Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, njoftoi se është arritur marrëveshje mes bujqve, blerësve dhe përpunuesve për çmimin e specit për ajvar, i cili nga nesër do të blihet me 40 denarë për kilogram për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë dhe atë industriale, ndërsa 15 denarë për klasin më të ulët, përcjell TV21. Marrëveshja vjen pas disa ditësh negociatash, ndërsa ministri u bëri thirrje blerësve dhe përpunuesve t’i respektojnë çmimet dhe të bëjnë klasifikimin e duhur të specave. Pas përfundimit të vjeljes, në tetor dhe nëntor, do të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje sistemore që do t’u sigurojë bujqve rregulla të qarta për klasifikimin, afatet e pagesës dhe sigurinë e prodhimit. Kjo marrëveshje vjen pasi për disa ditë me radhë bujqit e Strumicës protestuan dhe bllokuan rrugët për shkak të pakënaqësisë për çmimin me të cilin u blihej speci.
“Për momentin kemi marrëveshje mes bujqve, blerësve dhe përpunuesve që speci I ajvarit nga nesër e tutje me informimin në qendrat blerëse nga ana e përpunuesve të shitet me çmim – klasi i parë 40 denarë, klasi i parë i dytë 30 denarë, klasa industriale, e cila është klasë nën të parën-të dytën gjithashtu për 30 denarë dhe klasi më i ulët për 15 denarë. Këto çmime janë në marrëveshje edhe me njërën edhe me tjetrën palë”, theksoi Borçe Serafimovski, ministër i Bujqësisë.
Data 04.10.2026
Aktuale
- Kushtrimi merr Aurorën në Nekoc, sonte dasma me shumë të ftuar
- (VIDEO) Për çdo vit nga 1000 raste të reja me kancerin e gjirit, paralajmërohet koncept i ri i skriningut
- “Pushteti i Ramës po dobësohet” – Media spanjolle jehonë revoltës në Shqipëri: Korrupsioni dhe protestat vënë kryeministrin nën presion. Balluku akuzohet për 190 mln € abuzime, skandali i Vlora Hysenit…
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar
- Tragjedia në Volljakë: Aksident i rëndë trafiku trondit Klinën
- Përgatitja për Epidemitë e Reja: Rritja e Kapacitetit të Shërbimeve të Urgjencës
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar



