Author: Jeta almakos

Në zgjedhjet parlamentare të sotme në Bullgari vetëm 210 nga 3.504 bullgarë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut kanë aplikuar për të votuar. Në Strumicë janë paraqitur 62 persona, në Ohër 56, Prilep 52, Shkup 29 dhe në Manastir 11 votues. Megjithatë, ekziston mundësia që të votohet edhe fizikisht në vendvotime. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, interesi është përgjysmuar, pasi atëherë për votim ishin paraqitur 461 persona./Skopje1.

Lexo më Shumë

Lazim Destani, Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, mori pjesë në një panel diskutimi me temë “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, i cili u mbajt në Düsseldorf. Paneli mblodhi përfaqësues të biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Gjermania, si dhe përfaqësues institucionalë, duke përfshirë Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështjet Evropiane, Bekim Sali. Pjesëmarrja e gjerë dëshmoi interesin dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Gjatë diskutimeve u trajtuan në mënyrë konkrete potencialet ekonomike të vendit, reformat e ndërmarra për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe mekanizmat…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska beson se Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe po kërkon masa urgjente për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve nga rritja e çmimeve. Trençevska njoftoi se si grup parlamentar po përgatisin ligje të reja, me masa të reja, të cilat do t’i paraqesin në Parlament, pasi të parat nuk morën mbështetje. Pati një debat të nxehtë në lidhje me kërkesën e sindikatës për një rritje të pagës minimale me 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera me 100 euro. “Pagat e punëtorëve duhet të rriten. Paga minimale duhet të rritet, duhet të…

Lexo më Shumë

Kumtesë nga VLEN: Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë. Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike. Në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e…

Lexo më Shumë

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC) zhvilloi një takim të rëndësishëm dhe përmbajtësor me senatorin amerikan Cory Booker, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Ballkan dhe roli i shqiptarëve në rajon. Në një klimë të polarizuar politike në SHBA, në takim u theksua se mbështetja për Kosovën dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane mbetet e fortë dhe bipartizane. Të dyja krahët politikë në Uashington e konsiderojnë faktorin shqiptar si element kyç për stabilitetin në Ballkan. Gjatë bashkëbisedimit, senatori Booker u pajtua se është në interes strategjik të SHBA-së që Kosova të integrohet në NATO…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot iu drejtua Forumit të Diplomacisë në Antalya, duke theksuar rëndësinë e rezultateve konkrete, bashkëpunimit rajonal dhe planifikimit strategjik në kushtet e sfidave aktuale globale, raporton Anadolu. Në fjalimin e tij në panelin me titull “Korrja e paqes në Ballkan: Dialogu, biznesi dhe lidhshmëria”, Mucunski shprehu falënderim ndaj Ministrisë së Jashtme të Turqisë për organizimin e ngjarjes, duke vlerësuar se forumi “po bëhet gjithnjë e më thelbësor dhe më relevant çdo vit”. Ai theksoi rolin e Turqisë si një aleat i rëndësishëm, duke vënë në…

Lexo më Shumë

Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë të ditur se ka rënie serioze prej 61% të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me vlerë totale prej vetëm 468 milionë euro. BDI njoftoi se të dhënat e publikuara në analizat rajonale për Investimet e Huaja Direkte në Ballkan kanë treguar një alarm serioz për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe sinjal i rëndë për ekonominë e vendit, ka theksuar BDI. Partia opozitare, po ashtu ka thënë se investitori i huaj kërkon siguri juridike, institucione…

Lexo më Shumë

Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit janë liderë në rajon, konfirmuar edhe mediat ndërkombëtare. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për këtë vit, nga mbi 390 mijë vende të reja të ofruara, për shkak të ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka një rënie…

Lexo më Shumë

Në margjina të Forumit diplomatik në Antali, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova realizoi takim me kryetarin e TIKA-s, Abdulla Eren, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlkqyeshëm dhe partneriteti i fuqishëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Presidentja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme nga TIKA, e cila me mbi 1.300 projekte të realizuara ka kontribut të dukshëm dhe të përhershëm në disa sektorë: arsim, shëndetësi, trashëgimi kulturore dhe infrastrukturë. “për të, me rëndësi të posaçme është ndihma në sektorin shëndetësor, posaçërisht investimi në pajisje bashkëkohore mjekësore për Klinikën për radioterapi dhe onkologji, që kontribuon për avancimin e shëndetit publik, si…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Çairi, Izet Mexhiti ka njoftuar se në lagjen Gazi Babë po përmbyllet një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që i jep zonës një pamje të re dhe kushte më të mira për banorët. Sipas tij, është finalizuar asfaltimi i rrugës 157, segment që lidh zonën nga xhamia deri te shkallët në bulevard. Projekti është realizuar nga fillimi dhe përfshin rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik modern, asfalt cilësor si dhe trotuare të rregulluara për rritjen e sigurisë. “Ky është një investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke përmirësuar standardin e…

Lexo më Shumë

Një skemë kontrabande me orë “Apple” është zbuluar në Shkup, ku një dyqan celularësh dyshohet se ka zëvendësuar produktet e sekuestruara me kopje të lira dhe ka nxjerrë origjinalet në shitje. Rasti u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga një ekip mobil doganor, gjatë kontrollit të një dërgese me tableta nga Dubai. Gjatë kontrollit, inspektorët zbuluan 20 orë inteligjente që nuk ishin të deklaruara në dokumentacionin doganor. Orët u sekuestruan dhe u vendosën në kasafortë sigurie, por po atë ditë persona me qasje i zëvendësuan me kopje të lira, ndërsa origjinalet iu dorëzuan importuesit. Me urdhër të prokurorit publik,…

Lexo më Shumë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në North Macedonia, duke i cilësuar ato si standard demokratik të panegociueshëm. Gjatë një takimi me aktivistin dhe studentin tetovar Mevlan Ademi, njërin nga udhëheqësit e protestave paqësore për të drejtat gjuhësore, si dhe në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ministri Gonxhja diskutoi mbi nevojën për respektim të plotë të përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha nivelet institucionale dhe publike. Statusi i plotë i ministrit Gonxhja: Me aktivistin Mevlan Ademi, studentin tetovar…

Lexo më Shumë