Nga partia VLEN i janë kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së, të cilët, sot deklaruan se për afër një vit procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe. Sipas tyre, BDI po bën zhurmë për dokumentet por faktet, thonë ata ia prishin hesapet.
“Pikërisht Artan Grubi, sa ishte zëvendëskryeministër i parë, nënshkruante vendime zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Firma e tij është aty, e zezë mbi të bardhë.
Jeta në opozitë e ka gërryer aq shumë BDI-në, sa u janë bërë lëmsh edhe shifrat. E kur u dalin përpara dokumentet me firmën e Artan Grubit, bëhen sikur kanë rënë nga Marsi.
Nëse BDI-ja është kaq e merakosur për ligjin dhe përgjegjësinë, le të mos numërojë seanca e të shesë mjegull. Le t’i bashkohet thirrjes sonë drejtuar Prokurorisë dhe të kërkojë përgjigje të qartë se deri ku ka mbërritur çështja që e çoi Artan Grubin në listën e zezë amerikane?
Por pikërisht këtu BDI-së i pritet filmi”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Më tej ata thonë se në vend që t’ia varin Grubit në qafë të gjitha gjynahet e veta, “le të kërkojnë bashkë me ne që Prokuroria të tregojë se ku ka ngecur çështja e tij. Apo kanë frikë se, bashkë me të, do të hapet edhe kutia e zezë e BDI-së?”.
Data 05.10.2026
Aktuale
- Aurora shumë e lumtur që e ka zgjedhur Kushtrimin për burrë, këto janë fjalët e zemrën që i tha për të
- Reagimi i Alban Krasniqit ndaj thirrjes së Endrit Thaçit për Gjykatën Speciale
- Ky është momenti i Aurorës me babanë që i bëri të gjithë me lot – edhe nusja e prishi krejt grimin nga lotët
- Protestuesit vendosin tendat përpara Kuvendit, përgatiten për një natë të gjatë
- Një javë pasi u themelua dhe me kapital vetëm 5 mijë euro, Nion shpk merr leje për objekt me 23 kate, në Tiranë
- Kasami nga Çellopeku: VLEN-i është i bashkuar, i konsoliduar dhe unik
- Ramushi dhe Anita bashkë në dasmë te ish-banorët e BBVK-së, çifti morën vëmendjen me paraqitjen e tyre
- Deputeti gjerman: SPAK të veprojë pa ndikime. Korrupsioni, çështja më e rëndësishme për t’u bërë anëtar i BE



