Koalicioni VLEN sot ka reaguar ndaj qëndrimit të BDI-së, e cila doli kundër shfuqizimit të qeverisë teknike. Nga atje thonë se qëndrimi i BDI-së është hipokrizi e pastër dhe përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik. Qeveria teknike nuk ishte ndonjë standard demokratik për t’u mbrojtur sot, por një zgjidhje emergjente e imponuar nga një krizë e thellë politik, krizë që erdhi si rezultat i bashkëqeverisjes së komprometuar dhe skandaleve të rënda ku BDI ishte pjesë, në partneritet me regjimin e Nikolla Gruevskit. “Le të kujtojmë pse u krijua kjo qeveri: për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë. Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës. U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot përsëri ka ftuar për bisedime me Bullgarinë për të zgjidhur ngërçin katër vjeçar për bisedimet e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ai thirrjen e bëri sot në Vjenë me ç’rast tha se qytetarët maqedonas janë të frustruar me procesin e bilaterilizuar të bisedimeve për hyrje në BE, si pasojë e kërkesave nga ana e Bullgarisë. “Qëndrimi i ynë është shumë i qartë, se ne si qeveri jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë me aleatët tanë, fqinjët në këtë rast, dhe të diskutojmë tejkalimin e këtij problemi. Por ajo që është më…
Kryeministri, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, ndodhet për një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Vjenë, në Republikën e Austrisë. Në kuadër të vizitës, Mickoski, siç paralajmëruan nga Qeveria, do të takohet me kancelarin e Republikës së Austrisë, Kristian Shtoker, në të cilën do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për çështje të rëndësishme dhe aktuale që lidhen me Evropën dhe rajonin. Pas takimit, kryeministri dhe kancelari austriak do të mbajnë fjalim në një forum biznesi para përfaqësuesve të shoqatave të bizneseve të të dy vendeve, në të cilin do të riafirmohet bashkëpunimi i…
Një lajm i hidhur ka vjen sot nga komuna e Vrapçishtit, ku në një aksident tragjik në vendin e punës ka humbur jetën Imer Ameti nga Tetova, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gradec, ku gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, ish-luftëtari u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani. Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.
Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe. “Nëse i arratisuri nga drejtësia ka marrë pasaportë serbe dhe hungareze, atëherë është e qartë se pas kësaj qëndrojnë aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë, Orban dhe Vuçiç – të cilët i konsiderojmë mentorë politikë të Mickoskit. Mosveprimi i qeverisë dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim tregon për një përpjekje të qëllimshme për t’i krijuar hapësirë dhe për ta mbrojtur Gruevskin”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se, ndërkohë që vende të…
Prej i vogël jam mësuar në rrethana multietnike, kemi luajtur nëpër xhami. Pasi përfundoi fakultetin, shkoi në Norvegji si pjesë e një nisme, ku ishin mbledhur njerëz nga ish-Jugosllavia për të diskutuar për kohërat e luftës. Këtu Aleksandar Petkovski e gjeti frymëzimin për të mësuar gjuhën shqipe. “Ndryshe nga shqiptarët të cilët kanë mbështetje institucionale, që ta mësosh gjuhën maqedonase në shkollën fillore, në shkollën e mesme, ne si maqedonas nuk kemi mundësi”, tha Aleksandar Petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT. Ju ku e mësuat? “Unë e kam mësuar në klasa private, kam shkuar 4 vite, në vitin 2001…
Ligji për arsimin e lartë do të dërgohet nesër në procedurë qeveritare, pasi kanë përfunduar edhe konsultimet e fundit mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe partnerit të koalicionit në Qeveri nga radhët e partive shqiptare – VLEN. Kështu njoftoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Sipas saj, në takimin me përfaqësuesit e VLEN-it janë diskutuar gjashtë pika lidhur me ligjin, prej të cilave pesë kanë qenë tashmë të trajtuara më herët dhe nuk kanë qenë kontestuese. Pika e fundit për të cilën u arrit sot marrëveshje, Janevska sqaroi se kishte të bënte me indeksin e Hirshovit. Ajo…
Bashkë me partnerët e qeverisë, arritëm marrëveshje për reformat e domosdoshme, për Miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Me këtë mbyllet epoka e formalizmit dhe vendoset meritokracia. H-indeksi largohet, vendet e punës mbrohen dhe krijohen mundësi për avancim të drejtë. Universitetet në gjuhën shqipe pozicionohen si të barabarta dhe konkurruese, ndërsa investimi në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” konfirmon qartë prioritetin tonë për arsim cilësor. Ky është vendim që shtyn përpara sistemin dhe garanton drejtësi për të gjithë.
Qindra policë kanë paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi kjo e fundit nuk ua ka paguar kompensimet për orët e punuara shtesë jashtë orarit në përputhje me marrëveshjen për punë siç u takon. Mbi një mijë padi janë dorëzuar vetëm në tre muajt e fundit, respektivisht në shkurt, mars dhe në 20 ditë të prillit. Siç na njoftuan nga Gjykata Civile, në muajin shkurt sipas të dhënave nga sistemi operativ AKMIS, e që përfshinë të gjitha gjykatat në RMV, në muajin shkurt janë dorëzuar 458 lëndë për kompensime të pa paguara. Në muajin mars janë regjistruar 506 ndërsa gjatë…
Në një intervistë për emisionin “360 gradë” në MRT1, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se zgjedhja për mbajtjen e kongresit të parë të VLEN-it më 9 maj – Dita e Evropës, nuk është e rastësishme, por ka një simbolikë të qartë politike dhe vlerash, pasi, siç tha ai, VLEN e ndërton narrativën e saj si evropiane dhe ata janë politikanë pro-evropianë. Aliu njëkohësisht shprehu optimizëm se në një periudhë shumë të shkurtër do të shihen rezultatet e para lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ministrat përkatës punojnë çdo ditë në këtë agjendë, ndërsa…
“Zëvendëskryeministri Arben Fetai nuk shkon në punë, as nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë”, deklaroi në intervistën për emisionin “360 gradë” në MRT1 ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ai në intervistë konfirmoi se në periudhën e fundit nuk ka komunikuar me kolegun e tij, zëvendëskryeministrin për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencës, Arben Fetai, për shkak se “ai nuk është këtu” dhe “nuk vjen në mbledhjet e Qeverisë”, por tha se mungesa e tij nuk lidhet me probleme shëndetësore. I pyetur pse nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë, Aliu u shpreh se nuk e di dhe se…

