Partia VMRO-DPMNE ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit Alsat M, Lirim Hajredini.
Përmes një telegrami ngushëllimi, nga VMRO-DPMNE e kanë cilësuar humbjen e Hajredinit si të papritur dhe tragjike, duke theksuar se vdekja e tij përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin për angazhimin e tij profesional.
“Me pikëllim të madh e pranuam lajmin për humbjen e papritur dhe tragjike të drejtorit të televizionit Alsat M, Lirim Hajredini”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të VMRO-DPMNE-së.
Partia ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe të afërmit e Hajredinit, në këto momente të vështira.



