Nesër kthehet në funksionim ora verore, ku akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. E diela e fundit e muajit mars shënon kalimin në orën verore, një moment kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara. Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të 29 marsit, kur ora kalon menjëherë në 03:00. Ky ndryshim, sjell edhe zgjatjen e orëve me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak orë në errësirë. Ky rregull, është në fuqi në të gjithë Evropën që prej vitit 1981, ku është vendosur që akrepat të lëvizin 60 minuta përpara në pranverë dhe të kthehen një orë pas në…
Author: Jeta almakos
“Sot, Komuna e Çairit ka dhënë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër. Ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm. Fokusi ynë mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës për të gjithë, kështu duke ndërtuar institucione funksionale dhe një administrate të konsoliduar. Vazhdojmë…”
Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi për A2 CNN. Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot, Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave. Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova përmes një fjalimi hyrës hapi sot panel diskutimin e studentëve demokratë evropianë (EDS), pjesëmarrës në Universitetin dimëror EDS 2026 i cili këtë vit mbahet në Shkup. Siljanovska-Davkova vuri në dukje krizën e demokracisë në botë dhe Evropë, si dhe deficitin demokratik të BE-së, kërcënimet serioze të sigurisë, si dhe paqëndrueshmërinë e përjashtimit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor nga anëtarësimi në BE. Sipas saj, kërkesat e fqinjëve me të cilat përballemi me dekada devijojnë nga kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së. Ajo kujtoi “po”-në e dhjetë nga…
Si kryetar i qeverisë, jam i kënaqur që ka më shumë investime, që shteti ecën përpara dhe është e logjikshme që opozita të kritikojë. Rezultatet do t’i shohim në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me akuzat e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe në takimin e sotëm me gazetarët. “Është e logjikshme, ai është opozitë. Ai mendon se nëse kritikon, nëse ofendon, do të tërheqë vëmendje, është e rëndësishme që ne të bëjmë punën tonë, ja investime të tilla që shteti të ecë përpara, të numërohen investimet sa më shumë,…
Drejtori Gjeneral i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E, e cila u mbajt në Bruksel, ku janë diskutuar çështjet kyçe për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik në nivel evropian. Sipas njoftimit të tij, në fokus të diskutimeve ka qenë “Grids Package”, roli i ENTSO-E në tregun e energjisë elektrike, si dhe prioritetet e ardhshme dhe masat për forcimin e sigurisë së sistemit energjetik. Gjatë takimit është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e investimeve në infrastrukturën e transmetimit, si elemente kyçe për një sistem më të qëndrueshëm dhe të sigurt. Latifi…
Një rast vjedhjeje është denoncuar më 26 mars 2026 rreth orës 15:30 në Departamentin Policor të Tearcës, ku sipas informacioneve, gjatë intervalit kohor nga ora 12:00 deri në 15:00 është kryer një vjedhje në xhaminë e fshatit Sllatinë, në Tetovë. Sipas njoftimit, persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe, duke përdorur forcë dhe mjete të forta, kanë hapur arkën e kontributeve vullnetare, nga e cila kanë marrë para. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Përmes masës “Fingerprint”, që është në fazë testuese Ministria e Shëndetësisë do të kontollojë punën e punonjësve shëndetësorë me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të detyrës dhe për të siguruar punë më efikase dhe më transparente. Këtë njoftim e dha vet ministri Azir Aliu i cili tha se masa “fingerprint” do të shërbejë për evidentim gjatë hyrje – daljeve për të gjithë të punësuarit në shëndetësi. Aliu tha se ministria disponon të dhëna të detajuara për çdo klinikë sesa të punësuar ka dhe sa prej tyre kanë keqpërdorur të drejtën e tyre dhe kanë shkelur ligjin. Shtoi se ka të dhëna…
Profesori i Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Blerant Ramadani, ka shkëlqyer në konferencën prestigjioze shkencore OSMSES në Gjermani, duke prezantuar një projekt vizionar që premton të ndryshojë të ardhmen e energjetikës. Ngjarja u organizua nga IEEE, organizata më e madhe e inxhinierëve në botë, dhe u mikprit nga Karlsruhe Institute of Technology (KIT) — një nga qendrat më të fuqishme të kërkimit teknologjik në Evropë, përcjell INA. Punimi kërkimor i Ramadanit, i titulluar “Physics-Informed Digital Twin: An Environment for the Pre-deployment Validation of LSTM for Wind Power Forecasting”, ofron një zgjidhje teknologjike të nivelit të…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur zërat se ka probleme lidhur me ndarjen e drejtorive mes ASH-së dhe BDI-së në komunën e Gostivarit, tha se sipas tij, më tepër është aspekt formal dhe se sipas informacioneve të tij nuk ka ndonjë problem. Shkollat nuk janë problem, sipas informacioneve të mia, tash as ndërmarrjet publike nuk janë problem sa e di unë. Ma merr menja se Limani dhe Xhaferi deri në fillimin e javës do ta rregullojnë këtë çështje”, deklaroi deputeti Snopçe. Ai tha se kjo nuk mund të ndikojë që të prishen…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, I pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse është më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonsturimi i ASH-së, tha se “shkrirja e Aleancës në BDI nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi”. Snopçe foli edhe për deklaratat e tij të dhëna kur ASH-ja ishte në pushtet se nëse preket interesi i shqiptarëve ata do të largohen nga Qeveria. “Kemi thënë publikisht se nëse vjen momenti të nëpërkëmbet interesi i shqiptarëve ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë”, tha Snopçe. Snopçe sa i përket deklaratave të kryeministrit Mickoski se po tenton të…
Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, duke e akuzuar për mungesë reagimi lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet. “Po të kishte qenë Arbër Ademi kaq i zëshëm për 22 vite në pushtet, herë ministër e herë deputet, e për më tepër kur bashkëpartiakët e tij kanë qenë në krye të dikasterit të drejtësisë, për besë sot nuk do të kishim nevojë të diskutonim a i japim provimet në shqip apo në maqedonisht”, deklaroi Saliu. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për përdorimin e gjuhës maqedonase në institucione,…

