Author: Jeta almakos

Me flamuj kuqezi dhe pankarta për të drejtën e barabartë në arsimim, studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, marshuan në Shkodër. Përveç studentëve, qytetarë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sistemit të drejtësisë, ishin pjesë e marshimit paqësor në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe. Protesta e të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka sjellë reagime edhe nga klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ljupço Georgievski ka reaguar me një deklaratë ironike lidhur me debatet për “bullgarizimin” e vendit, duke theksuar se fenomeni po merr edhe dimensione absurde dhe se diskursi i tillë vjen nga Serbia. Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së kritikon ashpër heshtjen e asaj që ai e quan “patriotizëm i rremë” në vend, duke shtuar se askush nuk reagon ndaj këtyre narrativave. Ja postimi i plotë: Lufta kundër bullgarizimit të Maqedonisë ka edhe një anë komike: Kur serbët i quajnë Goce Delchev dhe Dame Gruev agjentë bullgarë. Kur serbët e quajnë VMRO organizatë terroriste bullgare. Kur serbët, në mes…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me procedurat ndaj Artan Grubi, duke i cilësuar ato si hakmarrje të pastër politike dhe “gjueti shtrigash” informon Tetovasot. Ademi theksoi në “Dialog në Lajm” me Sefer Tahirin se nëse ekziston sadopak drejtësi në vend, hetimi duhet të mbyllet menjëherë dhe kallëzimi penal të hidhet poshtë. “Ky është një konstruksion i pastër politik dhe hakmarrje ndaj z. Grubi. Nëse ka pak drejtësi në këtë vend, hetimet duhet të mbyllen dhe kallëzimi penal duhet të hidhet poshtë”, deklaroi Arbër Ademi. Ai gjithashtu ngriti pyetje edhe për rolin…

Lexo më Shumë

BDI-ja dhe LDSM-ja po e bllokojnë miratimin e ligjit të ri për vetëqeverisjen lokale, akuzoi sot ministri Zlatko Perinski. Zgjidhja e re ligjore parasheh mundësinë për shkarkim të parakohshëm të kryetarëve të komunave, por i njëjti është bllokuar në Kuvend për shkak të mungesës së shumicës së Badenterit dhe shumicës prej dy të tretave për miratimin e tij, tha ai. Shpresoj që opozita do ta tejkalojë këtë çështje në aspekt politik dhe kjo zgjidhje ligjore më në fund do të miratohet në kuadër të parlamentit, sepse ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e demokracisë lokale. Partitë opozitare, BDI dhe LDSM, edhe pse…

Lexo më Shumë

Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin ka qëndruar sot në Shkup në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë së futbollit europian është pritur nga kryetari i FFM-së, Masar Omeragiq. Në delegacionin e Çeferinit ishin të përfshirë edhe shqiptari Denis Bastari si dhe Zoran Lakoviq. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Çeferin zhvillojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri si dhe pasditë ishte tek “Shtëpia e Futbollit”. Kjo vizitë përbën një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet FFM-së dhe UEFA-së. “Shtëpia e futbollit” në Maqedoni gëzon vlerësim të lartë në kuadër të familjes evropiane të futbollit, ndërsa prania e Çeferinit…

Lexo më Shumë

Presidenti Gordana Siljanovska-Davkova sot është pritur në takim nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin siç thotë ka pasur bisedë konstruktive. Siljanovska në Facebook shkruan se pret që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për bashkëpunim më të strukturuar. “Falënderoj Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mikpritjen, bisedën konstruktive dhe të sinqertë në Dolmabahçe të Stambollit. Ne pajtohemi që marrëdhëniet maqedonase-turke bazohen në miqësi të fortë, besim dhe mbështetje të vazhdueshme, me një kontribut të rëndësishëm të investimeve turke në shoqërinë maqedonase në përgjithësi”. Ne presim që Këshilli i Bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri-Stafai, ka reaguar publikisht pas padisë së ngritur ndaj saj nga ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili e ka paditur për “shqetësim emocional”. Në reagimin e saj, Imeri-Stafai ironizon pretendimet e Bexhetit, duke thënë se sipas tij “nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija dhe është histerik deri në tre faqe padi”. Deputetja shtoi se “nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi nuk është te fjala, por te ndërgjegjja”, duke e cilësuar padinë si të pabazë. Ajo kujtoi gjithashtu se nuk kishte reaguar kur Bexheti e kishte quajtur “të dehur”,…

Lexo më Shumë

Ende pa filluar mirë, seanca në të cilën deputetët vendosën për vazhdimin e gjendjes së krizës përfundoi… E si pasojë, me 80-të vota “PËR”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të vazhduar gjendjen e krizës që do të fillojë nga 21 prilli e do të zgjasë deri më 20 korrik. I vetmi deputet që morri fjalën në këtë seancë ishte deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, i cili tha se si grup parlamentar e mbështesin vazhdimin e gjendjes së krizës, por kritikojnë mënyrën se si shteti udhëheq me të njëjtën. Sipas Mecinoviq, Maqedonia duhet…

Lexo më Shumë

Sot në terren, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, shënoi nisjen e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën “Dizhon 15”. Projekti përfshin ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone. Në kuadër të tij do të realizohet rekonstruimi i rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe 25 lidhje për amvisëritë, ndërsa paralelisht do të kryhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash. “Po investojmë në infrastrukturën bazë, aty ku ndikimi është i drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Edhe sikur t’i plotësojë të gjitha kushtet, ne do ta pengojmë, tha deputeti i VMRO-së z.Petrushevski. “E falenderojmë LSDM-në, të cilët shumë mirë i njohin të gjitha kompanitë e Daka Davidoviqit, me të cilat shefi i tyre Zaev me siguri bashkëpunon dhe fiton mirë, për indikacionet se kompania “Hronos Sum” qenka në pronësi të biznesmenit pro-rus Daka”, tha ndër të tjera deputeti i VMRO-së, Brane Petrushevski. “Miodrag Davidoviq-Daka partneri pro-rus i Zoran Zaevit, është njeri me të kaluar kontraverze i cili është edhe pjesë e Listës së Zezë amerikane, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorimin e ndikimit në…

Lexo më Shumë

Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një proces me rëndësi të veçantë dhe ne e mbështesim si të tillë. Megjithatë, mënyra se si është përbërë delegacioni që do të përfaqësojë vendin në Washington e dëmton këtë proces. Përbërja njëetnike e delegacionit nuk pasqyron realitetin shumëetnik të shtetit dhe përbën një përjashtim të hapur dhe të qëllimshëm. Një qasje e tillë nuk mund të arsyetohet dhe përbën një precedent të rrezikshëm në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Qeveria, në vend që të reflektojë diversitetin dhe barazinë e garantuar në shtet, po zgjedh të injorojë themelin mbi të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë momente nga ndeshja që po zhvillohet në Kosovë mes Kombëtarës së Kosovës me Turqinë, për kualifikim në Kampionatin Botëror., duke shprehur hapur mbështetjen e tij për përfaqësuesen kosovare. Përmes një publikimi në profilin e tij në Facebook, Mexhiti ka shpërndarë disa fotografi nga atmosfera në Prishtinë, ku shihet mes tifozëve duke përkrahur ekipin e Kosovës. “Në zemër të Prishtinës, festojmë për Kosovën bashkë me ikonën e muzikës popullore shqipe Shkurte Fejza, dhe mijëra shqiptarë nga vendi e diaspora. Forca Kosovë”, ka shkruar Mexhiti.

Lexo më Shumë