Gjykata Kushtetuese në ueb-faqen e saj publikoi mendimin e përbashkët “Amicus Curiae” (Këshillë miqësore) e Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Demokraci dhe Dinjitet Njerëzor në Këshillin e Evropës lidhur me lëndën për përdorimin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas këtij mendimi, të drejtat gjuhësore të pakicave janë standarde minimale, që shtetet mund t’i zgjerojnë, por vetëm nëse sigurojnë zbatim real në praktikë. Pra, nuk mjafton që këto të drejta të ekzistojnë në ligj – ato duhet të mbështeten me burime financiare, staf dhe mekanizma funksionalë. Komisioni thekson se shtetet kanë hapësirë të gjerë për të vendosur si do…
Author: Jeta almakos
Nga BDI sot kanë reaguar lidhur me devijimin e rrugës për ndërtimin e Korridorit 8. Nga atje thonë se po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite. “Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Institucionit Ndëshkues-Përmirësues (Burgu i Prilepit), ku një përleshje mes të burgosurve ka përfunduar me lëndime trupore. Sipas informacioneve zyrtare, më datë 30.03.2026, rreth orës 10:00, është raportuar se në pjesën e hapur të burgut të Prilepit, i dënuari A.F. (34) nga rrethina e Prilepit ka sulmuar fizikisht të dënuarin tjetër, F.S. (45) nga Prilepi. Detajet e sulmit: Gjatë përleshjes, 34-vjeçari ka përdorur një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime bashkëvuajtësit të tij. Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku mjekët kanë konstatuar lëndimet e marra. Autoritetet policore dhe…
Buka po shtrenjtohet në disa qytete të vendit. Në disa furra në Shtip, Koçan, Prilep dhe Manastir pritet që çmimi i disa llojeve të bukës të rritet nga nesër, ndërsa diku kjo rritje ka ndodhur tashmë. Njoftohet se çmimi i bukës së bardhë prej 450 gramësh do të rritet në disa furra nga 3 deri në 5 denarë. Informacioni ka arritur edhe te Grupacioni i industrisë së mullirit dhe bukëpjekjes pranë Dhomës së Tregtisë, por ata theksojnë se çdo furre vendos individualisht për çmimet. “Ne kemi informacion se disa furra të veçanta, anëtare ose jo, kanë rritur çmimet. Për shembull,…
Urdhrin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. “Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesic, në një deklaratë zyrtare të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024. Në këtë deklaratë ministri sërb e quan…
Një rekomandim i UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë ka mjaftuar që shteti ta rishikojë këtë projekt. Ministri i transportit Aleksandar Nikollovski thotë se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për lëshimet që janë bërë nga projektuesit në kohën e pushteti të kaluar. “Ndërtohet aksi për momentin, kështu që nëse s’do të kishim qëllim për të punuar nuk do të bëhej! Por, gjithashtu ka rekomandim shumë të qartë nga UNESCO për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh se kjo zonë është e mbrojtur nga UNESCO, shkaku i relikteve të shumta arkeologjike…
Është nënshkruar sot një marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit dhe sindikatave të vendit, e cila përfshinë rritje graduale të pagave për të punësuarit në këtë ministri, por edhe për përfitime të tjera për të njëjtit. Nënshkrimi i marrëveshjes së parë kolektive në këtë ministri është bërë nga Ministri Muhamet Hoxha, Kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Tërpe Deanovski, e Kryetarja e Organizatës Sindikale Martina Spasovska Toceva. Hoxha me këtë rast sqaroi se me këtë marrëveshtje parashihet rritje graduale e pagave për të punësuarit në ministri me 7%, duke filluar nga marsi i vitit…
Paraqitje e zotit Zijadin Sela, para mediave: “Qeveria po bënë përpjekje për ta divijuar Korridorin 8, me tendencë që të pengoj realizimin e tij, dhe të devijojë qëllimin dhe idenë e Korridorit 8, duke vazhduar që t’ia bashkangjes edhe këtë segment të autostradave që janë ndërtuar më herët, por edhe që ndërtohen tani, përsëri Korridorit 10 dhe orientimin e kësaj autostrade gjeopolitike dhe gjeostrategjike (por edhe ekonomike) drejt linjës Serbi-Greqi dhe jo bashkimin e Detit Adriatik dhe Detit të Zi, që është interes i gjeopolitikave dhe i NATO-së, të cilës i përket edhe Maqedonia e Veriut, si anëtare e plotëfuqishme.…
Bujar OSMANI Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE? Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm. Sponsorizimi i jashtëm Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan. Mungesa e kundërpeshës së brendshme Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka…
Në botën e mjekësisë ekzistojnë fusha që tregojnë fuqinë teknike dhe shkencore të shëndetësisë moderne. Por transplantimi zbulon diçka edhe më të rëndësishme – pjekurinë morale të një shoqërie. Në vitin 2024, në nivel global janë kryer një rekord prej 173.727 transplante organesh, ndërsa në Evropë 44.021 transplante. Pavarësisht këtij përparimi, në fund të të njëjtit vit 94.644 pacientë në vendet e Këshillit të Evropës ende prisnin një organ, ndërsa 8.591 persona vdiqën duke qenë në listë pritjeje. Kjo do të thotë se transplantimi sot nuk është vetëm “mbret” apo kulmi i mjekësisë, por edhe një matës se sa një…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas informacioneve se Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër–Kërçovë. “Edhe zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqiprinë. Para një muaji kur e ngritëm këtë çështje thanë se është shpifje. Sot doli në shesh e vërteta. Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri”, thuhet ne reagimin e BDI-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kanë reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski se autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje. “Kryeministri Mickoski sot vetëm konfirmoi atë që Kryetari, Ziadin Sela, denoncoi shumë ditë më parë (10 mars, 2026). U desht një kohë që të gjejnë një alibi dhe të fshihen pas UNESCO-s, por ne nuk do të dorëzohemi. Edhe këtë alibi do t’ua demaskojmë e demantojmë si edhe çdo tendencë tjetër për të eliminuar Strugën…

