Shkruan: Prof. Dr. Ferid Muhiq “E kam ndjekur shkatërrimin e Gazës për dy vite me radhë, për çdo ditë kam parë mijëra njerëz të vrarë, pafund fëmijë (a mund të ketë njeri, kaq të pandjeshëm sa të numërojë fëmijët e vrarë pa iu copëtuar zemra?), kam parë njerëz që bombardoheshin pa ndërprerje dhe për herë të parë jam përballur seriozisht me çështjen e madhështisë dhe degradimit të njeriut! Kam parë njerëz të sëmurë, të uritur e të ngrirë që endeshin pa qëllim mes rrënojave dhe kam parë se si atyre që mbetën gjallë u ndërpritej furnizimi me ujë, ushqim, energji…
Author: Jeta almakos
Autoritetet garantojnë se Autostrada Kërçovë–Ohër, do të lidhet me Strugën dhe do të përfundojë me Shqipërinë përmes Korridorit 8. Ky projekt kushton 1.3 miliardë euro, prej të cilave sipas zv.ministres së Transportit Kaltrina Zekolli, 500 milionë euro tashmë janë lëshuar për kompaninë Bechtel dhe Enka ndërsa vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë euro. Ajo shtoi se, nëse do të ketë nevojë për fonde shtesë, do të bëhet rishikim i buxhetit. “Në Korridorin 8, po punohet në të gjitha segmentet. Aktualisht për segmentin Trebenishtë – Qafëthanë, kryeministri paralajmëroi se priten përfaqësuesit e UNESCO-s që të gjendët zgjidhje. raporti…
Pesë automjete u përfshinë në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në rrugën “Lazar Liçenoski” nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Tre automjete u dogjën pjesërisht dhe dy u dogjën plotësisht. Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se zjarri është raportuar në orën 15:40 dhe se është raportuar se digjet bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara. “Me ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se janë propozuar ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë mjekëve dhe infermierëve të pensionuar të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 70-vjeçare. Këto ndryshime aktualisht janë në procedurë qeveritare. Sipas tij, vendi përballet me mungesë të theksuar të kuadrit shëndetësor, si mjekë ashtu edhe infermierë. Për këtë arsye, Ministria synon të shfrytëzojë përvojën dhe kapacitetin profesional të personelit të pensionuar. Me ndryshimet e propozuara, të gjithë mjekët dhe infermierët që paraqesin kërkesë në institucionet ku ka mungesë të stafit do të kenë mundësi të vazhdojnë punën edhe pas pensionimit. Ata do të marrin njëkohësisht…
Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe paqëndrueshmërisë në bursat botërore pas konfliktit në Lindjen e Mesme, Qeveria paralajmëron gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në dispozicion kanë mundësinë që TVSH-ja të ulet nga 5% në 0%. “Ne kemi në dispozicion mundësinë që TVSH-në nga 5% ta bëjmë 0%, për shkak se marzha që kanë si distributorët ashtu edhe shitësit, sipas nesh është nën 15%, ndërsa sipas tyre është nën 10%. Ishte shumë e rëndësishme mbledhja në fillim që patëm me të gjitha zinxhirët e marketeve,…
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me paditë e ngritura nga prokuroria publike ndaj figurave të larta të BDI-së, duke i cilësuar ato si dëshmi të një realiteti që, sipas tij, është mbajtur i fshehur për vite me radhë. Sipas Qokut, për më shumë se dy dekada, qytetarët janë mbajtur në një gjendje mjegulle politike dhe institucionale, ndërkohë që një elitë e caktuar është pasuruar në kurriz të tyre. Ai thekson se përfaqësuesit e kësaj elite kanë zgjedhur për vete shërbime private shëndetësore dhe arsimore, brenda dhe jashtë vendit,…
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Kanal 5 ka folur edhe për rastin e Haqim Ramadanit, i cili është angazhuar me punë në komunën e Çairit. Mexhiti ka thënë se Haqimi ka përvojë në sferën e pushtetit lokal, është jurist i njohur dhe se me një përvojë të tillë nuk do ta linte në rrugë. “Pas asaj betejë nuk kishte logjikë që të kthehet aty ku kryetar komune është kundërkandidati i tij. Unë Haqim Ramadanin me atë përvojë dhe si një politikan i shkëlqyeshëm, nuk do ta lë në rrugë. Atë e mora nga komuna e…
Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa thotë se Ligji i ri për Arsimin e Lartë është më shumë në shërbim të universiteteve shqiptare se sa të universiteteve në përgjithësi, pa i cenuar ato. Duke folur për korrigjimet e bëra, Musa përmend faktin që është shtuar ndikimi i studentëve në organet drejtuese të universiteteve dhe në këshillin kombëtar, që nënkupton pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. “E para është që projektet dhe publikimet shkencore që në fillim ishin të njëjta për të gjithë universitetet, tani ka ndryshuar edhe atë pikërisht në bazë të njësive akademike të cilat secili universitet i ka.…
Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual Fehmi Stafa, i cili u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij, Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”. Në momentin e arrestimit, ai kishte marrë 20 mijë euro. Stafa e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, çka ndikoi në dënim më të ulët. Ndërkohë, hetimet çuan edhe te…
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë. Mexhiti ka deklaruar se BDI po ankohet ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Igor Filkov, për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, por sipas tij, kjo është e pabazë duke pasur parasysh se pesë ministrat e fundit të Drejtësisë kanë qenë pikërisht nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nuk e kanë zgjidhur këtë problem. Mexhiti gjithashtu ka theksuar…
Krenar LLOGA Zotëria i nderuar në foto është z. Rosario Petta, kryetar i Komunës së Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Sicily, Itali. Edhe pse kanë kaluar shekuj nga koha e shpërnguljeve pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që nga viti 1600 aty është hapur shkollë ku mësohej edhe gjuha shqipe. Komuna përdor dokumente dygjuhëshe dhe tabela rrugore në shqip dhe italisht (Në Itali ka rreth 50 komuna arbëreshe, me prani historike dhe përdorim të gjuhës arbëreshe). Në Maqedoninë tonë, edhe pse jemi autoktonë dhe të vjetër sa vetë dielli e toka, për arsimim në gjuhën amtare dhe për…
Lëvizja Studentore Shqiptare ka paralajmëruar zhvillime të reja në lidhje me kërkesën për dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke lënë të kuptohet se mobilizimi i radhës mund të jetë në prag, shkruan gazeta KOHA. Në një njoftim të shkurtër, studentët bëjnë të ditur se është mbajtur një mbledhje organizative për të përcaktuar hapat e ardhshëm, ndërsa detaje konkrete pritet të publikohen në ditët në vijim. “Sot u mbajt mbledhja organizative rreth hapave të radhës. Së shpejti do të njoftohen të gjithë për veprimet që do të ndërmarrim”, thuhet në njoftimin e nxjerrë nga njëri nga udhëheqësit e…

