Sipas saj, ende ka kohë para se ligji të hyjë në procedurë parlamentare. Pas përfundimit të konsultimeve, ligji do të kalojë në procedurë qeveritare, ku fillimisht do të rishikohet nga sektori i legjislacionit për të siguruar përputhshmërinë me ligjet ekzistuese dhe korrektësinë juridike.…

Lexo më Shumë

Shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, deklaroi deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti. Këtë deklaratë Bexheti e mbështet mbi presionet e fundit që bëhen mbi shqiptarët, por e përmend edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas Bexhetit, të drejtën për rregullim të ri shtetëror shqiptarët e fitojnë edhe pas deklaratave të kryeministrit për bllokim të integrimeve europiane. BLERIM BEXHETI, DEPUTET I BDI-SË “Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni Bullgaria Progresive i udhëhequr nga ish presidenti Rumen Radev ka dalë fitues absolut i zgjedhjeve të së dieles në Bullgari. Me 98.3 për qind të votave të numëruara “Bullgaria Progresive” është në krye me 44.7 për qind të votave, e ndjekur nga “Vazhdo Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 12.7 për qind dhe GERB-SDS me 13.4 për qind. Sipas vlerësimeve fillestare, “Bullgaria Progresive” do të ketë mbi 130 deputetë në përbërjen e re të parlamentit, çka do t’i mundësojë të formojë vetë qeverinë. Radev e themeloi partinë menjëherë para zgjedhjeve, pasi mbështeti protestat antiqeveritare në dhjetor, të cilat çuan në…

Lexo më Shumë

Gjurmët biologjike të gjyqtarit Gjoko Ristov janë gjetur në fletët e aluminit me të cilat janë mbështjellë 350 mijë eurot e gjetura në bunkerin special te shtëpia e prindërve të tij. Nëpërmjet ekspertizës, organi i akuzës mohon pretendimet e mbrojtjes se paratë janë të prindërve të gjyqtarit, të cilat i kanë fituar nëpërmjet shitjes së rrushit apo pronave. Prokurorja Iskra Haxhivasilevska konfirmoi se në vendin ku janë gjetur paratë, janë gjetur edhe disa shkresa në të cilat ka pasur të shkruara numra evidentues të lëndëve gjyqësore, e të cilat asociojnë me detyrën që ka ushtruar Ristovi, tanimë i akuzuar për…

Lexo më Shumë

Kompanitë izraelite, përplasën kryeministrin Mickoski dhe kreun e socialdemokratëve Filipçe. Duke komentuar akuzat e LSDM-së se ka angazhuar kompani izraelite për përndjekjen e opozitës, Mickoski tha se kjo nuk është pjesë e karakterit të tij. “Mendoj se një tip i tillë i sjelljes nga ana jonë nuk ekziston, e as që është pjesë e karakterit tim, e as që kam qëllim të merrem me politika të tilla të estradës”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. Kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe megjithatë thotë se Mickoski nuk e mohoi në mënyrë eksplicite se nuk ka angazhuar agjenci për përndjekje. Qëllimi i tij është…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela, aktualisht ndodhet në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, pas ankesës së dorëzuar lidhur me çështjen e subjektit politik, “Aleanca për Shqiptarët”. Pas disa vendimeve të shkallës së parë, ku dy prej tyre ishin në favor të Selës dhe një në favor të krahut të Taravarit, ai ka zgjedhur të ndjekë rrugën ligjore përmes apelimit, duke kërkuar një vendim përfundimtar që do të përcaktojë drejtimin e mëtejmë politik. Në paraqitjet e tij publike, Sela ka bërë të ditur se do të respektojë vendimin e Apelit, por njëkohësisht ka theksuar se veprimet e tij politike do…

Lexo më Shumë

Nita Kaprolli, e lindur dhe e rritur në Gostivar, po shquhet si një nga profesionistet e reja shqiptare me një profil të rrallë akademik dhe profesional në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ajo ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në vetëm 10 vite, duke u avancuar dy herë gjatë procesit të shkollimit dhe duke përfunduar ciklet arsimore për kohë më të shkurtër se norma standarde. Më tej, Kaprolli ka ndjekur paralelisht dy drejtime universitare, duke u diplomuar në Inxhinieri Kompjuterike dhe në Matematikë e Informatikë. Studimet master i ka përfunduar në fushën “Software Application and Development”, duke ndërtuar…

Lexo më Shumë

Vetëm 250 bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur për të votuar në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Bullgari. Kryeministri Hristijan Mickoski ironizon me daljen e ulët të bullgarëve, duke shtuar se edhe pse Rumen Radev pohonte se në vendin tonë jetojnë mbi 200 mijë bullgarë, në zgjedhje kanë dalë vetëm 250. “Pres që qytetarët bullgar të cilët votojnë në Bullgari do të zgjedhin kryeministër i cili do të jetë i orientuar qartë drejt Evropës, për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe në vend të çështjeve bilaterale do të përkushtohet në vlerat e vërteta themelore evropiane të…

Lexo më Shumë

Numri më i madh i pacientëve të prekur nga kanceri janë duhanpirësit, thekson mjeku Igorçe Xhikovski. Në një prononcim për TV Shenja, ai shpjegon se pirja e duhanit në përditshmëri ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rasteve me sëmundje malinje. Sipas tij, është në rritje edhe numri i pacientëve të diagnostikuar me kancer në mushkëri, i cili arrin rreth 600 deri në 700 raste të reja brenda një viti. IGORÇE XHIKOVSKI, MJEK Numri më i madhë i tyre janë në fazë të avancuar që nënkupton se janë në gjendje të paoperushme. Tek ata nuk mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale, nëse flasim…

Lexo më Shumë

Forumi i Diplomacisë në Antalya gjatë tri ditëve të fundit mblodhi mijëra liderë botërorë dhe shërbeu si një platformë kyç për trajtimin e krizave të mëdha ndërkombëtare, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, duke theksuar gjithashtu rolin gjithnjë e më të madh të Turqisë në diplomaci dhe ndërmjetësim, raporton Anadolu. Duke folur në konferencën përmbyllëse të forumit treditor në qytetin jugor turk të Antalyas, Fidan tha se në ngjarje morën pjesë 23 krerë shtetesh dhe qeverish, 13 zëvendësliderë dhe 50 ministra të jashtëm, së bashku me përfaqësues nga 150 vende dhe 66 organizata ndërkombëtare. “Gjatë tri ditëve,…

Lexo më Shumë